Arbëri

Prokuroria e Tiranës kërkon 8 muaj burg për deputetët Tom Doshi e Mark Frroku

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me nga 8 muaj burg për deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku, dhe 1 vit për të arrestuarin Durim Bami.

Prokuroria i akuzon këta shtetas për “kallëzim të rremë”. Prokuroria ka pranuar në seancën e sotme ku është dhënë pretenca gjykimin e shkurtuar.

Deputeti Tom Doshi akuzoi Presidentin Ilir Meta, asokohe kryetar Kuvendi në vitin 2015 se i kishte organizuar një atentat. Durim Bami, njeriu që do kryente atentatin, ndodhet në burg.

Mësohet se tre të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar. Seanca për mbrojtjen e Tom Doshit dhe Durim Bamit pritet të zhvillohet më 4 korrik të këtij viti.