ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Surroi: Vepro herët për krijimin e kushteve për të ardhme të përbashkët

Publikuar: 25.09.2012 - 19:57

Lufta e përgjakshme civile në Siri ka brengosur shumë udhëheqës botërorë, ka frikësuar liderët rajonalë dhe luftëtarët e dëshpëruar vendorë, duke i bërë ata të paaftë të formulojnë një strategji afatgjatë ose të kenë qëllime të qarta për shtetin. Lufta pa fitues mes Qeverisë së presidentit Bashar Al-Asad dhe opozitës së ndarë ka marrë jetën e 20 mijë njerëzve, ka shpërngulur dy milionë njerëz nga shtëpitë e tyre dhe ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në Lindjen e Mesme.



Më brengosëse është situata për shkak se luftimet kanë marrë anë sektare, duke vendosur opozitën shumicë sunite kundër minoritetit Alevi të dominuar nga Qeveria e Assadit. Shumë analistë frikësohen se situata e krijuar në Siri është duke kaluar në rrugën që kishte marrë Ballkani vite më parë, duke i shkelur rëndë të drejtat e njeriut.

Projekti në drejtësi në kohë transisioni ka kthyer vëmendjen e Veton Surroit kah konflikti sirian. Surroi njëri nga liderët dhe intelektualët më të shquar të Kosovës është drejtor i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme në Kosovë. Ish-themeluesi i mediumit KOHA, mori pjesë në negociatat për pavarësinë e Kosovës në Rambuje, ishte anëtar i Ekipit të Unitetit dhe ishte i përfshirë me ish-presidentin Rugova në rezistencën paqësore kundër nënshtrimit të Milosheviqit në vitet e hershme të luftës në Ballkan.

Duke u mbështetur në përvojën e tij në Ballkan, Surroi ka identifikuar trendët shqetësues dhe ka thënë se urgjentisht duhet të ndërmerret një veprim nga opozita siriane dhe komuniteti ndërkombëtar. Veçanërisht, ai sheh dy hapa krucialë për shpëtimin e jetëve dhe krijimin e kushteve për të ardhme të ndarë. Duke përmendur transferimin e qeverisjes nga pakica në shumicë dhe fillimin e dialogut për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve.

T’i japësh kuptim një konflikti të ngadaltë dhe të dhunshëm

Surroi konfliktin sirian e ndanë në tri faza: atë të protestave demokratike, shtypje të dhunshme dhe në luftë civile. Faza e parë, që filloi me protestat antiqeveritare në mars të vitit 2011, përbëhej nga “Njerëzit e paarmatosur duke kërkuar demokraci”.

Faza e dytë përfshinë “shtypjen e organizuar nga regjimi kundër këtyre demonstratave paqësore dhe të paarmatosura,  veprime të improvizuara nga opozita”. Surroi thotë se tani konflikti sirian ka hyrë në fazën e tretë, atë të luftës civile, e cila është ndarë në “kampe mirë të organizuara”.

“Në njërën anë Qeveria, e cila ka strukturën e saj dhe në anën tjetër kryengritësit e armatosur, të cilët janë në rrugën e një organizate dhe në të ardhmen centralizimin e komandës”, thotë ai.

Surroi kujton strategjinë e përdorur nga Qeveria që rezultoi me dhunë në Kosovë. Demonstruesit “do të radikalizohen dhe pastaj Qeveria do t`i gjuajë ata prapa. Pastaj Qeveria do të arsyetohet para botës se ata kanë qenë duke e mbrojtur veten nga terroristët”. Assad ka përdorur të njëjtën taktikë në Siri me rezultate të përgjakura.

Ai fuqishëm këshillon se nëse hyni në luftë civile, “ajo me dëshirë ose me dhunë, ngre secilin që të bëhet pjesë e njërit kamp ose tjetrit”.

Një ndarje e tillë është e pasigurt, thotë Surroi, duke shtuar se mësimet e marra nga Ballkani janë të qarta. Që të shpëtoni jetë duhet të veproni herët. Ai është i bindur se “çdo ditë që kalon, bëhet edhe më e tmerrshme për popullin sirian”.

