Anulimi i domosdoshëm
Flaka Surroi
As katër vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk e di në të vërtetë se sa ka popullatë, për shkak se pas 30 vjetësh, kur i kishte që të gjitha në duar për tiu shmangur dallavereve, e bëri atë që ky shtet di më së miri të bëjë -- të manipulojë e të gënjejë për një gjë kaq të rëndësishme
As me kalimin e javëve nuk po ia dal ta gjej shpjegimin logjikshëm se si u bë që Kosova, pas 30 vjetësh, të ketë më pak popullsi seç kishte atëherë, kur praktikisht ishte i vetmi vend në rajon që nuk pati shkallë rënieje të natalitetit. Nuk janë të pakët ata që do ta kujtojnë se si pas demonstratave të vitit 1981, shqiptarët akuzoheshin se po lindnin shumë fëmijë me qëllimin e ndërrimit të strukturës etnike në Kosovë. Madje, ishte shkuar aq larg saqë nga goja e Ali Shukrisë, anëtarit kosovar të Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, doli pothuajse urdhri që shqiptarët ta ndalnin shtimin natyror. Për pasojë, fundi i vitit 1981 fillimi i vitit 1982 shënuan baby-boomin shqiptar - posaçërisht në mesin e intelektualëve shqiptarë të cilët pa fjalë, por me vepra, i kishin treguar se çfarë mendonin për urdhrin e tij.
Kur më vitin 1996 përgatisnim fushatën e vaksinimit për zhdukjen e poliomielitit, vlerësohej se në Kosovë çdo vit lindin rreth 52 mijë fëmijë të gjallë. Po them vlerësohej, për shkak se shqiptarët fare pak lindnin në spitalet nën masa të dhunshme, kurse regjimi qëllimisht ishte përkujdesur që sa më pak fëmijë të regjistroheshin nëpër bashkësi lokale, ashtu që artificialisht ta zvogëlonin numrin e shqiptarëve në Kosovë. Në kohën kur filluam fushatën e vetëdijesimit, Enti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik në Prishtinë kishte në evidencë të veten 168 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç. Por, angazhimi i mrekullueshëm i shtatë mijë aktivistëve të Nënës Tereze, me regjistrimin e fëmijëve shtëpi më shtëpi, bëri që në të të përfshiheshin më shumë se 250 mijë fëmijë të kësaj moshe që vërtetonte në fakt se numri vjetor i të porsalindurve të gjallë ishte i saktë.
Në kohën e aparteidit kosovar, atëherë kur sistemin e arsimit e organizonin institucionet e Republikës së Kosovës, në mësimin fillor tetëklasor ishin përfshirë rreth 345 mijë fëmijë, apo rreth 43 mijë nxënës në secilin vit. Këtu nuk llogariteshin ata që për shkaqe psikofizike nuk mund ta vijonin mësimin, e as ata që e braktisnin shkollën në ndonjërën fazë të këtij niveli shkollor. Pra, këta ishin fëmijë shqiptarë, që na linte të supozonim se diku shtatë deri nëntë mijë fëmijë të atij brezi ishin të përkatësisë nacionale serbe, turke, boshnjake, rome e ashkalinje e të tjerë.
