Arbëri

Katër lokacione të dyshuara për varreza masive do të vlerësohen me detektor

Dy lokacione të dyshuara për varreza me trupa të shqiptarëve në Serbi dhe dy lokacione në Kosovë pritet që në muajt e verës të vlerësohen përmes një aparature hulumtuese (detektorëve), shkruan sot Koha Ditore.

Kjo do të bëhet pasi Komisioni qeveritar për persona të zhdukur ka siguruar nga NATO-js një mjet i cili vlerëson nëse në tokë ka eshtra.

Kryetari i këtij komisioni, Prenk Gjetaj, ka thënë se në Serbi do të vlerësohen lokacionet i Jallovishtes dhe ai i Kizhevakut, ndërsa për në Kosovë, sipas tij, ende nuk kanë vendosur se cilat do të jenë 2 lokacionet që do të vlerësohen.

Për vlerësimin e lokacioneve në Serbi, Gjetaj ka bërë të ditur se është pajtuar edhe pala serbe.

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)