Fajtorët
Flaka SurroiNuk na kanë faj vetëm politikanët dhe të huajt se pse e jetojmë këtë jetë kaq të mjerë dhe të paperspektivë... fajet i kemi vetë, që ua lejojmë atyre që të na e dhunojnë jetën sa herë tu teket
Disa nga lexuesit e rregullt të zgafellave më pyetën për kuptimin e tri ëndrrave që i kisha përmendur javën e shkuar. E pranoj se faji ishte imi, duke besuar se e gjithë dynjaja do të duhej të dinte për deklaratën e kryeministrit të thënë vjet a parvjet, nuk po e mbaj mend më: Unë i kum pas tri andrra: çlirimin, pavarësinë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Kishte vazhduar duke thënë diçka si dy të parat i plotësova, tash veç ka mbetur kjo e treta. Dhe pas kësaj deklarate kishte premtuar se do të mbeste në pushtet edhe për së paku nja dhjetë vjet.
Por, qysh ia ka nisë dhe përderisa kungullin mbi ujë ia mbajnë miqtë ndërkombëtarë, të cilëve u nënshtrohet, druaj se do të na mbetet në pushtet edhe shumë më gjatë se një dekadë. Diçka si Putini sa herë i teket bëhet kryetar, sa herë të jetë nevoja për ta ruajtur karrigen, kryeministër, edhe gjithmonë duke e kontrolluar një Kuvend, që pas ditës së djeshme nuk mund të marrë epitet tjetër, pos Arena e turpit.
Nisma e deputetit të AKR-së, Gërbeshi, për ta shfuqizuar vendimin që favorizon SharrCemin e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Kusari-Lila (i cili ende vazhdon të jetë i paqartë për nga arsyeshmëria ekonomike), përfundoi me dy seanca, ku kuorumin nuk lejuan ta formonin deputetët e pozitës. Këso praktike demokratike besoj se nuk e ka ushtruar asnjë parlament, madje as në Bjellorusi. Pra, të vetëdijshëm që ose nuk e kontrollonin shumicën në Kuvend ose një vendim i këtillë përfundimisht dikujt aty ua prish terezinë dhe interesin, u vendos që deputetët të dilnin e të flladiteshin. Por, me siguri jo pa i marrë mëditjet.
Kuvendi mbase është ilustrimi më i mirë i Kosovës së mjerë politike. Është një konglomerat përfaqësuesish populli, të hunit e të konopit, të mbledhur falë simpative apo larjeve të borxheve të shefave të partive, apo të koalicioneve krejtësisht të pabesueshme dhe të papajtueshme për nga orientimi politik apo fatit që ua përshkruan Kushtetuta, duke ua rezervuar vendet -- e që besojnë përnjëmend se i dinë të gjitha, e që, për fat të keq, e kanë autoritetin për të marrë vendime që prekin interesat e popullit, por i ruajnë të tyret dhe ato të shefave të tyre.
Është institucion që ia ka dalë ta shpërbëjë veten në legjislacionin e kaluar për interesin e shefit të partisë më të madhe në pushtet; është Kuvend i cili me shkelje flagrante procedurash, me presione, me SMS e çka mos tjetër, zgjodhi një kryetar që u shpall kundërkushtetues; është institucion që funksionon në bazë të nënshtrimit diktatit të Qeverisë dhe të marrëveshjeve politike që synojnë të shkelin Kushtetutën, që për pasojë ka pasur votimin e gruas nga zarfi për kryetare të shtetit. Tash ky Kuvend pos që nuk merr përgjegjësi për punët që i takojnë, pos që autorizon bisedime me Serbinë të pakoordinuara ndërmjet partive politike në Kosovë, pos që nuk e mbikëqyrë Qeverinë, së cilës duhet ngrehur veshët dhe korrigjuar në veprime, tallet me gjithë një popull, për shkak se mundet. E mundet, për shkak se nuk ka kush ta dënojë për lojën e poshtër që e luan; mundet për shkak se vetë i shkruan rregullat e lojës - sipas qejfit të shefit të Qeverisë.