Me të përfunduar lufta, me kohë filloi të flitej sesi në Kosovë kishte rënë shkalla e natalitetit porse ende, në nivel të rajonit, i kishim punët shumë më mirë sesa ta zëmë Greqia, e posaçërisht Serbia, e cila ka kohë që regjistron shkallë negative të rritjes së popullsisë. Për nevojat e elaborimit të tezës se ky regjistrim është shumë i pasaktë dhe do të duhej të ishte i papranueshëm, do të mbështetem në shifrën zyrtare të fëmijëve që nisën vitin shkollor sivjet në Kosovë 36 mijë, dhe këtu nuk po e shtroj dilemën nëse ky numër i përfshin edhe fëmijët serbë në veri. Me fjalë të tjera do të llogarisim se që nga fundi i luftës, për çdo vit ka pasur rreth 35 mijë nxënës në klasën e parë, pa llogaritur fëmijët me aftësi të kufizuar apo fëmijët që për shkak të distancës dhe kushteve socio-ekonomike nuk e vijojnë mësimin e obligueshëm.
Pra, po ia nisi matematikës. Më 1981, regjistrimi i popullsisë në Kosovë kishte përcaktuar se Kosova i kishte 1,8 milionë banorë. Të supozojmë se prej vitit 1982 deri më 1998 kanë lindur për çdo vit 52 mijë fëmijë, për shtatëmbëdhjetë vjet, këta bëjnë gati 900 mijë njerëz. Të supozojmë tash se prej vitit 1999 deri më 2011 kanë lindur nga 35 mijë fëmijë në vit, që për 12 vjet bëjnë rreth 400 mijë njerëz, që së bashku me shifrën paraprake bëjnë 1,3 milionë njerëz. Kur kësaj shifre ia shtojmë edhe 1,8 milionëshin e para tridhjetë vjetësh, del shifra prej 3,1 milionë banorë.
E tash, të supozojmë se shkalla e mortalitetit në Kosovë ka qenë konstante dhe se çdo vit në Kosovë kanë vdekur 20 mijë njerëz. Del se për tridhjetë vjet kanë vdekur 600 mijë njerëz, që e sjell shifrën bazë në 2,5 milionë banorë. Të supozojmë gjithashtu se në 30 vjetët e fundit kanë emigruar 500 mijë njerëz, e hajde të themi edhe 600 mijë (se në gjak e kemi me ekzagjeru nga pak, apo jo?), prapë numri i popullsisë assesi nuk bie në 1.739.825 e këtij regjistrimi. Matematika ime po thotë që numri do të duhej të ishte 1,9 apo 2,0 milionë. Dhe ky është një kalkulim shumë i vrazhdë me shifra qëllimisht të zvogëluara te lindjet dhe, tash po del, të fryra krahasuar me atë që e thonë zyrtarët e Entit të Statistikës, të vdekjeve (sipas të cilëve numri sillet në rreth 10 mijë në vit).
Po hajde ta lëmë mënjanë kalkulimin e mësipërm dhe të dalim te lista zgjedhore e vitit 2010. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote më 2010 kanë pasur 1.630.636 persona - prej të cilëve madje 73 mijë kanë qenë votues të rinj. Nuk po e debatoj fare shifrën e fundit, ngase ka mundur të bëhej fjalë për ndonjë regjistrim të vonshëm, krahas brezit të ri që i ka mbushur 18 vjet, krahasuar me vitin paraprak kur ishin mbajtur zgjedhjet komunale. Po e shtroj një pyetje të thjeshtë si është mundur që lista e votuesve ti ketë 1,6 milionë votues mbi moshën 18 vjeçare, kurse Kosova ti ketë gjithsej 1,7 milionë banorë?
Sipas kësaj del se Kosova ka popullatë prej 100 mijë personash të moshës 0-18, që i bie se këtu do të përfshiheshin vetëm tri klasat e para të fillores në të gjithë Kosovën. Kjo gjithashtu i bie thuajse listat zgjedhore janë përpiluar nga ndërmarrjet shërbyese varrimore, ngase tash po del se aty paska më shumë njerëz të vdekur sesa të gjallë. Për nevojat e Entit të Statistikave, tash do të dalë se listat janë përplot me emra të rremë; ose janë përplot me njerëz që jetojnë në diasporë e që nuk kanë pasur të drejtë regjistrohen, por kanë të drejtë të votojnë. Tash po del se e gjithë kjo që na ndodh është një rrenë e madhe.
