Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se Naser Makolli nuk kishte probleme shëndetësore, raporton KTV .
Kryetari i këtij këshilli e kishte intervistuar të ndjerin vetëm një muaj më herët dhe ai nuk ishte ankuar për ndonjë sëmundje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSe ai po vuante nga pezmatimi i zorrëve, e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Me sëmundjen e pezmatimit të zorrëve, sipas një njoftimi të kësaj ministrie, i ndjeri ishte diagnostikuar më 27 mars 2017, në Klinikën e Gastroentrologjisë të QKUK-së, ku më pas ka vazhduar trajtimi i tij.
Edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës, në orët e vona të së hënës, ka njoftuar se Naser Makolli ishte i sëmurë dhe po trajtohej, për çka, sipas këtij shërbimi, të ndjerit i është dhënë e gjithë ndihma mjekësore dhe trajtimi i nevojshëm paraprakisht dhe pas keqësimit të gjendjes.
Ndërkaq, as drejtori i Klinikës së Gastroentrologjisë e as ai i Infektives nuk kanë pranuar të flasin për këtë lloj sëmundjeje.