Nisja për në theqafje
Flaka SurroiPlanet e strategjitë që po i përgatisin perëndimorët për veriun mund të dalin shumë të rrezikshme dhe të rezultojnë me autonomi të gjerë të veriut ku Serbia do të vazhdojë të tallet me ne, porse atëherë ligjërisht
Një nga format më simpatike të protestës dhe të tërheqjes së vëmendjes nga një problem shumë serioz që quhet diktaturë në mes të Evropës, u shënua, në formë shumë specifike, javën që po e lëmë pas. Ishte një kthim i papritur në kohën e luftës së ftohtë dhe të përjetuarit e sërishëm të aventurave të spiunëve nga të dyja anët e perdes së hekurt, kur dëgjova se nga fillimi javës, hapësirën ajrore të Bjellorusisë e kishte pushtuar një aeroplan gjysmë-sportiv. Pasi aktivistët e kryen bombardimin e zonës së mbifluturuar me rreth një mijë arinjsh kadifeje që mbanin porosi në favor të opozitës demokratike, regjimi diktatorial me seli në Minsk fillimisht i arrestoi blogerët që guxuan të fotografonin ndonjërin ari e të flisnin për ta në shkrimet e tyre në internet, e më pas e përjashtoi ambasadorin suedez nga Bjellorusia. Ah, edhe pasi Minsku zyrtar e mohoi mundësinë e ndodhjes së një gjëje të këtillë, para katër ditësh Lukashenko i shkarkoi dy zyrtarë të lartë: shefin e mbrojtjes ajrore dhe shefin e ushtrisë kufitare për shkak se nuk ia dolën ta ndalnin futjen e aeroplanit dhe shpërndarjen e porosive antiregjim.
Rasti i Bjellorusisë është shumë interesant, ngase, tashmë u tha, paraqet diktaturën më të egër që aktualisht funksionon në Evropë. Kryetari i saj është zgjedhur në postin të cilin e mban qe rrafsh 18 vjet dhe sundimi i tij karakterizohet me heshtjen me zor të çfarëdo zëri të protestës dhe me mbytjen e shprehjes së lirë. Për më tepër, është ende i vetmi shtet në Evropë që e njeh planifikimin dhe pronësinë shtetërore një sistem anakronik që nuk shkon për shtati me ekonominë aq të proklamuar të tregut. Bjellorusia njihet si shteti më së paku demokratik në Evropë dhe për pasojë BE-ja merr masa të kohëpaskohshme kundër autoriteteve të atij shteti, sikurse janë ndalimi i udhëtimit të zyrtarëve politikë e gjyqësorë, bllokimi i llogarive bankare, si dhe caktimi i kufizimeve disa kompanive që janë të afërta me kryetarin apo thënë ndryshe, që menaxhohen nga ai.
Është interesante të shihet mënyra sesi Evropa u qaset vendeve problematike në kontinent. Përderisa me shtetet e Ballkanit Jugperëndimor e luan lojën e gjatë të stabilizim-asociimit dhe të integrimit afatgjatë; me Turqinë e ka rrëfimin e zgjatur dhe kurrë të përfunduar të integrimit të shtetit me gjithë atë popullatë myslimane që do të mund ta prishte mjaft balancën (apo më mirë thënë disbalancën) fetare; kurse me ne e ka muhabetin me shtetin e pakryer, të cilin e josh dhe të cilin e mban në tetik me premtimin për liberalizimin e vizave mbase gjënë me më pak peshë e rëndësi, për shkak se udhëtimi në Evropë është luks për popullatën e stërvarfëruar kosovare.
Për më keq, duke qenë një pjesë e Evropës ajo që nuk na pranon, Kosova shndërrohet në terren shumë të përshtatshëm për eksperimente të ndryshme, madje edhe në terren shumë të përshtatshëm për të ushtruar fuqinë dhe ndikimin, përkatësisht për të imponuar autoritetin politik dhe për të faktorizuar lojtarë që nuk janë gjithaq të suksesshëm në politikën botërore.
Pra, kur marr ti krahasoj Bjellorusinë me Kosovën, kështu siç e paraqesin mediumet ndërkombëtare, gjej ngjashmëri në cilësimin që ia bën Evropa sistemit politik shtetit nga ish-BRSS-ja: e quajnë thellësisht jodemokratik, për shkak se autoritetet akuzohen për kurdisjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale; akuzohen për mosfunksionimin e institucioneve demokratike dhe për mbajtjen e ekonomisë nën kontroll. Vitet e fundit të pushtetit të PDK-së kanë treguar një tendencë të pastër të vjedhjes së votave; të marrëveshjeve kundërkushtetuese për sigurimin e stabilitetit politik; të kontrollimit të parlamentit dhe madje edhe dhënies së udhëzimeve të qarta se si duhet votuar ligjet e si jo, cilat amendamente duhet kaluar e cilat jo dhe përfundimisht, kontrollimin e të gjitha aseteve ekonomike, fillimisht duke i caktuar njerëzit e partisë dhe të liderit nëpër bordet e ndërmarrjeve publike dhe te institucioni që vendos për privatizimin e pasurisë së mbetur shoqërore nga sistemi i kaluar.
