Arbëri

Bërnabiq: “Kosova është Serbi, por na duhet kompromisi”

Smederevo, 20 qershor – Zgjidhja afatgjatë e çështjes së normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën është në interesin e Serbisë, por edhe në interes të të gjitë serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë.

Kështu citohet të ketë thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë një vizite që pati sot në qytetin serb, Smederevo. Ajo ishte e prerë se konflikti i ngrirë nuk është në interes të Serbisë, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.

Siç është shprehur ajo para gazetarëve, normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të thotë stabilitet afatgjatë dhe siguri për ata njerëz, por stabilitet edhe për rajonin.

Sipas saj vetëm Serbia është e gatshme për kompromis, por ka shtuar se nuk duhet të vendoset gjithçka nën flokulën “Kosova është Serbi”, dhe se duhet të jemi të hapur për kompromis.

Bërnabiq u shpreh qartë, “kompromis do të thotë se nuk mund të shkohet në asnjë ekstrem”.

“Kompromis, sipas saj, - do të thotë se ne duhet të braktisim mendimet tona komfore” dhe si shembull ka marrë kundërvënien qëndrimeve sipas të cilave Kosova është Serbi dhe që Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ajo është shprehur se nuk beson që Serbia ndonjëherë të njohë pavarësinë e Kosovës. Bërnabiq ka thënë se Kosova është Serbi, por konsideron se duhet të bisedohet për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve me Prishtinë.