Të dëgjosh jehonën  e Ballkanit në qytetet e Sirisë

Surroi për të vlerësuar më mirë flet më shumë për qytetet e mëdha siriane, sesa për territoret e saj në shkretëtirë. “ Pyetja më e vështirë në Siri nuk është kjo apo ajo pjesë e vendit, por qytetet, sepse ato kanë njerëz që jetojnë së bashku, kanë njerëz që janë bërë bashkë nga vise të ndryshme me martesat e tyre të përziera etj”.

Në Ballkan, qytetet e përziera, kanë qenë më të prekura nga lufta etnike, kjo është kthyer në një kaos dhe në dhunë mes fqinjëve. Nëse “ Damasku dhe Aleppo humbin në politikën e tyre identifikuese dhe në luftë, kjo mund të ketë pasojë shpërbërjen e Sirisë si shtet”. Përveç kësaj, nëse lufta civile vazhdon, gjërat do të keqësohen për popullin e Sirisë.

Surroi paralajmëron se disa nga ta “ papritur do të zgjohen në anën e gabuar të ideologjisë, të linjave etnike, të ndryshimeve fetare”. Këta njerëz, sipas tij, do të persekutohen.

Surroi, që është një shqiptar i Kosovës, argumenton disa ngjarje të tij personale si shembuj. Në vitin 1998, ai ishte duke jetuar në një ndërtesë shumetnike. Një ditë ai zbulon se fqinji i tij serb, ishte furnizuar me kallashnikov dhe armë të tjera nga ushtria serbe. Ky furnizim krijoi disa tensione dhe rriti pasigurinë në ndërtesën ku banonin. “Shqiptarët që ishin duke jetuar aty dhe unë nuk ndiheshim rehat sa herë që shkonim në banesat tona, sepse e dinim se ata njerëz janë aty me kallashnikovët e tyre”.

“Parehatia e Surroit kishte justifikim. Ai rikujton se gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s është dashur të fshihej, sepse ishte duke u ndjekur nga forcat e sigurimit të Serbisë.

Gjatë kësaj periudhe, një fqinj serb i Surroit, ka thyer apartamentin e tij, ka jetuar për një kohë dhe ka vjedhur disa gjëra personale të tij.

Ky është kolapsi i mundshëm i marrëdhënieve ndërpersonale përgjatë linjave etnike që shqetëson Surroin, i cili thotë se fillimi i hershëm i negociatave është më thelbësor. “Ka qenë përfundimisht ndryshe të negociosh në muajt shkurt dhe mars në Siri sesa që është tani. Tani është më e vështirë dhe për gjashtë muaj është përfundimisht ndryshe. Në gjashtë muaj kohë, negociatorët mund të bëjnë përpjekjet për të ndaluar etnifikimin e pjesëve të caktuara të vendit ose të ndërtohet një territor tjetër për etnitë ose për popullatën tjetër të vendit”.

Me gjithë dështimin e ndërmjetësimeve, bisedo me armikun për të shpëtuar jetë


Përderisa qëndrimet e Kofi Annanit u shfaqën herët në dialog, Surroi kritikon ashpër sjelljen e misionarëve dhe ekzekutivin e tyre. “ Të jem i sinqertë, aty kurrë nuk kishte një tentim serioz për negociata. Planet e Annanit nuk ishin serioze, sepse nuk kishin mekanizëm të fortë. Dështuan në proceset politike të cilat do të dërgonin në armëpushim. Kjo e bëri Assadin që në fillim të vepronte pa dhunë dhe përdori taktika që sipas Surroit më parë kanë qenë të përdorura nga Slobodan Milosheviqi.  “Al-Assad bëri saktësisht atë që Milosheviqi e bëri për vite, e që ishin: fillo procesin e negociatave, premto se do të bashkëpunosh me komunitetin ndërkombëtar, thyej premtimet në rastin e parë që të vjen dhe pastaj shqyrto premtimet e para”. Assadi “ ishte në dijeni se ai mund të luante me këtë lloj të negociatave në të njëjtën mënyrë si bëri Milosheviqi”, ka thënë ai.