Lukashenko nuk dorëzohet dhe do që ta ruajë statusin e të gjithëpushtetshmit sipas sistemit të vjetër me KGB-në e shpërndarë nëpër të gjitha poret e shoqërisë teksa ndjell frikë dhe kërcënim ndaj atyre që guxojnë të mendojnë ndryshe. Vazhdon ta bëjë me kontrollimin e armatës dhe të policisë dhe, përfundimisht, u reziston Evropës dhe SHBA-së sipas inercisë së vjetër ideologjike dhe sllave Rusia do të kujdeset për që të gjitha. Për dallim nga ai, Thaçi do që ta ruajë statusin e të gjithëpushtetshmit me SHIK-un e shpërndarë në të gjitha institucionet, duke ndjellë frikë dhe kërcënim; duke e kontrolluar policinë (nuk dimë çfarë ndikimi ka në FSK, sepse ajo është ende nën mbikëqyrjen direkte të NATO-s); por assesi nuk i reziston as Evropës e as SHBA-së, edhe kur ata dalin me propozime që nuk janë të mira dhe se mund të rrezikojnë madje edhe integritetin territorial të Kosovës. Përderisa te i pari, Evropa mund tia ndalojë udhëtimin, por jo edhe pasurimin dhe forcimin në pushtet, te i dyti, ka tendencë që ai të shndërrohet në figurën kyç për zbatimin e planeve politike të hartuara jashtë vëmendjes kosovare, duke ia përkrahur forcimin në pushtet. Dhe jo pse ky është më dituri dhe më i përgatituri për këtë funksion por për shkak se është më i shantazhueshmi për një kerr gjërash që janë sekret publik.
Për pasojë është se në javët e shkuara jemi duke dëgjuar zëra të orkestruar diplomatësh të huaj që po na tregojnë se bisedimet teknike mbaruan dhe se tash duhet tu qasemi dhe tua nisim bisedimeve politike. Bisedimeve politike që kanë të bëjnë me veriun, e për të cilat kemi folur gjatë e gjatë në gazetë, përderisa të gjithë e kanë mohuar dhe na kanë quajtur disfatistë. Tash ende mohohen negociatat, përderisa nuk nisin së zbatuari konkluzionet e arritura ndërmjet Tahirit dhe Stefanoviqit, ndërkohë që ka ekipe ekspertësh që tashmë janë duke e qëndisur hartën e re të Kosovës dhe strukturën e re të Kushtetutës së Kosovës, së cilës do tia shtrojnë edhe rrafshin e tretë të pushtetit sikur në kohën e masave të dhunshme të Milosheviqit dhe të të famshmëve okruga.
Natyrisht, meqë i gjithë ky muhabet zihet në kuzhinën në të cilën kosovarët nuk kanë qasje, pos kur duhet ngrënë, mund të ndërtohen një grumbull supozimesh se çfarë do të mund të përmbajë një propozim i këtillë, posaçërisht duke marrë parasysh insistimin e të gjithë huajve që nga shtatori a tetori, Kosova duhet të ketë qeveri stabile, koalicion të fortë vendimmarrës, konsensus politik të të gjithë aktorëve politikë, natyrisht përpos VV-së. Kjo, për shkak se insistohet që, për hir të stabilitetit politik, të shpërndahet e gjithë përgjegjësia, edhe nëse veriu i Kosovës përfundon me një status distrikti, diçka ngjashëm me atë të Bërçkos pas Dejtonit: një njësi që e administron veten, nën sovranitetin formal të Kosovës, me fuqi të plota për të vendosur në formë autonome ndoshta për arsimin, financat, shëndetësinë, politikën sociale. Do të mund të ishte një njësi me polici rajonale, që nuk ka të bëjë me atë policinë ndërtimore që aq shumë e kishin kërkuar zyrtarët komunalë të Prishtinës. Mbase do të kenë edhe përfaqësues politikë që, sipas njërit interpretim të Ahtisaarit, kanë të drejtë lidhjeje funksionale me Beogradin... madje edhe të drejtë financimi, pa pasur nevojë që paratë të shkojnë nëpërmjet buxhetit të Kosovës.
Pardje e bëmë publike se po flitet për ndërtimin e një strategjie, sipas së cilës do të ndryshohet Kushtetuta për të siguruar përfaqësim më të madh të serbëve në Kuvend, për tu siguruar se kanë besim në institucionet e Kosovës, përtej dhjetë vendeve të rezervuara nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës dhe në kushtet kur serbët madje mund të mos e bëjnë as 5 përqindëshin e popullsisë në Kosovë. Mbase vetëm duhet kujtuar se Kuvendi i Serbisë i ka 250 deputetë dhe asnjë deputet shqiptar (kësaj radhe as Riza Halimi nuk ia doli të zgjidhej) kur shqiptarët e bëjnë rreth 1 për qind të popullsisë së përgjithshme të Serbisë. Po flitet edhe për faljen e borxheve dhe obligimeve që serbet ua kanë ndërmarrjeve publike dhe administratës tatimore, në shenjë vullneti të mirë, ani që ato borxhe janë milionëshe dhe ani që pjesa më e madhe e të varfërve gjendet në pjesën tjetër të Kosovës. Dhe përfundimisht, kërkohet që në Këshillin Konsultativ për Komunitetet në kuadër të zyrës së kryetares, të ketë edhe një përfaqësues nga veriu duke e përkufizuar kështu statusin e veçantë të kësaj pjese të territorit të Kosovës.
