Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar

06 prill 2017 11:48

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, njofton kumtesa universiatre, trasnmeton Koha.net.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi profesional për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) si dhe aspekte tjera për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit, bashkëpunimi në mes të palëve rreth kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj në UKZ, vendosja e kritereve për aplikim për studentë të rinj nga Lugina në UKZ, organizimi i tryezave të përbashkëta debatuese, organizimi i konferencave të përbashkëta, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me aspektin e edukimit.

Me këtë rast rektori Bajram Kosumi tha se Universiteti “Kadri Zeka” do të ofrojë resurset e veta akademike dhe profesionale, për trajnimin e kuadrove arsimore që shërbejnë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kurse kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme , duke pasur në konsiderim mungesën shumëvjeçare të ofrimit të trajnimeve për mësimdhënësit e këtyre komunave shqiptare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme