Doli prej zarfit, tash nuk del prej zyrës!
Enver RobelliMaskarada e organizuar nga ambasadori Christopher William Dell dhe kidnapuesi i shtetit Hashim Thaçi këto ditë mori formën përfundimtare: me bekimin e Gjykatës Kushtetuese Atifete Jahjaga mund të mbajë postin e kryetares si rezultat i një marrëveshjeje politike antikushtetuese dhe antidemokratike
1.
Së pari një lajm i mirë: më së largu në shtator nga Kosova do të largohet Christopher William Dell, i cili që nga korriku 2009 shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Kur erdhi në Kosovë, Dell ngjalli disa shpresa. Menjëherë mbajti fjalime, ku nënvizoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit, i përmendi viktimat që me vite presin drejtësinë, kritikoi plaçkitësit e Kosovës, të cilët sillen si kapadainj. Shoqëria civile e Kosovës, gazetarët, në përgjithësi opinioni kritik e mirëpriti këtë qasje të ambasadorit. Por, në fund të mandatit bilanci i Dellit është tejet i dëmshëm: në kujtesën e opinionit iluminist ai mbetet vetëm si shkatërrues i demokracisë, i intervenimeve arbitrare dhe kurdisjeve të vendimeve. Në vazhdim do të tregohet edhe pse mbetet i tillë.
2.
Paraardhësja e Dellit, Tina S. Kaidanow, kishte lënë një nam të keq prapa, duke u marrë me mikromenaxhim të politikës, mes të tjerash, edhe me qëndisjen e flamurit të Kosovës, me të cilin vështirë të identifikohet dikush jo pse Kosova nuk duhet të ketë flamur, por pse ky bajrak është imponuar nga lart dhe jo si rezultat i një debati publik. Një shembull tjetër: a e mban mend dikush ndonjë fjalë nga momenti kur Hashim Thaçit si kryeministër i thanë ta recitojë proklamatën e pavarësisë? Jo! Jo, sepse deklarata e redaktuar nga Tina S. Kaidanow dhe vartësit e saj tingëllonte si një ditiramb i dobët, i cili dikur zakonisht lexohej me rastin e hapjes së kooperativave bujqësore në kampin komunist.
3.
Pas deklaratave premtuese në fillim të mandatit, Christopher William Dell e vazhdoi traditën e keqe të pasardhëses së tij. Në tri vitet e fundit ai ka qenë i përfshirë në pothuaj të gjitha veprimet e ndotura, të cilat ia kanë humbur kuptimin garës demokratike. Në Prishtinë ka diplomatë të Bashkimit Evropian, të cilët ankohen se ndikimi destruktiv i Dellit shkon deri aty sa e cakton edhe orarin se kur mund të shkojnë në WC liderët lokalë dhe disa përfaqësues të huaj. Kur e gjithë Kosova fliste dhe mediet shkruanin për politikanë të dyshuar për keqqeverisje dhe korrupsion, Dell nuk ngurronte ti merrte ngrykë ose të dilte nëpër bare të Prishtinës me ta. Kur Kuvendi i Kosovës në shkurt 2011 në një atmosferë të kërcënimeve dhe shantazhit e zgjodhi në mënyrë antikushtetuese një matrapaz në postin e presidentit të Kosovës, rolin kyç - krahas kaubojit Sami Lushtaku dhe kidnapuesit të shtetit të quajtur Hashim Thaçi - e luajti ambasadori Dell. Mesazhet telefonike, të cilat citojnë Dellin, paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor të presidentit dhe do të mbesin në analet e historisë si moment i ndotjes së procedurave demokratike. Kur mediet i publikuan fotot me SMS, Dell inatçiu u përpoq tu mbante ligjëratë gazetarëve për rregulla profesionale. Kjo ishte një ndërmarrje qesharake dhe e destinuar për dështim.
Kur Gjykata Kushtetuese e quajti zgjedhjen e matrapazit, i cili kishte thënë Srbija [je] jo majka Kosova, naalost, zla majka, si antikushtetuese, Dell e nxori nga zarfi një emër: një police ordinere, me dije politike nën mesataren e shumë qytetarëve të zakonshëm të Kosovës, do të bëhej presidente. Atifete (kush?) Jahjaga! Një marrëveshje politike, e arritur nën kërcënimet e Dellit, caktonte afatet kohore për zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përfshirë edhe ndryshimet përkatëse në legjislacion. Nënshkrues të marrëveshjes ishin kryeministri, kanakari i tij dikur ish-komisar politik i Kremlinit, si dhe lideri i ngathët i opozitës. Marrëveshja caktonte afate kohore për këto reforma dhe për mbajtjen e zgjedhjeve.
4.
Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili menjëherë pas zgjedhjes së Jahjagës presidente e citoi Kushtetutën, e cila përcakton një mandat pesëvjeçar të presidentit/presidentes. Kjo ishte një shuplakë e atypëratyshme për nënshkruesit e marrëveshjes dhe autorin e saj, ambasadorin Dell. Më vonë Krasniqi do të ankohej se me imponimin e Jahjagës si presidente ishin ulur niveli dhe profili publik që vetëkuptueshëm kërkohen për tu zgjedhur në postin e presidentit. Këto deklarata paksa kryengritëse të kryetarit të Kuvendit bënë që Dell ta shpallte atë pothuaj armik të Amerikës një metodë perverse kjo për luftimin e atyre që mendojnë ndryshe. Dhe kjo metodë është përdorur me bollëk të neveritshëm si nga Delli, ashtu edhe nga kidnapuesit e shtetit me Hashim Thaçin në krye, të cilët erdhën në pushtet me vota të vjedhura dhe me bekimin e ambasadorëve si Dell.
5.
Tani kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila, siç e ka nënvizuar edhe profesor Arsim Bajrami, me një formulim të paqartë bekon mandatin pesëvjeçar të presidentes deri në vitin 2016. Sipas Gjykatës, shkurtimi i mandatit të Jahjagës duket se pakëson të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë. Thënë më së buti, ky vendim është shkruar me hamendje, me tahmin, siç thuhet në gjuhën popullore. Ambasadori Dell sot e quan marrëveshjen politike të arritur me rastin e zgjedhjes së Jahjagës hiç më pak se - gabim, por prapë përpiqet ta mbrojë, sepse paskësh qenë e diktuar nga rrethanat. Një gabim i mirë, pra? Dellit i takon merita në shpikjen e nocioneve të reja politike. Njëkohësisht ai apelon që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe bën disa elozhe qesharake mbi punën e shkëlqyeshme të presidentes, ndonëse për çdo ditë ne shohim një grua që ka probleme elementare të lexojë madje edhe një fjalim të shkruar nga vartësit e saj. Ndoshta Dell si punë të shkëlqyeshme të Jahjagës e sheh edhe rrahjen e një qytetari nga gorillat e saj për shkak se qytetari kishte kërkuar ti hapej rruga e zënë me veturat e Zyrës së presidentes, e cila po ujdisej në një sallon bukurie para takimit me presidentin e Shqipërisë.
6.
Atifete Jahjaga e ka bërë tashmë të qartë se nuk do të largohet nga posti i kryetares përkundër marrëveshjes politike. Mesazhi i saj është ky: Unë kam dalë prej zarfit, tash nuk dalë prej zyrës. Çtë bëjë opinioni i Kosovës me një presidente të tillë? Rrethanat e zgjedhjes së saj nga një marrëveshje politike antikushtetuese e bëjnë Jahjagën presidente me legjitimitet të cunguar. Është punë e karakterit të saj nëse do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, siç ka qenë punë karakteri edhe kur pranoi postin e presidentes. Por, përgjegjësinë më të madhe për këtë katrahurë politike gjithsesi e bartin shkaktarët e saj, e në radhë të parë Christopher William Dell. Të gjithë janë shkelës të Kushtetutës. Por, kjo nuk do ta shqetësojë Dellin: ai siklet të vetëm në të ardhmen do të ketë karrierën e tij. Prej postit të ambasadorit Dell duket se do të prapakthehet në shkallët e karrierës dhe në të ardhmen do të kryejë - me gjasë - një detyrë qatipi në një zyrë në Stuttgart, ku, sipas fjalëve të tij, do të merret me ushtrinë amerikane në Afrikë. Sa për krahasim: kolegu i tij ambasador në Shkup (2008-2011), Philipp T. Reeker, para një viti u emërua zëvendësndihmëssekretar i shtetit dhe është ndër zyrtarët kyç të politikës së jashtme amerikane.
7.
Nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Delli dhe e nënshkruar nga tre politikanët e përmendur, i laguri i vetëm del kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. I gjendur nën kërcënimet e Dellit dhe jo fort i gatshëm të përballojë presionin, ai nënshkroi një dokument të pavlerë. Edhe kësaj radhe u dëshmua vërtetësia e thënies së Ciceros: Epistula non erubescit (letra nuk skuqet ose letra duron gjithçka). Njëjtë ishte djegur edhe ish-kryetari Fatmir Sejdiu, i cili, ndonëse profesor i drejtësisë dhe jo i papërvojë në politikë, u kishte besuar verbërisht marrëveshjeve orale me ndërkombëtarët. Nga kjo përvojë jo vetëm Isa Mustafa duhet të nxjerrë mësime.
I pari mësim duhet të jetë ky: derisa Partia Demokratike e Kosovës është një firmë biznesi që vepron jashtë kornizës demokratike dhe derisa kryetari i saj, i cili për fatkeqësinë e Kosovës është edhe kryeministër, vazhdon të bëjë politikë sipas parimit kujt-po-ia-lëshoj-sot, nuk duhet të nënshkruhet asnjë marrëveshje as me PDK-në, as me Thaçin.
Mësimi i dytë: opozita e Kosovës duhet të bashkohet rreth synimit për të shporrur nga pushteti një firmë biznesi, tenderësh dhe krimesh, e cila vepron nën siglën PDK.
Mësimi i tretë: synimi për ndryshime cilësore në qeverisjen e Kosovës nuk arrihet me shfryrje pseudopatriotike dhe djegie flamujsh të Kosovës (siç veprojnë aktivistët e Vetëvendosjes), por po aq pak arrihet me opozitë vëzhguese, siç po e praktikon Lidhja Demokratike e Kosovës, një klub pleqsh që ambicie të vetme nuk e kanë zhvillimin e Kosovës, por ruajtjen e disa privilegjeve nepotiste. (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e paralizuar për aq kohë sa lideri i saj vazhdon të ndiqet nga drejtësia ndërkombëtare).
Mësimi i katërt që duhet të nxirret është ky: në të ardhmen partitë opozitare shqiptare, të cilat së bashku kanë më shumë vota se PDK-ja, duhet të fokusohen në bindjen e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Nëse pushtetin e zgjedhin nja 25 deri 30 për qind e votuesve, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, atëherë nuk mund të flitet për demokraci përfaqësuese. Kjo është demokraci klienteliste: në zgjedhje dalin vetëm ata që përfitojnë drejtpërdrejt nga sistemi korruptues (një vend pune, një tender, një privilegj), ndërsa 70 për qind e votuesve fishkëllejnë të zemëruar ose me vullnetin e tyre praktikojnë avashllëkun, duke e pranuar keqqeverisjen si nafakë të keqe. - Jo, keqqeverisja nuk është nafakë e keqe është rezultat i apatisë, dembelizmit dhe anarkisë së vlerave.
robelli@bluewin.ch


labi14.07.2012/12:23
po ky 'dokument i pavlere' a nuk mund te dergohet ne gjykaten kushtetuese, se megjithate aty jane firmat, te cilat nuk mun te jane edhe aq te pavlera..

labi14.07.2012/12:07
Titull shume i qelluar! te lumte! Me e keqja eshte se ideatori i zarfit edhe pse e di se si eshte bere zgjedhja e presidentes, me marreveshje te lidereve politike e i cili eshte edhe kryeministri, qe te dy i hengren fjalet, turp!

valmire14.07.2012/09:20
perderisa ne vitin 1998 99 herojt e kosoves ishin ushtaret tasht pas vitit 1999 herojt te vertete jon disa gazetare te guxim me shkrimete e tyre e informojn publikune me te gjitha te kqijat qe po i behen keti vendi me keqperdorimete ryshfetine me shantazhimete ndonse ne kushte te veshtira me ligje qe e cengojne lirin e medjave ata po ja arrine me i publiku te gjitha keqperdorimete qe po behene

Lexuesi12.07.2012/21:57
Shkrim i mire, me vend dhe i ardhur me kohe. Por fatekeqesisht per te pare nje te mire te nevojiten sy, per te degju te nevojiten veshet dhe per te shprehur te nevojitet goja. Popullit tone me "optimist ne bote" i mungojne syte se nga varferia nuk mund as te ngrit koken larte dhe ece verberisht, nuk ka vesh sepse degjon nje lajm ne mengjese pasdite demantohet dhe nuk ju beson "vesheve te vete" dhe mundohet te flase por nuk guxon ta nxjerre asnje fjale se pasojne denimet largohesh nga puna, mbetesh rast social dhe askush nuk lodh koken per ty. Zoteri Robelli ky eshte shkrimi me i mire qe e kam lexuar dekaden e fundit te lutem shkruaj me shpesh dhe kritiko me shpesh pasi ke mundesi dhe nuk te cenon askush sepse jeton ne boten e civilizuar. Faleminderit per kete injeksion pozivitizmi dhe realizmi.Suksese

Driton bakija Gjakove12.07.2012/15:38
Shkrim i mire dhe guximtare nga Enver Robelli.