Pasojat e para të këtij regjistrimi që nuk do të duhej të pranohej si i vlefshëm do ti pësojë Prishtina. Sinqerisht, a po besoni se Ferizaj ka popullatë gati sa Prishtina? Unë për vete jo dhe nuk mund të pajtohem me faktin se për shkak se PDK-së i intereson ta dobësojë Prishtinën politikisht, tash unë si qytetare e saj dhe kontribuuese në buxhetin prej nga ndahen grantet për infrastrukturën e qytetit tim, mos ti gëzoj ato. E nuk do të mund ti gëzoj sepse ky regjistrim thotë se Prishtina i ka më pak se 200 mijë banorë, më pak se para lufte, kur kalkulohej se i ka pasur 250 mijë, së bashku me serbët dhe romët që kanë jetuar në të. Numri i serbëve dhe i romëve është zvogëluar drastikisht, dhe hajde të supozojmë se flasim për shifrën prej nja 30-40 mijë njerëzish. A bëhet se asnjë fëmijë nuk ka lindur në Prishtinë për 30 vjet? A bëhet se ama bash askush nuk ka ardhur të jetojë nga brendia e Kosovës në Prishtinë? A bëhet se një numër i madh njerëzish ka ikur të jetojë në fshat jashtë kësaj komune?
Njerëzit që sot dalin të arsyetojnë këtë regjistrim si të vlefshëm jetojnë në këtë Prishtinë a bëhet se janë të verbër përnjëmend, apo të verbër me detyrë që nuk e shohin: a) deri ku kanë arritur të shtrihen varrezat e qytetit; b) sa ndërtesa shumëkatëshe të banimit janë ndërtuar që nga përfundimi i luftës në Emshir nuk ka pasur asnjë, tash ka së paku dhjetë tetëkatëshe; në Dragodan nuk ka pasur asnjë, edhe atje ka së paku dhjetë tetëkatëshe; te banesat e bardha në Kodër të Diellit kanë qenë vetëm banesat e bardha e tash janë edhe të larmet edhe të kuqet, edhe çfarë të duash përtej gjashtë kateve... e në qendër apo në Pejton, të mos flasim; c) numrin e veturave që mbesin të Prishtinë për fundjavë, që vazhdojnë të jenë shumë, pavarësisht heqjes së veturave qeveritare nga qarkullimi dhe atyre që shkojnë nëpër vendbanimet e tyre origjinale; d) numrin e orëmatësve të ujit që i paraqet Ujësjellësi rajonal 100 mijë se ato të strujës munden me qenë nga dy nëpër shtëpi ku janë nda vëllaznia...
Kështu qysh e kanë paraqitur këta të regjistrimit del se nëpër këto shtëpi e banesa ja jetojnë anëtarët e shoqatave të miqve të varrmihësve; ja jeton diaspora, e na nuk po e dimë; ja jetojnë të huajt e EULEX-it që janë më shumë sesa që e dimë ne se janë, ja jetojnë të huajt ilegalë pa lejeqëndrimi në Kosovë, ama me para për të blerë banesa të mira e të rehatshme në qytet, e besa edhe shtëpi në katund.
