ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Sa rehat ishim pa dialogun

Publikuar: 14.08.2012 - 21:06

Në Kosovë ka një opsesion aq të madh rreth dialogut, saqë fitohet përshtypja se Kosova është ajo që ka interesin më të madh nga dialogu dhe se ai do të zgjidhë vërtet ndonjë nga problemet e mëdha të këtij shteti.

Kaloi pushimi i madh nga dialogu i Kosovës me Serbinë (apo mes Prishtinës dhe Beogradit siç e quajnë në BE) me lehtësimin e Brukselit. Që nga koha kur Kosova pranoi që emri i saj të shkruhet me fusnotë, dhe për çudi askush nuk e pyeti Gjykatën Kushtetuese se a ishte një gjë e tillë në përputhje apo jo me Kushtetutën, nuk ka pasur ndonjë takim të ri. Ajo që ka ndodhur është se Serbia mori statusin e kandidatit, zhvilloi zgjedhjet, formoi qeverinë e re. BE vazhdoi të zhytet edhe më thellë në krizën financiare, që ka hapur aq shumë probleme të brendshme brenda saj, saqë pakkujt i bie ndërmend ndonjë temë tjetër, e sidomos Kosova apo Serbia. E Kosova iu gëzua dhënies së udhërrëfyesit dhe formularëve për Studimin e Fizibilitetit.

Qeveria e Kosovës është dashur ta ketë shfrytëzuar këtë periudhë për ta kuptuar atë që e dinë të tjerët, se qëllimi kryesor i dialogut nuk ka qenë as liria e lëvizjes, as përmirësimi i jetës së qytetarëve, por përmes dialogut u zbatuan disa agjenda politike. Serbia fitoi më së shumti. Tash Serbisë i duhet edhe një hap, data për nisjen e negociatave të anëtarësimit, prandaj edhe është presioni i kohës për dialog. E Kosova nuk ka nevojë të bëhet presion ndaj saj për dialogun, sepse përmes kompromiseve në dialog kompensohen ngecjet në përmbushjen e standardeve të vërteta evropiane.

Dialogu është shfrytëzuar në mënyrë mjeshtërore nga Serbia për disa gjëra. Së pari, ka ngadalësuar procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, së dyti, ka siguruar që në dialog të respektohet Kushtetuta e Republikës së Serbisë, së treti, ka siguruar statusin e kandidatit për BE dhe, së katërti, është pranuar si faktor pa të cilin asnjë problem i brendshëm apo ndërkombëtar i Kosovës nuk mund të zgjidhet.

BE-ja përmes ndërmjetësimit në këtë dialog mendon se ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Madje marrëveshjet e arritura në të, ani pse nuk zbatohen, në Bruksel përdoren si dëshmi për punë të suksesshme të baroneshës Catherine Ashton dhe tërë shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së. Shpesh ndodh që kritikave ndaj përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri për mungesë të rezultateve bashkëpunëtorët e saj t’u përgjigjen duke përmendur Kosovën dhe dialogun Beograd-Prishtinë si dëshmi për sukses të madh. Kjo është edhe arsyeja pse baronesha Ashton tash mund të jetë e gatshme të ndërmjetësojë edhe personalisht ndonjë takim të kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Ivica Daçiq.

As Qeveria e Kosovës nuk ka pasur ndonjë dëm nga dialogu, pos krijimit të pakënaqësisë në opinion, por kjo pakënaqësi është menaxhuar mirë me ndihmën e ndërkombëtarëve të cilët po ndihmojnë në krijimin e iluzioneve se kinse Kosova ka fituar shumë në të. Për Qeverinë dhe presidenten e Kosovës (e cila për shkak të punës së saj lirisht mund të konsiderohet si pjesë e Qeverisë apo si një ministre e Hashim Thaçit) as kundërshtimi i të gjitha partive politike në opozitë, as qëndrimet e opinionit nuk paraqesin problem nëse ata kanë mbrojtjen ndërkombëtare. Kjo është treguar si një formulë e suksesshme, sepse është kuptuar se, pa marrë parasysh çfarë bën në Kosovë, mjafton të jesh i gatshëm për dialog dhe kompromise me Serbinë dhe do ta kesh mbështetjen ndërkombëtare. Ajo mbështetje bëhet nganjëherë aq banale saqë ndërkombëtarët ose me heshtje, ose me deklarata publike hyjnë edhe në fushata kundër mediave dhe opozitës. Dialogu ka mbajtur stabilitetin e Qeverisë në Kosovë më shumë se çfarëdo tjetër. Dialogu ka siguruar vizita ndërkombëtare për liderët kosovarë më shumë se çka do tjetër. Për asgjë më shumë sesa për kritika rreth dialogut ndërkombëtarët nuk zemërohen me mediat në Kosovë.

Në Kosovë ka një opsesion aq të madh rreth dialogut saqë fitohet përshtypja se Kosova është ajo që ka interesin më të madh nga dialogu dhe se ai do të zgjidhë vërtet ndonjë nga problemet e mëdha të këtij shteti.

Kosova me dialog ia ka lidhur këmbët vetes. Është futur në të sikur në mes të detit dhe tash duhet të notojë, ani pse nuk e di se në cilin drejtim. Tash, kur po përpilohen edhe formulimet e fundit të Studimit të Fizibilitetit, do të mbetet që pjesa politike e saj, pra rekomandimi, të vendoset në momentin e fundit. Dhe, për fat të keq, ai formulim nuk do të varet nga gatishmëria e vërtetë e Kosovës për marrëveshjen për Stabilizim - Asociim (SAA), por nga gatishmëria e Kosovës që të bëjë kompromise të reja me Beogradin, qoftë në këtë dialog, qoftë në atë politikë, i cili pritet të nisë në vjeshtë.

Ishim rehat edhe pa këtë dialog, por duket se ai është bërë tash një barrë që do ta përcjellë edhe një kohë të gjatë Kosovën, ndërsa rezultatet e tij do të vlerësohen në bazë të nevojave të atyre që i bëjnë vlerësimet.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell