UP: Shkollë politike e Hashim Thaçit

Artikujt tjerė
- Ambicie sa për një kryeministër tjetër
- Mbi rrotacionin
- Kosova shënon javën e tolerancës
- A jemi ne me ne?
- 23 qershori: Heroik apo erotik?
- Rrugëtimi nëpër mjegull i shqiptarëve në Malësi
- Normalitet apo ekstremizëm paszgjedhor në Shqipëri
- Pse të paguajmë më shumë?
- Problemi me GDP-në e shteteve të varfra
- Funksioni? Analfabet me diplomë!
Të gjithë rektorët e pasluftës në Kosovë kanë qenë politikë, ata kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjes politike, por nuk kanë qenë politikanë.
Të gjithë rektorët e pasluftës në Kosovë kanë qenë politikë, ata kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjes politike, por nuk kanë qenë politikanë. Ky i fundit thjesht ishte një politikan i konjukturës së Thaçit. Pos mësymjeve politike nuk njihet si ndonjë studiues me renome ose autor i ndonjë libri, ose ndonjë studimi, së paku në biografinë e tij nuk shkruan diçka e tillë. Ibrahim Gashi, ish-nënkryetar i partisë së Behgjet Pacollit dhe zëvendësministër i Jashtëm në Qeverinë e Hashim Thaçit, zgjidhet rektor i Universitetit Publik! Kjo s'besohet të ndodhë as në universitetin shtetëror ULA të Venezuelës...
Halil Matoshi
Rrokullisja e turpshme drejt humnerës, si një i dehur tapë, e Universitetit Publik s'ka të ndalur.
Ky universitet, në emër të dijes dhe humanitetit, po i bë rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve kosovarë dhe po i shërben pushtetit si vegël qorre.
Me zgjedhjen e Gashit rektor përfundimisht ky universitet u bë pronë e Qeverisë së Hashim Thaçit, që e ka korruptuar dijen, mendjen, ata që dikur quheshin intelektualë, pjesën dërrmuese të tyre.
S'ka befasi. Skenari Thaçi &Co u realizua ashtu siç pritej.
Asnjë votë kundër nga nëntë në Këshillin Drejtues të Universitetit.
Frika i ka kapluar si minjtë para tërmetit, shumicën e stafit universitar...
Ata ose janë thyer me metoda torture dhe janë kthyer në krah të Qeverisë, ose janë heshtur po ashtu me metoda torture dhe kanë heshtur plotësisht.
Duke u shndërruar në butakë të parrezikshëm. Me detyrim.
Ibrahim Gashin e njoh nga bota e medieve.
Të themi burrë i mirë dhe historian modest. Në aspektin e etikës nuk është fare nën nivelin e pararendësve të tij.
Pra, zgjedhja e tij për rektor kontestohet ekskluzivisht për arsye politike.
Përderisa Gashi është një qytetar normal dhe statusi i tij civil nuk përflitet për punë të këqija, zgjedhja e tij për rektor universiteti në këtë aspekt është OK, sepse njëri nga të barabartët do të duhej zgjedhur, sipas rendit, si "kapiten" i kësaj anije që po i afrohet Icebergut...
Sipas këtyre standardeve mbrapshtake e të mjera, të cilat po aplikohen në këtë universitet, "Titanicu" kosovar i dijes mbytjen e ka të sigurt.
Po i kujt është turpi i radhës?
Për rrethanat e dijes dhe të perceptimit mbi intelektualin të shoqërisë kosovare, zgjedhja e Ibrahim Gashit është festë!
Një qytetar i pakorruptuar, luajalë ndaj shtetit dhe me një diplomë të Gracit (doktoraturë në histori).
Porse, po të mos ishte ky vend pune në shënjestrën e mësymjeve permanente të politikës (thjesht pushtetit) për ta zaptuar, zgjedhja e Gashit do të ishte korrekte, në kushte normale.
Po flasim për kushtet e supozuara, kur Gashi do të zgjidhej rektor jopolitik!?
Sado që s'e besoj!
Sidoqoftë, në një vend normal demokratik, zgjedhja e rektorit do të ishte thjesht çështje e brendshme e stafit universitar.
Mirëpo zgjedhja për rektor e një politikani, kryesisht të heshtur, e të rreshtuar ideologjikisht përkrah pushtetit aktual të Thaçit shpjegon së pari kapjen e shtetit dhe së dyti mjerimin e profesorëve dhe të stafit akademik në Universitetin Publik.
Mjerim të cilin vetë ata e kanë instaluar, qoftë nga paaftësia, nga deficite morale e profesionale, qoftë nga frika ose nga sindroma e persekutimit...
Ju betohem që këtu nuk ka lidhje politika. As nuk kemi pasur presion politik. Mund të kishte pesë-gjashtë vota, po të ishte nga politika, por është votuar unanimisht.
Kjo fjali është e Ajvaz Berishës. Prandaj: No Comment!
Fundja, siç po vënë punët këndej pari, nuk do të bëhej kiameti të zgjidhej për rektor edhe vetë Hashim Thaçi - por brenga qëndron në faktin se zgjedhja e një rektori ishte unanime, pra ai mori që të nëntë votat e "kapedanëve" të UP-së.
