ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Jemi popull refugjatësh – s’ka kush faj!

Publikuar: 28.09.2012 - 19:45

Për të fituar një jetë më të mirë në një vend të huaj shqiptarët kanë treguar se janë viktima e të përndjekur, por shpesh kanë sajuar se janë kërcënuar nga UÇK-ja, se janë homoseksualë, romë të keqtrajtuar e çka jo tjetër. Besoj se atë veprim asnjëri s’e ka bërë me dëshirë, ose për t’i bërë keq vendit të tyre, por - nga zori. E zori na ka bërë që ta kemi gati një të tretën e popullatës jashtë vendit. Çka tash?

NJË PJESË E huqur nga e gjithë zhurma e jargavitja për zbulimin e problemit më të madh të shqiptarëve – që na doli të jetë loja e futbollit Zvicër-Shqipëri (sic!) – është emërtimi i vërtetë i futbollistëve. Shumë nga futbollistët që me origjinë janë shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Shqipëria e shqiptarë nga Maqedonia, kanë një emërtim të përbashkët: refugjatë. Si Lorik Cana ashtu edhe Xherdan Shaqiri, si Alban Meha ashtu edhe Valon Behrami kanë fatin e njëjtë, të paraardhësve të tyre që për arsye të ndryshme, kryesisht politiko-ekonomike, është dashur të ikin nga vendi i tyre.

Është lehtë e kapshme për çdo njeri normal që ta kuptojë se braktisja e vendit të lindjes, vendit të trungut familjar, atdheut është ndër veprimet më të dhimbshme e traumatike në jetën e një individi. Pakkush, për të mos thënë askush, s’zgjedh për qejf të ndahet nga familja e shoqëria dhe të fillojë jetë të re fillimisht si një ilegal në një shtet e rreth të huaj, i cili natyrshëm si një alien që jeni s’do t’ ju presë fort me ngazëllim.

Ja, pra, që nëpër këtë rrugë kanë kaluar pa përjashtim edhe të gjitha familjet e futbollistëve shqiptarë me pasaporta të huaja që u ndeshën përballë njëri-tjetrit në ndeshjen Zvicër-Shqipëri.

Secili prej tyre ka një rrëfim të dhimbshëm, por fatmirësisht me happy end, nëse do të kemi parasysh suksesin që kanë arritur në fushën e gjelbër. Mirëpo, jo të gjithë janë në stad të njëjtë të integrimit e të statuseve të tyre në vendet ku kanë emigruar. Dhe për përcaktimin e tyre se a do të luajnë për përfaqësuesen e Shqipërisë, apo të Zvicrës, kanë pasur të atillë që është dashur të vendosin për arsye krejt josportive e jopatriotike. Pasi që në jetën e tyre nuk lidhet gjithçka vetëm me binomin sport dhe etni - siç e pamë të reduktohet debati naivisht këto ditë – por ka edhe zona të tjera e të hirta që në fund të fundit i prekin një numër të madh të familjeve shqiptare, e që është fati i refugjatit.

Pra, fare thjesht, pjesa e padiskutuar e këtij rrëfimi të reduktuar e të banalizuar pa nevojë (pasi që qëndrimi im i parë është se sportisti i arrirë në radhë të parë duhet të jetë profesionist, dhe si i tillë do të duhet të jetë në krye të detyrës për këdo që ka nënshkruar kontratë, meqë në të kundërtën do të nënkuptonte mashtrim) është odiseja e mundimshme e rregullimit të statusit të një familjeje me fatin e zi të refugjatit në shtetin e emigrimit.

Kaq e thjeshtë.

Kaq e dhimbshme.

Kaq reale për shumë prej nesh.



1.739.825. Ose edhe me fjalë: një milion e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e pesë. Ky është numri zyrtar i regjistrimit të popullsisë rezidente në pjesën e administruar nga Prishtina të Kosovës, pra pa veriun. Është kjo një shifër, që bashkë me të dhënat e tjera të regjistrimit, do të ndikojë në shumë planifikime të ardhshme në vend. Mirëpo, çuditërisht, kjo temë e rëndësishme - pasi që është regjistrimi i parë pak më normal i bërë në vend tash e 30 vjet - po kalon pa rëndësinë e duhur në opinion. Për më tepër, me këtë regjistrim është vërtetuar edhe fakti tjetër: se sa shumë banorë e kanë lëshuar vendin në këto 10-20 vjetët e fundit.