Por Surroi, i cili negocioi drejtpërdrejt me Milosheviqin, pa mëdyshje kritikoi mosgatishmërinë e opozitës të merret me Assadin. “ Qëndrimi që të mos negociosh me Assadin ishte gabim”. Në fakt, Surroi tha se “ tani ai do të forcohet edhe më shumë”, sepse opozita do të shihet si një grup që reziston për bisedime paqësore. Ai ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me opozitën siriane nga muaji shkurt, duke ua bërë të ditur atyre rëndësinë e kuptimit të klimës aktuale ndërkombëtare. “ Askush nuk do të vijë të shpëtojë Sirinë për opozitën, dhe t’ua dhurojë atyre qeverinë”. Ai beson se strategjia më afatgjatë për opozitën siriane është të pajtohet në dialogun politik sa më shpejt që të jetë e mundur.

Duhet të angazhohesh në procesin negociator edhe nëse nuk beson në atë proces, madje edhe nëse nuk i beson fare bashkëbiseduesit. Mbi të gjitha, janë të gjitha arsyet për të mos i besuar atij, sepse ai në të vërtetë është përgjegjës për gjakun e popullit tënd. Por ti dëshiron të angazhohesh në përpjekje për të transformuar situatën dhe ti nuk ke superioritetin ushtarak për ta bërë atë. Edhe nëse e ke superioritetin ushtarak është mençuri të angazhohesh në proces, sepse e shkurton rrugën e angazhimit ushtarak dhe shpëton jetë. 

Surroi lirshëm pranon se ta fusësh Assadin në një dialog politik kuptimplotë do të jetë vështirë, por ai përmend dy ndikime të cilat mund ta ulin atë në tavolinë. Së pari, Assadi duhet të ndiejë presionin e ndërkombëtarëve për sjelljet e tij. “Ai ka nevojë të ndiejë se nëse nuk bashkëpunon, do të ketë ndëshkim”, ka thënë ai. Së dyti, ai duhet t`i shohë interesat e tij, të cilat mund të realizohen në këso procese.

Presioni i madh ndërkombëtar mund të ndihmojë në kërkesat që do të vijnë, por në mungesë të një fronti të bashkuar opozitar, tani ka më pak mundësi që të komunikosh me komunitetin ndërkombëtar. “Al-Assad, ka fytyrë dhe zë. Fytyrat e popullit sirian janë të vdekura ose duke vdekur, nuk ka ndonjë emër të qartë apo mbiemër për njerëzit të cilët do të flisnin në emër të popullit sirian”, ka thënë ai. “Vetëm nëse opozita bën bashkë njerëzit të cilët do të mund të flasin, nëse ka një platformë politike dhe të bashkëpunojë  me ndërkombëtarët”, ka shtuar ai. Surroi brengoset se Siria do të ketë humbje masive të jetës së njerëzve ngjashëm si Bosnja.

Që të ecësh përpara, risiguro minoritetet

Surroi fuqishëm beson në nevojën për të fituar shumica, që të shmangin ndëshkimin kundër ish-shtypësve të tyre dhe të dëbojnë nga qeverisja pakicën. Ai kthehet prapë në shembullin e ndërtesës së apartamentit të tij që të shpjegojë se si anëtarët e komunitetit mund të nisen me këmbë të djathtë. Kur NATO-ja çliroi Kosovën, fqinjët serbë të Surroit, e gjetën veten të kthyer në minoritetin e ri etnik dhe përdorimi i kallashnikovëve tash ishte më i paktë. Në këtë mjedis ata filluan të mbroheshin nga fqinjët shqiptarë, kur filloi vala e dëbimit të serbëve nga ana e shqiptarëve.

Megjithëse Surroi ishte abuzuar nga vandalizmi i tyre, por më shumë nga ndjekjet e shtetit serb, ai dhe fqinjët shqiptarë në ndërtesë u kanë thënë të gjithë personave të ndryshëm të armatosur që kanë shkuar për të parë nëse ka serbë, se ndërtesa e tyre nuk përbënte kërcënim. Në këtë mënyrë, shqiptarët garantuan siguri për fqinjët serbë.

Pas gjithë këtyre përvojave në Ballkan, këshilla e parë e Surroit, për gjithë komunitetin sunit në Siri është që të  qeverisin vendin pasi ata janë shumicë, kur dihet se pakica tani sundon Sirinë.