Por njerëzit e ulur në kolltukët e Kuvendit nga radhët e PDK-së duket se e kanë humbur marren krejt. Apo, se nuk e kanë pasur kurrë. Gjithashtu, tregojnë të mos kenë moral. Apo që kuti i moralit të tyre përshkruhet sipas veprimit të zëvendëskryeministrit të dorëhequr dhe pishmanli, Hajredin Kuçi, dorëheqja e të cilit u përkufizua nga shefi i tij si, instalimi i një standardi të munguar në Kosovë, atij moral të fjalës së dhënë. Te Kuçi, fjala u dha, por nuk u mbajt gjatë, për shkak se loja u luajt mirë dhe mbaroi. U bë zhurmë e madhe për një problem që ishte pasojë e drejtpërdrejtë e intencës së hapur të Qeverisë për ti vënë mediumet nën kontroll; u dha një dorëheqje për shkaqe parimore, ani që burimi i problemit ishte mu ministria të cilën e udhëheq i dorëhequri, ndërkohë që bëheshin plane të tjera, për shembull se si të rinisnin bisedimet me Beogradin, kinse në formë spontane dhe të pasforcuar, përderisa Kosova dërgonte porosi të qartë se ishte e gatshme ta qiste në tezgë edhe çështjen e veriut.
Përderisa Kuçi jepte intervista për mediume, Thaçi shëtitej nëpër Evropë, për të mbërritur në Dubrovnik e për tia zgjatur dorën dikujt, për të cilin thuhet se tashmë e kishte takuar edhe dy herë të tjera. Për të çuar porosi se Kosova do të flasë edhe për veriun e Kosovës, sepse kështu thonë të huajt ani që kosovarët nuk e kanë as idenë minimale si ti qasen këtij problemi, për shkak se presin se njerëzit që njihen me nofkën Big Daddy (babai i madh) tu tregojnë se edhe çfarë duhet folur dhe mbi të gjitha, kur duhet folur.
Pra, standardi i moralit që na e ka prezantuar Kuçi me shkuarjen dhe kthimin pas dy javësh është pikërisht më përshkruesi i moralit që kanë shumica e deputetëve, posaçërisht ata të koalicionit qeverisës: nuk e kanë fare, e nëse diku shfaqet krejt rastësisht një hije e tij, shkelin mbi të, sepse ai, në këtë Kosovë, nuk ka vlerë.
E kur jemi te Big Daddy, apo te Bossi i Snakeit nga Pimpsonat, nuk kam çare pa konstatuar edhe një herë se njëri nga fajtorët kryesorë se përse gjendemi në situatë të këtillë politike dhe ekonomike, është ai. Në kolumnen e tij të rregullt të martën, kolumnisti ynë E. Robelli ia numëroi një listë të gjatë gjërash që i kanë bërë shumë zarar Kosovës, e për të cilat përgjegjësinë kryesore e bart ai. Me një reagim të pabesueshëm për një diplomat me stazh të gjatë pune në atë zanat, e që i ngjet më parë një fëmije të lazdruar dhe të hidhëruar se përse ia kanë marrë lëpizën, ambasadori amerikan në Kosovë u çua dhe qiti vner kundër gjithë asaj që ia ka bërë qëndrimin në Kosovë të pakëndshëm. Ndër të tjera, pos që e quajti Robellin penë propagandistike (a qashtu diçka, me gjithë gjasë do ta ketë pasur shprehjen më poetike) të paguar për të shkruar kundër tij, iu gjuajt Kohës Ditore dhe KTV-së, duke na akuzuar se po shtireshim kur po flisnim për pavarësinë editoriale dhe lirinë e shprehjes, duke shtuar se nuk do ti besonte përmbajtjes së asnjë shkrimi opinionist që botohet në gazetë.
Leximi i kujdesshëm i asaj pjese të intervistës, i qartësoi dy gjëra: e para, se gjuha, shprehjet dhe përmbajtja e asaj që e kishte thënë (me gjithë rezervën e përkthimit mbase joadekuat), pa dyshim, vërtetuan fije për pe konstatimet e Robellit. E dyta, dhe nuk e di për çfarë arsyeje pos një diçka që do të mund ta definoja si inat, e ndërroi mendjen radikalisht për themeluesin dhe pronaren e kompanisë KOHA. Përderisa njërin e shpalli zvarranik e tjetrën gënjeshtare, do të doja të ndaja me ju atë që e kishte thënë më 2010: Surrojtë janë miq të vjetër të Shteteve të Bashkuara dhe, çështë më e rëndësishme, ata janë patriotë të vërtetë të Kosovës. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur dhe mbështetur lirinë e shprehjes qysh moti; ajo është themel i çdo demokracie. Gjuha kërcënuese që ka për qëllim të frikësojë, apo të nxisë dhunë ndaj një individi apo kundërshtari politik, është e papranueshme. Tabela e vendosur sot në rrugën Rexhep Luci, e cila sulmon Surrojtë, është një veprim qyqar dhe në kundërshtim me vlerat demokratike të një Kosove të pavarur.