Ministria e Diasporës, në kalkulimet e veta, ka arritur në shifrën prej rreth një të tretës së popullatës së Kosovës si të lëvizur drejt vendeve të huaja. Pra, rreth 700-800 mijë shqiptarë të Kosovës që në një moment gjatë kësaj periudhe s’kanë pasur rrugëdalje tjetër, përveç braktisjes së atdheut dhe kërkimit të fatit në një vend tjetër.

Shumë prej tyre kanë dalë gjatë viteve të nëntëdhjeta, të tjerë gjatë luftës, e ka edhe mjaft që kanë shkuar nga vendi edhe pas arritjes së lirisë e edhe shpalljes së pavarësisë. Duke qenë në hall dhe duke pasur arsye të ndryshme që i kanë shtyrë ata që të kërkojnë fatin gjetkë, në periudha të ndryshme kohore, edhe rrëfimet e tyre për fitimin e “letrave” në vendet e migrimit kanë qenë të adaptuara sipas trendit të kohës.

Gjatë të nëntëdhjetave, thuaja të gjithë kanë qenë të përndjekur politikë nga regjimi i Beogradit. Gjatë luftës ka qenë përndjekja dhe ikja nga vrasjet dhe mizoritë. Kurse pas luftës ka filluar epoka e rrëfimeve më të çoroditura, me qëllimin e vetëm, fitimin e statusit të azilantit para organeve ligjore të shteteve të ndryshme.

Së këndejmi, p.sh. po t’u zihej besë vërtet sajimeve të azilkërkuesve nga Kosova pas lufte të dhëna para gjyqtarëve të huaj, atëherë do të mund të dilte se UÇK-ja paskësh ndjekur dhe kërcënuar më tepër qytetarët e zakonshëm shqiptarë se sa militarët serbë, se në Kosovë paskësh më tepër romë se sa shqiptarë, se paskësh më shumë homoseksualë se sa në të gjitha vendet e tjera e kështu me radhë.

Gjithsesi, se këtu nuk dua të paragjykoj ose ta akuzoj asnjërin që ka bërë një gjë të këtillë, pasi që besoj se atë veprim s’e ka bërë me dëshirë, ose për t’i bërë keq vendit të tyre, por - nga zori.

Dhe të këtilla rrëfime mund të gjejmë pa përjashtime te refugjatët nga Kosova, qofshin ata këpucëtarë ose arsimtarë, doktorë ose kamerierë, poetë ose të papunë, ose-ose sportistë.

Kemi përjetuar të zezat që kemi përjetuar dhe ato na kanë shndërruar në këtë që jemi sot.

E ne jemi, me plot kuptimin e fjalës, një popullatë refugjatësh.

Diçka që s’e kemi dashur e s’do ta donim.



MORALI I RRËFIMIT do të duhej të ishte: Tash së paku mund ta dimë se ku jemi, sa jemi dhe çfarë jemi. Shumë nga rrethanat në këto dhjetëvjetësha të fundit kanë ndryshuar, në masë të madhe për të mirë.

E tash do të varet nga vetë ne se çka do të bëjmë e ku do të jemi.

Nesër!



adriatik@kohavision.net

Twitter: @adriatikk

 

Komente (10)

ilirbardhyli30.09.2012/02:03

o ti zotni intelektuali,nuk kam vullnet te leoxj shum se nuk e kam pas prej kohe leximin shum qejf por vec titullin kur e lexova mra nder mend dicka me te thane,cato shqiptare qe kane lene vendlindjen ju klasa intelektuale jeni barre shkaktarre qe dikush sot jasht vendlindjes ka barre ... riere prej zorrit eju po mburreni nkrah atyne,por tju tham nje gja hajni vdes hajn nuk bahet njerr kurre

mezesi29.09.2012/19:51

Kisha me pyet artikullshkruesin vetem shkurtPse shqiptarët në Zvicer duhet paguar dyfish sigurmet për makina se Zvicranët dhe popujt german,latin etj.Ky nuk është vetem diskriminin por shkelje themelore e të drejtave njerzore e sa e sa pytje tjera janë.Dhe nëse gazetarë me një artikull dojnë diç të fitojnë është punë për ta,por të merresh me këto tema tejet të ndieshme duhet analizu dyndjet nga pellazgët romët,bizantinët sllavët turqit e tani të jemi në gjendje me i skjaru gjërat realisht.Shqiptari është edhe më tutje i pa deshiruar pse deri tani jeton dhe ekziston se jeton në Europen me mbi 56 sllav.