Dhe ku jemi tash. Duket se njëfarë lloj dokumenti me një përmbajtje jo fort të këndshme për kosovarët i është paraqitur Thaçit, teksa vrapoi për në Bruksel, i ftuar nga Ashton. Nuk është gjë e rëndomtë, por pas atij takimi ka munguar konferenca për shtyp. Për pasojë është evituar çfarëdo reference që ka mundur tu bëhej hapave të ardhshëm që insistohet të ndërmerren në raport me veriun që ka mbetur çështje e pazgjidhur e Kosovës, për shkak se kosovarët nuk kanë pasur as ide e as vullnet për ta zgjidhur, në pritje që këtë ta bëjnë të huajt. Të huajt kanë qenë të painteresuar për një gjë të tillë, mbase për kalkulime politike e mbase edhe për shkak se tashmë janë lodhur prej nesh dhe prej dëshirave tona.
Nuk kalon ditë që të mos flitet për formimin e një qeverie të re, me partnerë të fortë politikë dhe me shumicë dërrmuese në Kuvend për të kaluar edhe vendime të rënda që nuk janë në interes të Kosovës dhe të sovranitetit të saj. Është natyrisht interes i të huajve që ta paqësojnë Kosovën, duke parandaluar me çdo kusht protesta masive kundër planeve për humbjen e sovranitetit mbi 25 për qind të territorit. Kjo do të kishte logjikë, po qe se këto parti politike që do ta krijonin qeverinë e re e të fuqishme me shumicë dërrmuese, vërtet do të llogarisnin në votat që i kanë sjellë në pushtet. Por rasti e do se në zgjedhje nuk ka dalë mbi gjysma e popullsisë dhe, e dyta, në mesin e atyre tridhjetë e kusur për qind që kanë dalë, një zot e di sa kanë mbaruar me vota të vjedhura.
Problem tjetër që duhet ta kenë parasysh të huajt, përderisa e ndërtojnë këtë strategji, është se kjo Qeveri, dhe cilido partner që do të mund ti bashkohej për ta forcuar pozicionin negociator karshi Serbisë nuk mund ta nxjerrin Kosovën nga humnera ekonomike në të cilën vazhdon të bjerë thellë e më thellë. Dhe jo, nuk janë këto percepcione, por janë fakte të cilat i ka paraqitur publikisht për herë të parë Banka Qendrore, e të cilat për mrekulli i ka elaboruar Lumiri në kolumnen e djeshme. Kosova ka rënie të zhvillimit ekonomik (a ka ende hapësirë për rënie, shtrohet pyetja), ka rënie të remitancave, ka rënie të investimeve të huaja (edhe ato pak që i patëm, po zhduken) dhe ka rritje të debalancës tregtare (2 miliardë importe për 200 milionë eksporte)... ani që ministri i Financave thotë se kurrë më mirë nuk i kemi pasur punët... e ani që nuk dëgjuam prononcim as nga zonja Kusari-Lila e as nga ministri Beqaj, që mbase e di se zhvillimi ekonomik nuk do të thotë vetëm shitja e PTK-së dhe falja e distribucionit të KEK-ut.
Problem tjetër do të jetë lodhja e kosovarëve me intervenimet e diplomatëve të huaj, posaçërisht pas veprimeve skandaloze të ish-ambasadorit amerikan që jo detyrimisht kanë qenë zgjidhje të mira për Kosovën. Sepse jo gjithkush i ka kuptuar ato si udhëzime e këshilla miqësore nga Amerika, por si ndërhyrje të drejtpërdrejta të një njeriu që është sjellë si zot në mesin e pushtetarëve servilë.
Intenca për ta futur Kosovën sërish në negociata për të diskutuar statusin e territorit të vet, ende pa i mbushur pesë vjet shtet është shumë e rrezikshme. Sepse në ato negociata Kosovën do ta përfaqësojnë ata që kanë dalë nga zgjedhjet e vjedhura pra që në fakt nuk e kanë legjitimitetin e popullit, pavarësisht sa thirren në këtë të shkretin kur veprojnë ashtu siç ua merr mendja. Çka është më keq, në ato negociata do të shkohet sërish pa kurrfarë përgatitjesh, në pritje që udhëzimet të vijnë nga Uashingtoni. Udhëzime që mund të jenë aq të këqija sa kishte qenë puna e fusnotës editiane, e cila nuk shkrihet me gjithë ngrohjen globale të cilën jemi duke e përjetuar këto ditë.
Kështu siç janë punët, mbase është më mirë mos me e ngucë veriun pa e ditur si ti qasemi situatës kur nga ne do të kërkohet që ti japim autonomi politike-territoriale, por me emër tjetër, një të katërtës së territorit tonë, e që Serbia të tallet me ne më vonë edhe ligjërisht, sepse ne vetë do ta kemi pranuar një marrëveshje të këtillë.
Mbase edhe ne do të duhej të organizonim një desant mbi Brukselin e edhe ne tua hidhnim plot mijëra arushash kadifeje me porosinë: Mos na merrni në qafë, ju së bashku me injorantët e shantazhueshëm!
flaka@koha.net


riki07.08.2012/06:22
Keta njerez qe jan ne qeveri sot mos u habiteni qe evropa edhe heshtja e ambasadorit dell kur ne vende te ngjarjes i pau hajnit dhe vjedhjet e votave nga PDK i ka pranu si negociator pasi i kan ne grusht per veprime ... .Lenja per te vjedhur, vrasjet politike qe te gjith i din nderkombetaret dhe eulexi dhe po deshen neser i burgosin ,por jo keta i burgosin njerezit e fort qe nuk kan karriere ... ,se me ata nuk munden qe kosoven ta lene lidhur me serbin,Kush ju duhet? Thaqi pra njerezit dhe keshilltaret e tij sot kan akuza te rrezikshme qe sot po ja ulin imazhin edhe Kosoves,as kush ne europ nuk e therret kryeministrin ton pos baronesha ashtoun ,dhe e shantazhon ose koncesione ose burgu te pret ,e kan ne dore kete dhe tere konjuktutren e tij.Me habit zoti Mustafa qe nuk del hapt kunder kesaj qeverie e cila per ti shpetuar strukturat ... kosoven eshte ne gje,ndje qe ta ketheja edhe nje here para 2000se,Pse europianet po thoin koalicion pa Vetvendosjen ,e din ata qe udheheqesin e Vetvendosjes nuk ka munde as millosheviqi ta perkul sepse te drejtat jan legjitime.Kurre me leht nuk e kemi pas qe te mbrohemi nga miqet e sebise ne europe si pershembull.Qeveria e Shqiperise me te Kosoves udheheqes te kosoves lindore ,maqedonis te lypin nje platform nese doniu veriunj edhe ne doim kosoven lindore dhe gjysmen e Maqedonis atehere kishit me e pare se si do te sjelleshin europianet.Por jo europa ka fakte qe strukturat ... kan lidhje edhe me shikun e shqiperise dhe kjo lidhje ... qe e implikon edhe shtetin shqiptare sot po e rrezikon tere kombin sidomos ndarjen e kosoves,drejtat miniumale per shqiptaret e kosoves lindore dhe ata te Maqedonise.Zonja Flaka pres nga ju qe shkrimet tuaja te jene edhe me te guximshme kunder planeve qe po pergatiten ne deme te kosoves nga kjo qeveri e kriminalizuar dhe e shantazhuar me fakte nga europianet .Se kosoven e udheheqin njerezit qe jan te njejte sikur strukturat shqiptare ne Maqedoni.E keni pare kur pushteti ne maqedoni don per te bere diqka kunder shqiptareve e permendin ligjin e lustracionit qe dmth se se nga strukturat shqiptare udheheqese po dalin do figura qe tashme jan bere publike kan qene agjnte te UDBse ,a mos ndoshta edhe ne kosove ka te tille ???? me siguri se po!.

