Rreth Dino Asanajt dhe vdekjes së tij
Andrea Lorenzo Capussela Artikujt tjerė
- Pse po dështon BE-ja në Kosovë?
- Disa komente për raportin e auditimit të BE-së
- Rreth Dino Asanajt dhe vdekjes së tij
- Mandati i presidentit mund të shkurtohet
- Fundi i mbikëqyrjes?
- Mbi reagimet ndaj artikujve të mi dhe deklaratave befasuese të Feithit
- Vjedh nga të varfrit për tu dhënë të pasurve (2)
- Vjedh nga të varfrit për tu dhënë të pasurve
- Një hetim katastrofal
Nuk kam dëshmi për këtë që e them, por besoj se Dino Asanaj nuk është vetëvrarë por është vrarë, dhe se arsyet e vrasjes së tij mund të gjinden në marrëveshjet që ai bënte në emër të elitës së Kosovës
Pak ditë më parë Koha Ditore botoi një artikull në të cilin Albin Kurti numëron dhjetë arsye pse e vërteta zyrtare rreth vdekjes së Dino Asanajt nuk është kredibile. Unë pajtohem plotësisht me z. Kurti.Edhe një herë, me heshtjen e turpshme të institucioneve zyrtare, ishte z. Kurti ai që demonstroi se mbreti është lakuriq: duke drejtuar gishtin nga mungesa e besueshmërisë të së vërtetës zyrtare. Njëjtë sikur që bëri dikur Emil Zola në aferën Dreyfus.
E kam njohur Dino Asanajn mirë, sepse çdo muaj rrinim ulur bashkë në Bordin e drejtorëve të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës. Unë nuk besoj se ai ka kryer vetëvrasje: ai ishte një njeri i fuqishëm dhe optimist, dhe kishte një bijë të re. Ai nuk ishte njeri që do të merrte jetën e vet për tu ikur akuzave për korrupsion të cilat, sikur që thotë z. Kurti, nuk ishin as shokuese as të pazakonta, dhe nuk kishin të bënin me kontratat më të mëdha në të cilat Dino ka luajtur rol.
Unë nuk jam pajtuar me Dinon shumicën e kohës, dhe pothuaj vazhdimisht kam luftuar kundër tij dhe propozimeve të tij. Fuqishëm kam dyshuar në lojalitetin e tij ndaj interesit publik, dhe kam menduar se ai ka punuar kryesisht në interes të Thaçit dhe grupit të tij, dhe në interesin e vet personal. Për të qenë edhe më i drejtpërdrejtë, supozoja se nga posti i tij publik Dino ka dëmtuar qytetarët e Kosovës, në emër të elitës së saj, dhe ka kufizuar mundësitë e tyre ekonomike.
Por në Kosovë shumë njerëz të tjerë abuzojnë me funksionet e tyre publike, dhe Dino ishte i vetmi prej tyre për të cilin kisha respekt (sikur që i kam thënë në një rast edhe z. Kurti). Ai ishte i hapur, i guximshëm dhe në mënyrën e tij njeri transparent, dhe kur ishte i lirë nga barra e kënaqjes së disa interesave të koncentuara ai e përdorte inteligjencën e tij për të mirën e përbashkët. Pas tri viteve luftimi, ne u bëmë shokë: mendoj që secili prej nesh e shihte tjetrin si një kundërshtar të ashpër por disi të sinqertë. Ne thjesht jemi pajtuar rreth një kodi për duelet tona, dhe që të dy e respektuam atë. Herën e fundit që isha në Kosovë, kisha një drekë të gjatë me të, dhe ndieja se po bisedoja me një mik që ndodhi se kishte marrë rolin e armikut.
Nuk kam dëshmi për këtë që e them, por besoj se ai është vrarë, dhe se arsyet e vrasjes së tij mund të gjinden në marrëveshjet që ai bënte në emër të elitës së Kosovës.
Jam i neveritur nga mënyra me të cilën Thaçi dhe miqtë e tij të tjerë në PDK dhe Qeveri e kanë braktisur Dinon, tani që ai nuk mund ta mbrojë veten, dhe si qyqarë fshihen para gënjeshtrës për vetëvrasjen e tij. Kjo është e ligë dhe e neveritshme. Nëse këta njerëz kanë ndërgjegje, shpresoj se fantazma e Dinos do ta trazojë gjumin e tyre.
Do të doja të përfundoj me një lavd për humanitetin dhe ngrohtësinë e madhe të Dinos, si dhe për moralitetin e tij të çuditshëm e të veçantë.
(Autori, si shef i njësitit ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtare, ka qenë anëtar i Bordit të drejtorëve të Agjencisë për Privatizim të Kosovës në vitet 2008-2011)