Pra, përderisa ky reagim i Dellit ka pasur efekt të jashtëzakonshëm dhe ka paqësuar bile për një kohë ata që kishin zgjedhur ti qëronin hesapet me KOHA-n në këtë formë (për çka edhe i jam falënderuar me një letër në emër të neve 300 punëtorëve të KOHA-s), kjo në asnjë mënyrë nuk ka mundur të jetë shkak, e as të shërbejë si arsye që KOHA të heshtte edhe për korrupsionin e nivelit më të lartë shtetëror, e edhe për përzierjen eklatante tijën në çështjet e interesit publik të Kosovës, që pos efekteve ekonomike kanë pasur efekt kyç politik.
Për mua është vështirë e kuptueshme se si mu tret patriotizmi mu në çastin kur ia botuam SMS-të që kthenin gishtin kah burimi i pështjellimeve që ndodhën në Kuvend në ditën kur u zgjodh Pacolli kryetar i Kosovës; edhe kur e pata kritikuar tek e akuzonte Ramush Haradinajn si fajtorin kryesor për zgjedhjen e Pacollit kryetar, ngase nuk kishte pranuar të bëhej pjesë e koalicionit qeveritar, ani që ai është ende në Hagë; apo kur gazetari ynë e kishte pyetur në mos marrëveshja politike për shkurtimin e mandatit ende të panisur të Jahjagës ishte kundërkushtetuese dhe kishte thënë diçka si ju do të donit të ishte ashtu, ngase keni interesa personale; dhe përfundimisht, me faktin se e kemi kritikuar përzgjedhjen e tij për kryetare të një zyrtareje të policisë, së cilës iu deshën 15 muaj për të mësuar të komunikojë me publikun duke i përzier tri fjali e gjysmë, që patjetër do të nisin me, unë, si presidente e Kosovës.
Esenca e gjithë kësaj ishte se ne nuk hezituam ta botonim përfshirjen dhe përzierjen e drejtpërdrejtë të Dellit në zgjedhjen e kryetarit të Kosovës, që është punë që na përket neve e që është problem me të cilin ballafaqohet populli i Kosovës që mbetet këtu, e jo ambasadorët që shkojnë pas tri-katër vjetësh. Esenca është se shprehëm publikisht mospajtimin në lidhje me konceptin e tij të stabilitetit që për të pasur stabilitet në Kosovë, duhej lejuar vjedhjen e zgjedhjeve; zgjedhjen e politikanëve të pakurriz, që për një pritje në Amerikë do të jenë të gatshëm të shesin edhe nënë e babë; imponim formimi Qeverie me një koalicion edhe më të panatyrshëm seç ka qenë i kaluari; negociata teknike me Serbinë dhe pranim fusnotash që nuk i bëjnë mirë askujt pos Serbisë; miratime planesh të kota ekonomike që jo vetëm nuk sjellin rritje, por stagnim edhe më të shprehur.
Koncepti ynë i stabilitetit nënkupton reformë zgjedhore, ku do të sigurohen zgjedhje përnjëmend të lira dhe fer, me mbikëqyrje ndërkombëtare dhe pa deklarata politike që më pas përpihen në harresë; formim i një Qeverie përnjëmend me duar të pastra, e jo si ato që tash rrinë ulur përreth tavolinës së Qeverisë; burgosjen e hajnave të kalibrit të madh që na bënë më të varfër seç ishim; një sistem shëndetësor funksional e një sistem arsimor apolitik dhe cilësor; një politikë të jashtme që ka kuptim e nuk është muhabet kontratash private; një sistem ekonomik ku nuk ka evazion fiskal dhe përnjëmend ka punësim, po le të jetë ajo kryesisht në bujqësi. Dhe një diçka që politikanëve tanë ua kanë shkelur deri në themel, e që mbrohet me mish e me shpirt nga shumë njerëz në Kosovë: dinjitetin. Stabilitet në Kosovë e në rajon do të ketë, përderisa jeta jonë do të jetë e dinjitetshme.
Këtë që e jetojmë sot, është jetë e mjerë. Dhe është e mjerë për shkak se shtetin na e udhëheqin njerëz të mjerë, me ambicie tepër të theksuara personale e me kapacitet të varfër intelektual e politik, të cilët për shkak të kësaj pranojnë të shndërrohen në marioneta të të huajve që shpesh dhe pa kurrfarë problemi e kalojnë kufirin e hollë midis këshillëdhënies miqësore dhe urdhrit si duhet vepruar dhe çfarë duhet thënë.
Megjithatë, nuk do të ishte korrekte ta përfundoja këtë tekst pa e përmendur fajtorin kryesor se pse jetojmë kështu, të mjerë. Fajtori kryesor jemi ne, është populli i cili hesht përderisa i dhunohet jeta nga injorantët dhe mentorët e tyre.
flaka@koha.net