Visari29.09.2012/18:41

''Shkaku i humbjes se moralit dhe krenaris se kombit shqiptar'', shkruan ne njerin nga komentet. Une nuk besoj ne ksi vleresimesh kryekeput zi e bardh. Une kisha me e pyet artikullshkruesin. Nga na erdhi ai moral aq i fuqishem der ne vitin 1999. Kur shqipetaret rrezikuen gjdogja e shum familje u shuan pergjithmon pa lan asnji trashegimtar. A nuk eshte kjo diqka me e tmerrshme per njeriun? Kur ishim me te moralshem e kur ma te pa moralshem. Kur ishim te gjith te moralshem e kur ishim te gjith te pa moralshem?. Apo ndoshta mua ata njerez te cilt per shkaqe religjioze nuk po dojn me u dorezue sikurse te pa moralshem. Une e shpreh mendimin tim. SE NEVE SHQIPTART KURR SKEMI QEN TE GJITH AS TE MORALSHEM MIRPO AS TE GJITH TE PA MORALSHEM. me gjith pohimet e ca personave aty ktu, te cilt po insistojn me kembengulje se puna e moralit tek shqiptart ka marr fund. Derisa une njof shum njerez te moralshem, dhe thell jam i bindur se qeshtja e moralit te tyre do te vazhdoj edhe gjat. Dhe ne keto bindje te miat sdua te bej kompromis me askend, posaqerisht JO me ata te cilt gjerat i vleresojn si bardh e zi. pOR VETEM NJI PUN DUA TJUA THEM SE SOT PIOQESE JU VLERSOJN SE JE I MORALSHEM NE ASNJI INSTITUCION TE rEPUBLIKES NUK TE LAN ME I SHTI HUNDT.

patrioti me zemer te thyer29.09.2012/15:26

Te gjitha keto jane bere shkaku i humbjes se moralit dhe krenarise se kombit shqipetare e qe fajtore kryesore jane ish lideret e vendeve shqipetare qe kane qene servile apo ... te okupuesve barbare serb dhe komunisteve shqipetare,prandaj ne sot duhet te punojme shume e te jemi te bashkuar se pormomentin kemi arritur shume me mentalitetin dhe moralinh qe kemi, dhe sot lideret e sotem mund te thuhen prap se jane servile te te huajve por ndryshone krejtesishte me te kaluaren se sot KS eshte e "okopuar" nga okupues modern qe ne radhe te pare shikojne interesat e tyre por jane duke na ndihmuar edhe neve ne rimekembjen dhe sherimin nga pasojat dhe traumat te shkaktuara nga armiqet barbare. Une mendoje qe per momentin KS kurre ska pasur lider ma te mire ne perjashtim te korrupcionit qe eshte virus i te gjitha vendeve ish komuniste, dhe se te gjitha premtimet e opozites jane vetem rrena dhe shpifje se atyre ju mungone morali dhe kuadrat edhe me shume se keta te qeverise qe te bejne ndonje ndryshim me te madhe.

Alban Janova29.09.2012/14:44

I nderuar Kelmendi, Nese Ju po e ndjeni qe numri i popullsis po kalon pa rendesi, ateher Ju lutem mund te ftoni ne emisionin tuaj Rubikon mysafir, njerez kompetent per ta debatuar procesin e regjistrimit e te gjitha keto qe ti i ke trajtuar ne shkrim. Pra Ju njerzit e medies jeni ata qe duhet ta perdorni fuqin e ekranit e televizionit per keto gjera, ne te shkretet e te mjeret veq po ndegjojm qka po ndodh,