Por "bossi" i Këshillit Drejtues të UP-së dha edhe një deklaratë atraktive për Gashin: "E ka programin praktik"!?
Po çka është ky "PP"?
Berisha tha se për aq sa mban mend në historinë e këtij universiteti, nuk ka pasur ndonjë kandidat që është zgjedhur me unanimitet nga anëtarët e Këshillit Drejtues.
Por cila është storja e Gashit gjatë intervistimit që i paskësh fascinuar kolegët, pasi që asnjëri nuk votoi kundër?
Së pari, ndalesa që të paguhen nga UP-ja profesorët të cilët janë jashtë Kosovës.
"Gashi do t'i nxjerrë nga puna"!?
Dhe së dyti, Gashi do t'ua ngrijë mandatin profesorëve që mbajnë poste publike në Qeveri!
Me demek, rreth këtyre dy çështjeve po u thyekan shtizat për t'u zgjedhur rektor. Se me të tjerat e kanë kënaqur krejt!
Këta njerëz duan universitet praktik!? Aty, supozohet se tash e tutje do të mësohen sportet marciale, do të ushtrohet përdorimi i modelit rus të pushkës automatike "kallashnikov", prita, thyerja e eshtrave, spiunimi, përdorimi i qytetarëve me dosje kriminale për qëllime denoncimesh, shantazhesh...
Unë s'kam ide të tjera, pos këtyre, për një universitet praktik!
Profesorët janë detyruar të heshtin. Pra, janë në 'tue-bamsi' të dy veprimeve joetike!
Veprimi i parë joetik, (në këtë rast nuk po e cilësoj si krim!?) është heshtja para rrëmeteve që e kanë përfshirë Kosovën dhe shoqërinë kosovare, dhe posaçërisht UP-në;
Veprimi i dytë joetik është detyrimi!?
Nga kush dhe në çfarë rrethanash mund të detyrohet një intelektual për të ndërmarrë diçka, për të folur apo mosfolur, për të shkruar a mosshkruar, për të rezistuar apo për t'u përshtatur!? Nga kush dhe përse kanë marrë detyrim, profesorët struca të UP-së?
Ose kush, cila instancë dhe fuqi politike po ushtron presion mbi ta për t'i mësuar në detyrim!?
Nëse unanimiteti është arritur me detyrim, kjo është krim!?
Por, dikush po thotë se Këshilli Drejtues është zgjedhur pikërisht për t'i paraprirë zgjedhjes së Gashit rektor!?
Mirë boll, po kush i zgjodhi ata nëntë tipa muskulorë për ta drejtuar UP-në?
Stafi i Universitetit Publik, d.v.
Duke qenë se përditë shohin e dëgjojnë se askush nuk merr ndëshkim për asnjë krim në këtë vend, dhe se muskujt e jo truri, mujshia, egërsia dhe mizoria i ngrenë këta batakçinj në hierarkinë shoqërore (si në Perëndimin e egër) edhe profesorët pa kredo profesionale dhe morale (gjithnjë flas për shumicën elektorale, ata që zgjidhen dhe zgjedhin) kanë nisur ta kuptojnë "shkencën e evolucionit - përshtatjen".
A duhet me qeshë a me qajtë kur sheh kinse-intelektualët duke u përjargë në turrje e sipër për t'u shkrirë në "psikosomatikën e frymës së kohës" (Sloterdijk) duke votuar për "kapedanët" kapadainj, që e kanë "kapur" edhe UP-në.
Abuzim ma i pështirë dhe barrë më e rëndë para historisë nuk i ka ndodhur këtij vendi, as në epokat më të errëta të tij.
As në Kuvendin komunist të Kosovës më 1989 (kur u shkel autonomia politike e Kosovës) nuk pati unanimitet.
13 deputetë dolën kundër.
Ishte koha e jetesës së rrezikshme në Kosovë.
Zërat kundërshtues për këtë degradim janë të paktë. Pothuajse minorë. Qytetaria është dyndur në strehën e kërmillit.
KMDLNj-ja konsideron se i tërë procesi i zgjedhjes së rektorit të UP-së është i parregullt, i kurdisur, duke i vënë në pozitë të pabarabartë dhe duke i diskriminuar kandidatët e tjerë të UP-së.
Edhe lëvizja studentore "Studim, Kritikë, Veprim" ka reaguar për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës.
Krimi po vazhdon në stilin e vjetër, por me rektor të ri, thonë studentët.
E këta profesorët (trupi elektoral) do të duhej ta sqaronin publikun se si ndodhi që unanimiteti u bë ligj në UP, në vendin ku do të duhej të ligjërohej Karl Popper dhe mendimi i hapur!?
Unanimiteti është ligj në diktaturë. Unanimiteti politik. U bë ligj edhe në Universitetin e Prishtinës. E kështu dalëngadalë në UP do të hapet një kuesturë për t'i marrë njerëzit në pyetje se më kë janë dhe a kanë pa ndonjë ëndërr një natë më parë; mos kanë menduar armiqësisht për frytet e revolucionit?
Mos kanë menduar ta tallin Shefin e madh?
Mos kanë menduar, fare...!?
As në Universitetin shtetëror të Venezuelës ULA "Universidad de los Andes" nuk zgjidhet rektori me unanimitet.