Driton Bakija Gjakove 17.07.2012/10:54
Te lumte ,Flaka Surroi per kete shkrim.

Driton Bakija Gjakove 17.07.2012/09:53
Shkrim i mire nga Ajo , Flaka Surroi. Analize te mire i bene ,Qeverise se ,Kosoves se na cuare ne mjerim socjal,koropcjoni eshte me nje nivele te larte dhe shume gjera tjera te liga.Kerkoj ndjes per fjalin duhet te jete ,Ajo dhe jo,Ai.

Falco16.07.2012/22:09
Edhe Driton Bakija qoftë për jetë e mot i falur, njësoj siç është e falur presidentja jonë e dashur dhe e paharruar Zonja Jahjaga,për të gjitha shkronjat e humbura gjatë leximeve...kryesorja le të dalim ngapak në dritë të mejdanit...ashtu siç janë të falur të gjithë gjakovarët...Flaka është prizrenase...

Driton Bakija Gjakove 16.07.2012/21:09
Te falnderoj shume Hyseni nga Gjakova.Ke te drjete une duhet ,Ajo dhe jo,Ai kurse per shenjat e pikesmit duhet permisuar.

HyseniGjakovë16.07.2012/20:51
Per shkrimet te cilat na i servon Flaka eshte e tepert te shkruhet.Por une desha te them diçka ne lidhje me komentuesit qe komentojne rregullisht ne te gjitha shkrimet e Flakes por edhe ne shkrimet tjera te portalit Koha.Po i drejtohem vetem njerit qe eshte i pranishem me komente ne çdo shkrim te KOHES. Driton Bakija aman meso te shkruash drejt dhe pa gabime se le nam o burre. Flaka eshte femer dhe nuk ben te thuash AI thote.Pastaj ke kujdes ne shenjat e pikesimit se i ke bere çorbe fare duke i perdorur vend e pavend. Mos shkruaj vetem per tu pare emri e mbiemri te komentet por kur shkruan te pakten thuaj diçka te menqur.

niku16.07.2012/14:29
Plotsisht pajtohem me shkrimet tua.Vetem nji populli i pa ngritur ban ket tortur qe ushtrohet tash 14 vjet,prandaj deri sa te vetdijsohemi kshtu e kemi, jemi fajtor shum,shum shum

pejonja16.07.2012/14:13
Z.flaka te pershendes shum per shkrimin e shkelqer qe mezi pres ti lexoi,qte them tjeter pos ,me dhimbsen studentet para fakulteteve,nxensit para shkolle,dhe femijet ne kopshte. ketu asnjeri nuk ka te aedhme, me te madhe duhet marr rrugen e mergimit si ne kohen e millosheviqet vetem ne heshtje.pos votuesit e mjer te hashim banditit.Zoti na ndihmoft dhe te vetdijsohemi.

luledukagjini16.07.2012/13:48
Shkrimet tua jan te verteta dhe te analizuara shum mir ,pajtohem plotsisht qe ne populli mbajm nji fajsi te madhe,se lejuam te na dhunojn te pa diturit,prandaj ketyre gjekpirsve duhet tu thuhet NDAL.