ramadani06.08.2012/21:35
O mor patriot me zemer te thyer a e din ti qe po qe se na kish qliru vetem UCKja na po mu bo shtet komunist bile enverist se qeta qe jane sot ne qeveriPDKistatkrejt kan qene marksista leninista e enverista, por fati i popullit tone qe qlirimit te kosoves 80 duhet te falenderohemi amerikaneve e qe sot po gezojm njifar demokracie por prap i kena si penges keta hajna enverista qe luajn rolin e demokrateve.

Faiku06.08.2012/21:23
Të lumtë, je vajzë dhe motër e diplomatit.....i ke thënë të gjitha...

n.n.06.08.2012/20:37
Ku po i gjënë këta tituj z.Flaka që të kallin flakë.

patrioti me zemer te thyer06.08.2012/19:21
Nacionalizmi i tepert serbine e ka qu 30 vjet mbrapa ... shi vendeve te evropes juglindore,kjo si rezultat qe ata u ngriten kunder vendeve te perendimit dhe USA,vendet arabe u kthyen ne kohen e gurit vlla vrasje qe nuk do i shihet fundi,e ne sot ti kundershtojm keto vende do e kishim merituar edhe ma zi se eshte perendimi se bashku me USA qe na kthyen lirine dhe po na ndertojne shtetin duke shpenzuar bilionat,por duke pare percarjen qe po krijone kjo opozita e shpifur me mediat e shitura ata kane filluar te ftohen nga ne se ne vend qe te bashkohemi te gjithe jane bashkuar kundra zotit Thaqi dhe mundohen te dalin edhe ma trima,askushe spo ju ndal te shkoni dhe luftoni ne veri,qeverin e pati edhe ldk dhe aak por as nuk kane ditur se ku egzistonte ajo pjes se kurre skane qene atje dhe as nje leke skan investuar,w jane ende kalamaj dhe mendojne se vendi clirohet me gure dhe rrugeve,ne qe luftuam dhe japum cdo gje per kete vend keme besim te Thaqi dhe USA e sbesojm ne komunista te ish yug.

Hana06.08.2012/13:41
Esht Koha e nji DEMOSTRATE te MADHE, SOD O KURR.

llulla06.08.2012/11:24
Flaka te lumte per shkrimin shume te qelluar qe fatkeqsisht ske se kujt te ja paraqitish se ky popull eshe i pergjumur dhe nuk ka te ngritur.
Kete garnitur te lidershipit ishte dashur ti ndjekim me kacija nga pushteti.Keta jane fatkeqsije e ketj gjysemshteti.Turp u qofte po qe na muaren ne qafe.

