Arbëri

Kosova pjesë e konferencës së Brukselit për menaxhimin e kufijves

Descriptive Text

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Bejtush Gashi në Bruksel, mori pjesë në takimin e thirrur nga Komisionari për Çështje të Migrimit, Shtetësi dhe Punë të Brendshme Dimitris Avramopouls.

Në u diskutua për zhvillimet e fundit migratore, bashkëpunimin në menaxhimin e kufijve, migrimin jo të rregullt, rreziqet e sigurisë, si dhe prioritetet e strategjisë së Ballkanit Perëndimor në këto fusha nga këndvështrimi i Unionit Evropian.

Gashi theksoi se gjatë viteve të fundit, Kosova nuk është prekur drejtpërdrejtë nga kriza e refugjatëve, por megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet e tjera të shtetit kanë ndërmarrë masa në rast të ndonjë përballje me vale të mundshme të refugjatëve.

Ai konfirmoi gatishmërinë për nxitjen dhe mbështetjen e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.