Nuk ka kuptim që për shkak të një ndërmarrjeje keq të organizuar dhe skajshmërisht keq të ekzekutuar, Kosova të dalë me numër më të vogël banorësh sesa objektivisht ka. Nëse kjo i konvenon pushtetit për të treguar se kemi GDP më të madhe dhe eventualisht ndonjë parametër tjetër ekonomik më të favorshëm, esenca është se prezantimi i këtillë i numrave në rastin e Kosovës do të ketë efekt shumë negativ në kuptimin e strukturës së popullsisë ja pse. UNHCR-ja ende manipulon me shifrën zyrtare të veten, e si të tillë edhe zyrtare të OKB-së, se më 1999 nga Kosova janë shpërngulur 250 mijë serbë ani që edhe me regjistrimin që vetë serbët e kanë bërë më 1991, kanë konstatuar se ka më pak se 195 mijë serbë. Nëse në Kosovë vlerësohet se jetojnë rreth 90 mijë serbë, si bëhet të kenë shkuar 250 mijë, pra?
Sipas këtij regjistrimi të dështuar, del se në Kosovë (pa veriun) serbët e bëjnë 1 për qind të popullatës (nja 17 mijë), e kjo përafërsisht do të thotë se nja 30 mijë serbë nuk janë regjistruar në pjesën ku anketuesit kanë pasur qasje. E tash, planifikohet që në veri do të organizohet një regjistrim, dhe nuk do ta kemi idenë se kush do të regjistrojë e as kush do të regjistrohet aty, përderisa shqiptarët që ishin të detyruar të emigronin për shkak të represionit serb, nuk dihet se kur do të regjistrohen... ndërkohë, që përkrahësit e establishmentit serb, ashtu siç kanë gënjyer për numrin e ikurve, ashtu do të mund të gënjejnë edhe për përqindjen e popullatës të cilën e përfaqësojnë në Kosovë.
Nga ana tjetër, Prishtina e me gjasë edhe vendet e tjera që kanë dalë me më pak popullsi sesa në të vërtetë kanë, do të mbesin pa mjetet e donatorëve potencialë, ngase projektet i kanë përgatitur në bazë të vlerësimeve demografike që janë mbajtur që nga koha kur ato i kishte përcaktuar KFOR-i më 1999. Tash, një dokument zyrtar që do ti thotë donatorit gjerman se Prishtina nuk i ka 400 mijë, por më pak se 100 mijë banorë (sepse 90 mijë të tjerë do të duhej detyrimisht të shpërndaheshin nëpër 80 katundet e komunës), do të na lërë pa ujë... ujë nga po ajo fabrikë që sot nuk mund ti japë xhevap popullatës ani që ajo, sipas regjistruesve të sotëm, është dyfish më e vogël sesa ka qenë para lufte.
Për herë të parë pas 30 vjetësh patëm shansin që tu shmangemi dallavereve në një ndërmarrje kyç për Kosovën ndërmarrjen që do të duhej të tregonte se çfarë popullate ka Kosova e pavarur. Për fat të keq, edhe ky veprim përfundoi ashtu siç ky shtet di më së miri të veprojë të gënjejë e të manipulojë në një gjë shumë të rëndësishme për popullin.
Nuk ka arsye që të mbrohen rezultatet që nuk kanë logjikë. Është më mirë që ky regjistrim të anulohet, e të organizohet një tjetër, shumë më serioz dhe i cili do të na japë pasqyrën e vërtetë të Kosovës në shifra dhe fakte. Të organizohet një ku nuk do të ma shkruajnë përkatësinë fetare pa e pasur fare dhe ku nuk do të dalë se 99% e popullatës është fetare, pavarësisht konfesionit se kjo nuk ndodh madje as në shtetet tradicionalisht fetare.
Sa i harxhoni paratë në mëditjet tuaja të shtrenjta, ndajini disa për një regjistrim të mirëfilltë të cilit nuk duhet frikësuar.
flaka@koha.net


