Arbëri

Jovanoviq: Asnjë Qeveri e Serbisë nuk guxon ta njohë pavarësinë e Kosovës

Descriptive Text

Perspektiva e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian ndërthuret me çështjen e Kosovës, ka thënë ish –shefi i diplomacisë së ish- Jugosllavisë Vladislav Jovanoviq, dhe ka shtuar se asnjë qeveri e Serbisë nuk do të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai, siç raporton FoNet, ka thënë se Europa Perëndimore është faktor i rëndësishëm për Serbinë për shkak të presioneve konstante për njohjen e Kosovës.

“Duan të na dërgojnë të etshëm nëpër ujë e këtë asnjë Qeveri nuk guxon ta bëjë. Duan të na krahasojnë me Gjermaninë Lindore dhe me njohjen në Kombet e Bashkuara, ashtu që ne dhe Kosova të bëhemi përnjëherë anëtarë të BE-së, që do të thotë njohje e ndërsjellë”, ka thënë Jovanoviq.