arberi peje03.08.2012/14:27
Qendron qe Ibrahim Gashi vjen nga politika por kjo nuk mendoj se eshte krim.
Sa per nivelin e tij une nuk jam me AKR por mendoj se z.gashi eshte nje njeri i mire, intelektual i mire dhe njeri i sinqert qe don dhe mundet ta avancon UP. Politikanet nga ky popull kane dal pse spo u bejka ata te jene rektor? Si ju duket z.Matoshi te ju themi mos u merrni me gezetari sepse keni qene nje here kandidat ne zgjedhje???

Auron03.08.2012/14:02
Po me pelqen pershkrim real qe e ke bere per UP.
Ku jane Intelekutalet qe nuk reagojne per kete krim?!

Shpresa Gjermani03.08.2012/12:59
I nderuari z. Matoshi,
Si gjithnje, shume real ne pershkrimin e realitetit te krijuar ne Kosove. Por do te deshiroja qe sa me shpejte te lexoj ndonje artikull te juajin, ku shkruani per te arriturat, sukseset...
Por momentalisht si po zhvillohen ngjarjet do te duhet edhe shume kohe derisa ta kuptojne i madh e i vogel se keshtu nuk shkon me.

Driton Bakija Gjakove 03.08.2012/12:53
Te lumte ,Halil Matoshi per kete shkrim te mire.Analize te mire ke bere per Ibrahim Gashim qe eshte i pandershem dhe eshte bere rektore per qellime poltike kjo eshte e vertete por duhet qe te ardhmene te argumetohet se a eshte keshtu,sic thote zoetri ,Halil Matoshi apo dote ndryshjone gjerate, ne Uneverzetit e ,Prishtinese.

peja03.08.2012/12:22
Per ksi shteti cfare e ka ndertu Thaqi ti beje 12 ..shetin endertuan nderkombetaret a Thaqi e fundosi