Fatmiri02.10.2012/13:16
S eshte qudi qe ka dale kesi perfundimi kure QOBATE i kan zgjedhe QOBATE ME BA REGJISTRIMIN e Popullsise se Kosoves.

DIA02.10.2012/09:04
Z. Surroi
po eshte fakt se shume njerz e kan dhen shtetsin kosovare dhe smund te regjistrohen ne Kosov, dhe e dyta pse e politizoni popullsin e kosoves, ku shumica nuk dojn te jen kosovar por ku ta dij une qfar shtetsie posedojn. Dhe nese kosovaret aq patriota jane, pse nuk kthehen ne kosov. Neve kosovarve fatkeqsisht vetem nese na kthejn me dhun ne kosov, e na detyrojn te hujt me dasht kosoven, se vet skena aq shum intersim me rrit numrin e popullsis. Me vjen mir per nje artikell te till, por jan vetem fjal boshe, se populli ja ka kthy shpinden kosoves, pra nuk ka aq shum kosovar sa ju mendoni.

kameri01.10.2012/13:53
Respekt Zonja Surroi jeni Fenomenale!

amerlla gjermani01.10.2012/11:47
Te lumte Flaka qe aktualizon nje teme shume jetike per regjistrimin.Me kete shifer del se votat e vjedhura te hajnave te PDKse kane votu 60 per qind e popullsis sepse ata po qeverisin me 80.000 vota,e sipas kesaj statistike te turpit te qeverise se turpit i bie se nese ishin 250.000 shkje te shperngulur dhe 100.000 ne kosove atehere i kemi 30 perqind te popullates shkje.Turpi rafte mbi hajnat qe na denigruan deri ne ... si.

Zana01.10.2012/09:35
Te lumte Flaka! Analize shume e mire!

Felix Peje30.09.2012/20:15
...As Vasa Cubrilovici skish dijte ma keq me e projektu rexhistrimin e popullsise ne Kosovo se Hashim Oponga me shoket kriminela. Po edhe keta te tjeret LDK, AAK e VV nuk po ja dojne forte te miren ketij vendi.

NUMRAT E VERTET30.09.2012/19:30
Kosova ne vitin 1981 ka pase 1.584.440 banore,Shqiptare 1.226.736,serbe 209.798,turq 12.513,rome 34.126,tjere 101.267,vleresimi per 1.800.000 banore eshte i vitit 1986.Prishtina ne vitin 1981 ishte me e madhe me territor,ne kuader te PR ishinFUSHE KOSOVA,OBILIQI,NOVO BRDA dhe GRAQANICA bashk me keto komuna Prishtina i ka rreth 400.000 banore,Prishtina me ligj duhet ta ket statusin e QYTETIT ku do te perfshiheshin komunat per rreth PR.Ujesjellesi eshte RAJONAL e jo KOMUNAL.Banesat e ndertuara mashtroin per numrin e popullsise sepse shume kan ble mergimtaret dhe politikanet i kan nga 78 banesa!Ne regjistrim eshte edhe nje problem qytetaret duke u frikesu nga tatimet nuk i kan deklaru pronat e paluajteshme.

Genti30.09.2012/17:57
Ky shkrim sikur edhe tjerat te shkelqyeshme me cytin te mendoj vetem per nje gje kush po u meson keto marifete kaq te sofistikuara elites sone politike, e cila krahas elites serbe jane nen nivel te popullit qe perfaqesojne. Sa per tender, haraq, mafiozlleqe e flliqetira primitive nuk kam koment, por me te vertete po me intereson keto metoda te sofistikuara kush ja u mesoi.....

mr. chicago30.09.2012/17:53
Flake, e flakerove, dhe flakareshe leksioni u dhe ketyre qeveritareve, qe asnjehere, asnjepune kolektive s'e kan me njemend. Me keta njerez, jo vetem qe vendnumrojme por edhe rreshqasim pas... eksurzioni gjigand gjoja per "lobim" ishte nje cete gomaresh te Dantes, qe sorollateshin ne Manhaten... a ka ironi me te madhe kur karvani i gomareve e ka humb rrugen dhe sa kohe s'din te kethehet ne shtepi. Dhe duan bisedime me serbet, pse??? Dhe sa me shume qe kalon koha aq me teper bindem se VV paska te drejte edhepse jane capraza..










sabri02.10.2012/13:19
qyki vlla numri i vertet e paska statistik se jo pak. mbi 1 milion serbe ne Kosove ne vitin 1981. Po njerezit e pa shkolle si ti more jaran e kan serbizu Kosoven ne vitet 80 ta. E kur eshte fjala tek banoret e Prishtines eshte fakt se Prishtina e ka humb nje pjese te teritorit te vet. Ashtu qe edhe numri i banoreve bie. Une vet isha ne Ferizaj qe te rgjistrohem pasi qe posedoj dy nenshtetesi por aty me thane hajde neser edhe pse askush nuk ishte duke pritur ne rend. Un para lufte jam kane banor i ferizajit e tash i shterpces.