Malesor Kelmendi13.10.2012/19:31
Tri pyetje do pyesja Zoteri Thacin
Si te te besojn ty nderkombetaret kur shqiptart qe kthehen ua ven thiken pas shines.
1.
Dino Asanaj nje nder shqiptaret me te njohur ne komunitet, me njohuri per lidhjet amerikane,per luften , per Ameriken dhe Kosoven,kujt i sherbeu dhe kujt ia nxuni udhen ky njeri?
2.
Behgjet Pacolli. Ky njeri qe ne vitet e 90ta punesoj me mijera shqiptar neper Europe e Azi, fitoj kapitalin jasht Kosoves, u kthy ne Kosove, investoi ne Kosove dhe tani doni te ia mbaroni ''vorrin''. Kujt i pengon ky njeri sot?
3. Ju nga i krijuat gjithe keta Miliona. Nuk keni krijue asgje KURR ne jeten tuaj gjere sa me berryla muart pushtetin.

zaimiri junik13.10.2012/17:57
A ka ndokund fakultet te vete ... sjeu ?

shaip13.10.2012/17:55
shum e quditshme ne qdo vent te botes njerzt e ngushum te pushtetit me ne fund likudohen per ti mshe marifetllaqet e pushtetarve edhe shum e veshtir asht te zbulohet per momentin zoti ju denoft qe merni jetra te pa fajshme per interesat e juaj qe nji dit dote pushtroheni ndaj kti populli te shum vujtur

drenica13.10.2012/11:09
Kjo qe thot ky njeri asht plotsisht e vertet,sepse ai asht ... rč,por qka ti bajsh ske se edhe para ti jan ... rČ me qindra te tjer...............

Qendrimi13.10.2012/02:50
Kjo qe e thote ky zoteri Capussela absolutisht nuk mund te jete e vertete!
Perveq drejtesise dhe hetuesise sone,ketu e kane thene fjalen e tyre edhe ekspertet nderkombetar ne kry me FBIamerikane!Eshte
me se miri per te mos paragjykuar,sidomos ata qe nuk jane te thirrur per kete ceshtje dhe aq me pak Andrea Lorenzo Capussela!?

Murtez Xhemajli12.10.2012/23:36
Nese ky zotëria qe ka shkruar kështy mendon dhe ka deshmi netë shkon ne vendin e duhur dhe te denoncon ata qe ka deshmi qe e ka ... r ate, e mosë te preodikon dhe te qpif sepse hetuesia e ka thanë fjalen e vetë tani per tani por nëse dikudh ka deshmi e nuk e denoncon atëheter edhe ai është bashkë ... ses.

petriti peje12.10.2012/22:48
Sot lexova dies artikuj per rastin Asanaj,mo
u duk shum e quditshme mbydhja e rastit ku edhe thuhej se eshte vete ... re me thi ke pas 11 te therurave.Alo ju zera te drejtesise,une dhe logjika ime nuk besone ne kete ,,variant.
Nuk dua te ta pregjykoje tani te ndjerin,por i theras
autoriteteve qe mos te na qesin hi syve,por ta rihapin rastin dhe te gjinden autoret e ... sjes.

Dangi Kaçanik12.10.2012/22:25
Pajtohem me zotrin, raste te tilla ne kriminalistik nuk ka po te analizosh lendimet e pesuara para atij vdekjeprues. Une ende nuk kam ndigjuar asnje mendim te profesorit te nderuar Vesle Latifi!







gjarperi13.10.2012/22:09
Malesor! pyetje qe hasin ne vesh te shurdhert. Hashimi eshte gjarper, por te siguroj ty malesor dhe Hashimin se dikush do e godes "gjarperin". Kur ta godes , do e godes ne koke qe ska per ta njof mamaja.