kimeti16.07.2012/13:33
JO VETEM QE JENI NE RRUGE TE DREJTE POR PO TI NDEGJOJME KETA NGA JASHTE NGANJEHER VERTETE BEHEMI BUDALLE MBASI KETA SHPESH PO E PERMENDIN KINSE PER TA RUJTE STABILITETIN PO DERI KUR ME KETE FAR DURIMI TE BUDALLTE KY POPULL DO TI PRANON KETO MBRAPSHTINA QE BAN QEVERIA BILE EDHE KY PAK SI MA IDALLUEM NGA TE TJERET E PDK PRA ZOTI KUCI KAM MENDUAR SE ASHT MA I EDUKUAR DHE MA I MENQUM POR QE ME SHANTAZHE TE THACIT EDHE KY E VAZHDON PERSERI PUNEN DHE I BJEN PISHMON KJO SDISKUTOHET PO ATA TJERET E QEVERISE QKA DO TE BAJNE ME KETE POPULL QE VETEM TE MAGJITE JA KAN MESYER E NJI DITE NDOSHTA GJUMI DO TI QON E DO TE THOJNE BOOLL SE U BO BOOL POR KUR DO TE VIJ AJO DITE ENDE KY POPULL DO TE DUROJ ME KETE QEVERI QE MA PARE AS LOPET NUK DO TE IU KISHIN BESUE ME I RUJTE. KIMETI

samir 16.07.2012/13:22
Jam tu mendue po te ishin sllovenet ne vendin tone a kishin mujt me ua leshue keshtu nderkombetaret e qeveritaret

Driton Bakija Gjakove16.07.2012/11:10
Shkrim i mire nga ,Flaka Surroi.Ai analizon bukere se poltika me dy fetyra e Qeverise eshte e pamoralshme dhe pa papermisushme ndaj krtikes se vetes dhe tjeret kur krtikojone.Ke te drjete ,Flaka Suroi qe ne jemi vete fajtore qe jemi ne kete situate te mjere qe kemi lejuare qeverine te beje cfare te doje pa permisuare jeten e qytetrave dhe gjendjen ekonomike te mjere ku ndodhete sot,Kosova.Flaka Suroi krtikon me te drjete ambasadorin ,Dell se nuk eshte i drjete dhe thote te paverteta ndaj gazetes ,Koha ditore dhe ,KTV dhe ndaj gazetarit ,Enver Robelli.

zeqiri16.07.2012/10:43
Situatës së tanishme i përgjigjet një fjalë e urtë popullore që unë e kam ndëgjua nga gjyshi im i cili kur verejke se diqka nuk eshte ne rregull e ka perdorur shprehjen " Ti rri, unë rri e laroji kau me laraka hy në arë e po e ha kollomoqin miserin" krahasuar me kohen e tanishme i bie, opozita rri, popullata rri e qeveritaret po i marrin shkatrrojn te gjtha qe pupulli i ka krijua.

Geldoni16.07.2012/09:03
Në parim për shumicën e mendimeve jam dakord. Do e plotësoja vetëm me një thënje të popullit tonë "shkofshë e mos u kthefshë më kurrë", pra lamtumirë ambasador Dell, mos mendoni se populli jonë nuk ka mendje dhe kujtes, ashtu sikurse din, që të i kujtojë shumë personalitete të shquara amerikane të cilët e ndihmuan popullin shqiptar kur ishte në momentet më të vështira, ashtu do ju kujtojnë edhe ju, por fatkeqësisht jo për të mirë. Dhashtë zoti që mos të kemi më përfaqësues diplomatik të tillë asnjëherë në Kosovë as nga amerika dhe as nga ndonjë shtetet tjetër cili do qoftë ai.

Avdi16.07.2012/07:01
Sikur mos te kishte ndonjë Flakë,ndonjë Albin,.. do të thosha se të gjith jemi zvarranik ndërsa sa i perket z.Dell më përkujton shprehjen e "rusëve çlirimtarja te osllobodill ja te...",Vasil Billaka dka dhe do te ket ku do.Më duhet ta permend edhe thenjen e një malaziasishkrimtar "Kush e mbeshtet ligjin mbi topuzgjurmët i kundërmojn në pa njerzi".Në se kësaj i thonë liri ajo ka të bëjë me lirin e pushtetarve me bërë çfar të donë.Nëse është populli budalla robëria është e sigurt.