BillushaKushtrimi29.09.2012/12:26

Si gjithmone me shkrime te perkryera, Adriatik.Titulli me ktheu me shekuj prapa ndoshta me mileniume.Duke pasur parasysh qe teza te ndryshme na konsiderojn si popull qe kemi levizur vendbanimet,megjithate jemi ku jemi.Kam drojen qe kjo qe po na ndodh te mos jete pjese e strategjive e "te huajve", pra ky 'zori'nga vjen ? nga brenda a nga jasht vendit apo ne bashkpunim.Une mendoj qe eshte e planifikuar.Evropa po plaket e Kosova po rinohet Ne baz te statistikave te Eurostatit Kosova ka nr me te madhe te banorve per m2 ne Evropprandaj mos vall dojn qe kete rini ta shperngulin me 'diplomaci'? e tua mbajn gjall shtetet e te tjerve. Duhet te merren masa urgjente per parandalimin e shpernguljeve pasi qe siq po shihet pas 10 vitesh mund te jemi vetem 1 milion. Kjo nuk ju konvenon as politikanve e le me popullit.

Vezir Halili29.09.2012/03:27

Kujtoj se eshte ndere shkrimet me koncize, me nje elekuncë te lakmushme, perkitazi me kete teme qe ndaj bindjen e njejt, se prek qindra mijra mergimtar. Vertete edhe pas perfundimit te luftes Kosova vazhdon me mbetë nje "varrezë endrrash" per njerzit qe jetojne ne te, e posaqërisht per te rinjet, komentin e lexova nga nje distancë me dhjetra mijëra km. larg, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, natyrisht largimi nga vendi eshte nje ndere vendimet me te veshtira para te cilit ndodhet njeriu, para nje vendimi te tille u ndodha edhe personalisht, jo ma larg se kater muaj me pare, por sidomos ishte me i dhimshem, kur kujtoj gjithe ate mund, gjithe ate begraund qe gjate dhjetë viteve e kisha ndertuar, gjatë shkollimit te mesem, gjate studimeve themelore, gjate studimeve te shkalles se tretë, por gjithe kjo pergaditje nuk po mjaftonte per vite me radhe, per realizimin e nje vendi pune, edhe pse nje e kisha fituar pas nje vendimi te gjykates, por vendimi asnjehere nuk ishte respekyuar nga drejtorati i arsimit ne Prizren. Prandaj, kujtoj qe perveq tjerash, nje nder nxitesit e ikjessidomos te trurit, eshte edhe shpirtvogelsia, mentaliteti nepotik, provincializmi absurd brenda 10 mije km, i njerëzve qe sote kane pergjegjsine institucionale, dhe kane deklaruar se dine, dhe mundin ta bejnë Kosoven, e që kjo "bërje" fatkeqësisht ende mbetet vetem nje shpresë e jona. Personalisht, me qindra here ne diskursin publik ne Kosove, kame provuar me kontribu me ide, te cilat jam koshient se mund te mos jenë me te mirat, por megjithate kane hasur ne "vesh qe nuk degjon". Mbese me shpresen se ky shkrim i juaj, te lexohet, e te merret seriozisht. Pergzime per shkrimin...Vezir Halili nga Chicago.

Dardan Bala29.09.2012/00:32

Kah nje koh te gjat qe nje shkrim te till qe sekam lexu shkrim me vend qee osht mashum se ralitet neve shqiptarve spo na don as shteti jon e leje mo te tjeret ne jemi refugjat ku do tani edhe ne kosov jemi refugjat...

shukri shabani28.09.2012/22:15

sa e dhimbshme osht kjo histori per ne shiptart sa e sa u tretum neper rrugt e evropse per ni jet ma te mir e nermal se nuk kemi faj,a kemi faj a po jo,?

d.gaaaaaaaaaaaashi28.09.2012/19:57

Kjo nenkupton se ata qe kan ikur nuk do kthehen me, por edha sa mijra tjer jan ne pergaditje per ta lshuar Kosoven !!
Pse?
sepse qewerija e ... ve nuk interesohet se aka populli buk e krip apo vdes shkurt sja nin joooooooooooo
keshtu qe nji dit Kosova do ngel boshe.....skan faj pse migrojn njerzit

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CI kthjellėt
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell