Arbëri

Nis fushata “Bëhu zëri im”

Descriptive Text

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, sot në Prishtinë nis fushata “Bëhu zëri im”.

Lansimi i fushatës “Bëhu zëri im”, nis me marshin qytetar nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 12.

Kjo kampanjë është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lansimi i kampanjës organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova (MGJ).