Toni03.08.2012/12:06
z.Gashi nuk te ben nder forma qe ke zgjedhur te behesh rektor i UPse edhe sikur ti kishe performancat superiore ndaj konkurenteve tjere e qe ne realitet nuk i keni se ne te njohim per se afermi.Fjala e urte popullore thoshte se KAJTJA Lakmia E PRISH BURRIN dhe mos harro tani je fute ne valle e besa ki me kcye koxha si shume qysh i bien muzikes e nuk e di ti a je ne forme me kcye si ai pararendesi i juaj Muja qe vallen e "rugoves"se ka nale hic me muziken e drenices.Shqiptaret duhet ta mesojne historine se shume pak po e njohin per kete arsye "qeverisja e mire" ka me i instalue strukturat qeveritare,universitare historiane te deshmuar qe kane mbrojtur tema doktorature siBeteja e tenderve ne Kosove dhe sakrifikimi gjer ne vdekje per te mos rene ne duar te armiqeve.

durimi03.08.2012/11:57
Do tme vinte turp te jem student i psedudoprofesoreve,pseudoassitenteve te emnuar ne menyre te paligjeshme.

Nina03.08.2012/11:54
Per komentuesin Hawana, apo "Hajvan". Se pari po te kerkoje falje per ofese,mirepo ta them te drejten menyra e te shkruarit tend tregon se cfare niveli te arsimit ke dhe ti merre guximin ta komentosh nje Halil Matosh! Jo, me keqardhje ta them nuk ke kapacitet ti, truri yt eshte imun nga shkenca, keshtu qe e ke veshtire ta kuptosh realitetit shoqerore.Mjerre kjo Kosove e mjerre qe ka shume njerez te kalibrit tend, prandaj jemi ku jemi!
Halil, juve ju lumte! Ju uroj shendet dhe jete te gjate sa malet e Himalajeve!

Hawana03.08.2012/11:07
Matoshi nuk esht ashtu qka ti po thua mus e kundershto kryministrin H.Th. se i vetmi politikan i Kosoves THaqi e beri shtetin e Kosoves.

arti Peja03.08.2012/11:03
Halil Matoshi te lumte ..kemi nje staff Universitare te deshtuar me doktoratura Kamishiane qe thejne ligjin,por edhe me keq se ligjin jane assitente qe kan lidhje me ligjerime dhe mesimdhenie..

sana03.08.2012/07:27
Ju lumte z. Matoshi shkrim i qelluar. Turpi qofte mbi ata te cilet vazhdojne te prodhojne analfabeta dhe te paditur...

Avdiu03.08.2012/06:57
I ter artikulli përshkohet me plot saktësi, por ka mundur të përmblidhet vetëm me një fjali të prekur në të, e ajo është mungesa e krebilitetit profesional e profesorve të rinj e të vjetër.Kolegët e rektorit të posa zgjedhur kanë doktoruar në shkencat e historisë pa i parë asnjë herë dyert e arshivave në të cilën gjënden materialet historike.Burim i sigurt "shkencor" është shtypi ditor, pa distancë kohore.Vetëm konfernca e rambujes mjafton për disa doktorata.

riki03.08.2012/05:53
O zoto Matoshi te lumt qe ti se paku po guxon me fol mos te vjen qudi se deri sa te na qeverisin analfabetat dhe njerezit e sherbimeve te huaja sekretesidomos serbeve edhe universiteti do te jete i tille.Asdreni pat thene se Shqipria eshte e shqiptareve por koha e maskarenjeve.

Afrimi03.08.2012/01:36
Thuhet se qdo tatpjete e ka ni t'mir n'fund, perndryshe ma keq kurr si kemi pas punt !