Fita15.07.2012/22:14
Po po Flaka fajtore jemi vet ne Populli,çdo kush qe ka bere eksperimente me ne, ne i kemi pranuar pa rrezistence.E vetmja rrezistence e jona eshte largimi nga vendi per te kerkuar diku azil.Nje shoqeri kur shfrytezuesin e nderon kurse te ndershmit i perqmon dhe persekuton rezultatin e kemi ate qe sot po e perjetojme.

beki15.07.2012/21:58
po Flaka mire e ke se paret qe i moret nga USAIDI per Kohen Ditore te mira u doken, KTV e keni fal amerikaneve se kurr frekuencen nacionale se kishit perdor po kishit mbet diqka si RROKUMI, donacionet, privilegjet etj etj. e tash nuk me bet President kam me shantazhu... Kadal beg se ka handek...buk permbysje eshte kjo...shpejt keni me u harru...ban edhe pa KOHEN Kosova

milaim 7@hotmail.de15.07.2012/21:02
flaka krejt ashtu si ke shkruar asht po si ti ja bejm se cilen formul ta gjejm dhe ti hjekim qafesh kta njerz ne qeveri dhe kuvend qe jan te ndyt pa ... akter njerz qe na mbyten bre un i deshiroj ,Vetonit surroit . shendet dhe mos te ja ver veshin burravecave si delli se aj esht nje individ dhe nuk duhet ta ngatrrojm me shtetin amerikan edhe ne kem ksy burraveca qe na perfaqsojn po nuk jan gjith kosovaret ashtu

Falco15.07.2012/20:42
Artikulli u përmbyll në një rreth vicioz. Fajtor pse jemi të mjerë jemi ne, populli i mjerë, i cili lejueka t,i dhunohet jeta nga injorantët e popullit të mjerë. Një dalje, një dritë nga ky tunel, duhet të ekzistojë. Populli është turmë, dhe turmës nuk i lihet faji. Kokat që shquhen nga turma, duhet ta marrin përgjegjësinë, për dalje nga qorrsokaku. Ata që shohin më larg, nuk duhet të lodhen me turmënpopull, por duhet të insistojnë të vazhdojnë ta shkundin, ta zgjojnë, ta këndellin. A është lehtë ta dhunosh jetën e këtij popullisigurisht, tepër lehtë. A është vështirë ta zgjosh nga letargjia popullin tonësigurisht,kjo i ka arsyet e veta, që dihen. Në këtë kontekst, tërheqja e ORAs, apo edhe shuarja, nuk do të duhej të ndodhte,ashtu siç nuk ka ndodhur stepja nga problemet e vështirësitë me projektin e gazetës së pavarur KD. Por më pak elitizëm, e më shumë hapje ndaj popullit, do duhej...PËR HIR TË MOSDHUNIMIT TË JETËS SONË NGA KUSHDOQOFTË.Urime për shkrimin.

shrui15.07.2012/20:36
...jo Flaka jo..., populli nuk eshte fajtor?!...je e re por po ne Kosove gjykohej per Kosoven RepublikKR, dhe denohej 'ne emer te popullit', Kosova por jo vetem ajo por e tere 'Ballkani' ka qene eshte dhe do te jete nen ndikimin, kontrollin dhe diktatin e fuqive te medha....me shprese se po kuptohemi?se paku 1 here...klm...

përparimi15.07.2012/19:48
gjithëçka e vertetë e dhimbshme .









Driton Bakija Gjakove 17.07.2012/14:06
Te lumte ,Flaka Surroi je shume e zonja dhe nje gaztare e mire.Me vemendje i lexoje shkrimet tuaje dhe pelqen te menduarit e te shkruarit dhe analizat poltike qe bene ,Flaka Surroi.Kerkoj ndjes qe disa fjali nuk jane shkruare mire dhe nuk jane shkruar drjet sic eshte fjalija ,Duhet te jete ajodhe jo Ai fjalija tjeter Qeverin pa E fjalija tjeter Ndodhet pa E fjalija tjeter Drjet qe cekur dy here nga fundi nuk ka nevoje per dy ,E.