RealistiKS06.08.2012/09:44
Te lumte Flaka,100 jane fakte te pamohueshme, por desherimisht duhet ta pranojme se nje pjese e madh e popullsise se Kosoves jane kan sillen si delet,,,!
Edhe mundesia per ndrrimin e ketij kursi eshte shume e veshtire,,,per fatin tone te keq!

Avdiu06.08.2012/05:57
Populli i cili e duron tiranin dhe hajnin pa bëzë, nuk e meriton lirinë.Flaka me shumë pak të tjerëVVpërpiqen aq sa munden por çfar të bëhet kur PDK me KGBn e vet me vjet bën çdo gjë për me ardh deri këtu, ndërsa populli hesht po si delet para thertores.Mu për këtë perendimi bashkpunoi me ta dhe kurr nuk i zbuloi të bëmat e tyre në dëm të individve dhe të popullit.Aq më teper, përmes të AKM u ndihmuan ta tjetersojnë pronën shoqërore për asgjë dhe tani ata që nuk muarren asgjë nga ajo pronë janë bërë llumpenproletar dhe voten e vet e shesin për pak shiqer dhe pak vaj ose miell.Fundi është leht i parashikueshëm.

Lugina e Presheves06.08.2012/00:12
Shqiptaret kudo qe jetojne Shqiperi,Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Serbi JugoreLugine te Presheves jane treguar aq servil, sa qe per te mbetur ne pushtet jane te gatshem qe edhe grate e tyre tua xhveshin e servojne ne shtrat "nderkombtarve

bekimi05.08.2012/23:59
hahaha qyre more evropa qysh i din punet tona e krejt dyjas e kurgjo sbom me i parandalu nuk o ne gjendje mi than serbis boll me dallavere vet evropa i bon keto sene...evropa ...

Afrimi05.08.2012/23:41
Shkrim shume i qelluar, shpresojme qe do te ndihmoje qe t'i Ćelen syte popullit, dhe te parandaloje shitjen e veriut.
PS. Ka nje pasaktesi ne lidhje me parlamentin e Serbise. Megjithate eshte zgjedhur 1 shqiptar. Riza Halimi eshte deputet edhe ne kete mandat.

andi05.08.2012/22:44
Paramendoni, ate qe hajnate ben per veti tash duhet prape populli me kryengritje me permiresue...keshtu idiotce na peten fut edhe ne lufte!!!

Ylli05.08.2012/21:33
Politikanet kosovare jane duke menduar se Kosoves ia dojne te miren te huajt me shume se vete ne, dhe presin qe te tjeret te merren me neve. Neve na duhet nje atdhetare i forte qe ne mos asgje tjeter, te kete guximin t'u thote JO te huajve. Besoni se atehere shume me teper do te na çmonin te gjithe. Albinit duhet t'ia japim kete shance qe t'i thote jo atyre qe dojne te luajne me pavaresine e shtetit tone.

lili 05.08.2012/21:27
sa ma shume nderkombtaret kerkojne nje qeveri te forte edhe nje koalicion stabile,aq ma shume ne duhet te kemi droje per cka na pret e cka do paguajme me kurrizin tone! ju kujtohet koha e kornizes ?...
Pra kjo eshte vetem paralajmerimi per çmimin teper te nalte,çmim qe asnje komb normal nuk do ta pranonte pa revolte....
prandaj kane nevoje shume per koalicion"te forte" apo te forteve?? demokraci,k e ne kete vend ku nuk vendos as populli as Parlamenti po te fortit?!

Atdheu05.08.2012/20:41
Shpellaret e politikës së pas luftës në Kosovë janë të shantazhuar dhe për lekë e shesin edhe atdheun ,.Sipas media serbe thuhet se në Kosovë kemi pasur agjentë ku 99 përqind kanë qenë katunarë .Nuk është për tu habitur ,cfarë pritni prej tyre.







Driton Bakija Gjakove 07.08.2012/16:54
Te Lumte ,Flaka Surroi per shkrim te mire.