Xhevdeti03.08.2012/00:58
Mire po e dime por spo kemi cte bejme,ketu ndihet vetem mungesa e Kamishit per tu privatizuar universiteti.Zgjedhja e Gashit nuk eshte e rastesishme kur dihet se Qeverise Thaqi i duhet nje ndermarrje per te prodhuar analfabet si dhe per ta mbajtur Qeverine me analfabet dhe gjysemanalfabet.Qellimi i kesaj Qeverije eshte perforcimi i nje diktature te hekurt staliniste e cila me cdo kusht e deshiron mbajtjen e pushteteit,kupolla mundohet qe me te till analfabet te dajakut ti ruaj pozicionet e veta te interesit,ketyre nuk u intereson Kosova as kombi ketyre u intereson pushteti dhe tregtia me djallin.Po keta e kane te shitur mendjen dhe zemren ... shi Kosoves,po ketyre nese u rrezikohet pushteti dhe interesi, po keta jane ne gjendje te futen edhe ne ekstrem ashtu si ne ditet e SHIKUT,po keta e morren pushtetin me dhune dhe jane ne gjendje me dhune ta mbajne vetem e vetem per ta mbajt pushtetin,tani zoter,Halil Matoshi keta injorant jane duke i okupuar institucionet kyqe te shtetit ashtu sikur regjimi i S.Millosheviqit nate kohe kur kercnoheshim ne shqiptaret,si ata te cilet nuk jane me Jugosllavi jane armiq te Serbise.Tani ne kosove eshte duke lulzuar anarkia,narkomanija,prostitucioni,papunsia e cka jo,dhe ne anen e Qeverise hajnia,pasurimi brenda nates,tregtia me djallin,por cka eshte me e keqja anarkia ,popullin keta e kane hipnotizuar,duke e mashtruar kinse ne e beme kete dhe ate,si dhe duke e betonizuar Kosoven me ndertesa marramendese me parate e taksapaguesve te Kosoves,ky eshte biznesi me profitabil i atyre qe u futen ne politike me kamishet analfabet te dal nga UP me ndihmen e Kupolles ne Qeverine e Kosoves.

Podujeva03.08.2012/00:02
Të lumtë Halil Matoshi,ke qenë dhe ke mbetë zë i arsyes.Është fatkeqsi që edhe kto shkrime Tuaja, dhe, e të paktëve që janë në valë të njëjtangase shumë njerz të ditur, jo pa arsye frigohen nga një anë e nga ana tjetër kan mbetë pa shpresë për efektet e fjalës së arsyesedhe pse janë shpirtrisht të pranueshme nga të gjithë, që ja duan të mirën edhe fëmijve të vetëpra jo vetëm vehtermbetën vetëm në nivelin e komenteve brenda hapsirave të mbyllura.Skemi faj të gjorët kohë e orve policore.
Udhëheqet e tilla arsimore, më falni politik, kanë sjellë Kosovën në një shkatrrim arsimor të tillë që këto metoda si dhënja e diplomave akademike të pamerituara si mjetin më shkatrrues të një vendi p.sh. shih titujt e politikanve tonë dhe rrethit të tyre do te kishin lakmi edhe armiqët që ta dinin me e aplikue në kohen e apartejdit.
Këtë ky popull se ka meritue.

drenicaku03.08.2012/00:00
O halilmatoshi,krejt qka ke shkru qashtu eshte,po nuk mjafton veq me vajtu,krejt keto marifete populli i din po nuk po ka qka me ba,ti nuk eshte dasht ta thumbosh ne kete shkrim vetem hashim thaqin pacollin por ku eshte akademija,ku eshte qosja,ku eshte demaqi keta eshte dasht ti pytesh perse po heshtin para skandaleve,apo ndoshta qeveria ua ka mbsh grazhdin dhe ngat zot.
Po studentet ku jan,a duhet qe nje komandant i vetshpallur te ju mbaj ligjirata ne shekullin e 21,komandant qe nuk din as emrin e vet me shkru,keta studen duhet te i ... j ndergjegjeja dhe te mos lejojn marifetet siq eshte ky i fundit me rektorin

Studenti i drejtesise02.08.2012/23:22
Vertete zhgenjyese.
Ka pasur kandidate tjere te denje per Rektor te cilet seriozisht mund te jepnin kontributin e tyre per permisimin e cilesise se studimeve ne UP.
Me vjen keq qe nuk iu dha mundesia kandidateve tjere potencial!

bekimi02.08.2012/23:19
Je i shkelqyeshem ne analizat tuaja zotri Matoshi.Mua si nje njeri ne diaspor me vjen shum keq per popullim tim se ne qfar gjendje ka ardhé.Kosovaret se meritojn ket krim ne UP.









agimi03.08.2012/16:42
Ne nji univerzitet ku dominon injoranca polltronizem ku kemi kamisha profesora Ibrahimi asht njeri i duhur ne vend te duhur