Është esenciale për zyrtarët e rinj të Qeverisë të cilët mund të kenë pozita të larta që të provojnë të mbrojnë të drejtat e minoriteteve të reja përpara se dhuna t`i zgjidhë ato, veçanërisht ‘alavitët dhe kurdët’. Derisa kjo temë është e ndjeshme, Surroi sugjeron që të fillojnë me hapa të vegjël dhe të sigurt. “Shumica duhet, për shembull të sigurojë mbrojtjen e gjuhës aramaike. Tani njerëzit do të thoshin, por, pse kjo është kaq e rëndësishme? Kush brengoset? Atje janë më shumë se 100 mijë njerëz që e flasin këtë gjuhë që askush tjetër nuk i kupton”.

Por sipas përvojës së Surroit, ky gjest kaq i vogël, mund të dërgojë mesazhe të qarta te minoriteti dhe te komuniteti ndërkombëtar, që shumica siriane është ajo që respekton dhe mbron minoritetin e saj.

Surroi përshkroi sfida të ngjashme pas çlirimit të Kosovës. “ Pas çlirimit unë isha avokat mbrojtës i të drejtave minoritare. Unë mendoja se është përgjegjësi e shumicës, që pas fitimit të luftës, ata duhej të mbronin minoritetet. Ndërsa persekutimi i tyre nuk do t`i lëndonte vetëm ata, por edhe vetë shtetin”, ka thënë ai. “ Kur ne ishim duke negociuar pavarësinë e Kosovës, unë kisha përgjegjësi për të drejtat e minoritetit në vendin tonë”.

Nga fillimi unë kërkoja të shihja se çfarë kulture e të drejtave të minoriteteve ishin këtu. Unë këshillova që gjuha rome të ishte gjuha zyrtare në komunat ku romët jetonin. Njëjtë sikurse edhe turqit”.

Surroi pranon se një detyrë e tillë duket e pamundur. “Ti je duke folur për mbrojtjen e atyre që dje të kanë shtypur. Të drejtat e minoriteteve nuk janë mjaft të pëlqyera”.

Kjo është sepse pas periudhave të gjata të dhunës, nevojitet një ndërhyrje e hershme kruciale. Ti duhet të bindësh “ pjesën më të madhe konservative të shoqërisë, që të identifikosh multikulturalizmin si interes tyre.

Mënyra që ta bësh këtë, sipas Surroi,  është të lidhësh suksesin e luftës në garantimin e të drejtave të minoriteteve. Nëse ju sot në Siri filloni të negocioni për të drejtat e minoriteteve edhe ata që nuk janë të interesuar në të drejtat e minoriteteve do ta vërejnë se kjo mund të ndihmojë në pavarësinë dhe lirinë e Sirisë.

Komuniteti ndërkombëtar dhe “ngopja me vdekjet nga dhuna”

Surroi përsërit thirrjen për veprime të hershme. “Mësimet nga Ballkani janë se me veprimet e hershme fiton transformim pozitiv, sa më shumë që shpëton jetë aq më i mirë do të jetë prosperiteti për transformim”. Përderisa Surroi nuk sugjeron një intervenim ushtarak, në fakt ai konsideron se “Kampanja magjike e bombardimeve”, është një iluzion. Ai beson se komuniteti ndërkombëtar e ka për obligim që hapësirën ajrore siriane ta ndalojë për çdo aktivitet ajror luftarak, si përgjigje ndaj regjimit sirian për “përdorimin e aeroplanëve kundër civilëve”.

Ai ka mbetur i habitur nga “pragu i kaluar i vuajtjeve njerëzore” dhe nga qëndrimi indiferent i komunitetit ndërkombëtar.

“Komuniteti ndërkombëtar, lajmet, diplomacia, Këshilli i Sigurimit, janë duke hyrë në botën e ngopjes me vdekjet nga dhuna”. Ajo që e preokupon Surroin tani është se a do të marrë populli sirian “shkallën e përkrahjes që do t’i mundësonte transformimin e shoqërisë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Tani është koha për aksion në Siri.

(Projekti për drejtësi në kohët e transicionit u ndihmon liderëve në shoqëritë e ndara që përballen me konfliktin, pajtimin dhe ndryshimet shoqërore, duke fasilituar kontaktin direkt me liderë, të cilët kanë adresuar me sukses sfida të ngjashme në vende të tjera)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°C