BETIMI12.07.2012/13:10
o nashta ai qe vjen asht ma i mir se si delli taman okupator me plot kuptimin e fjales mi marr do rrugaqa e me ba qka te dojn me popull muk vyn as zgjedhje se ky i zgjedh ne kafe krejt institucionet

riki12.07.2012/13:00
te lumt 1000 her per kete artikull. Ska komente qe munden me pershkru se sa mire ja ke qellu me te gjitha. kemi njerz ne kosov qe dijn dojne duan, varet nga populli jone a don me u vetedijesu me heq ket grup mafioz nga pushteti.

hana12.07.2012/12:19
zoteri e. robelli,
te lumt per shkrimin dhe titullin shume te qelluar.Ajo qka me ka neverisur me se tepermi nga ky njeri eshte ajo qka ka shkruar per z.surroin qe nuk besoj se qendron ashtu.Se z. Surroi eshte nje intelektual i kalibrit te lart e qe per keto momente me se tepermi ju kish dasht Kosoves.Por fatkeqesisht populli yne eshte i prirur qe ti hudhenjerez te tille.E ne vend te tij te sjell gjusemanalfabetpresidentjabandit,hajna apo thjesht njerez te qoroditur.Prandaj shtrohet pyetja qka po duam ne apo qka presim ne me shume nga keta njerez???????????????

toni12.07.2012/10:54
Po harroni ne cfare vendi jemi tu jetu...
Jemi tu jetu ne ni vend ku e vetmja menyre me i ec punt perpara eshte me marr vendime si te Dellit, a mendoni cka kish ndodh mos me pas ardh Delli me Zarf...luft civile?!
I kisha bo thirrje State Department qe krejt komplet parlamentin me e zgjedh me zarf se na si shqiptarkosovar sdijm as me votu as me i mbrojt votat as skemi kurgjo te bejme me demokraci...keshtuqe shuni se atifeti osht perfekt per kosoven ma mire se matrapazat tjere qe ta gerrditin edhe shpin ne te cilen jeton...

Monarkisti12.07.2012/10:23
Me KANUNI e shenjet dhe te shtrenjet, eshte e percaktuar kjarte se kush mundet dhe kush jo, te udheheqe me vendin! Ai thot keshtu"I biri POLARITrojes se fushes, i biri i SHUMARITrojes se pyellit, VODNIQARITmullisit,KOVACITfarkatarit, etj. etj.,NUK GUXON TE UDHEHEQE ME VATAN DHE POPULL! Qeveritaret tane, as te bijte e te larte cekurve nuk jan! MJERIM MBAREKOMBETAR....

detektivi privat12.07.2012/10:16
nuk ju perkulesh po kta te shtrijn pertoke saora.

luledukagjini12.07.2012/09:46
Te lumt penda z.RobelliPor nji popull qe lejon te terrorizohet nga keta bandit qeveritar,ather i meriton ket klas politike,flas nga zemra e plasur

Xhafa Ch12.07.2012/09:16
Bravo Enver Robelli, te lumt!Vetem Ju dhe disa gazetar te guximshem na japin pakez shpres se ndoshta nje dite do te shifet nje fije drite ne tunelin qe na e kan krijue keta hajna. vazhdoni keshtu sepse vetem te guximtaret jan te sukseseshem.ndersa per kete qe i kan bere favore Dellit dhe ne si popull po e citoj Martin Luter Kingu ,,ASKUSH NUK MUND TE KALEROJ MBI KURRIZIN TEND NESE NUK I PERKULESH,,Dhe nje here te them vazhdo me keto shkrime te thukta dhe shpesdhenese per ne zoti ENVER TELUMT

fiona Kaqi12.07.2012/08:52
Z.Enver,ti je njeri shum i lezuar ne Kosove,je ne flamurtar i gucimit qe me padurim une personalisht hapi gazeten dhe portalin qe te gjeje se a ka ndonje informateshkrim te ri nga ju.Kjo perseritet qdo dite.Ju Enver,z.Flaka Suroj,Halil Matoshi e shum pake te tjere jeni njerze te gucimshem dhe te vetmit qe muapor mendoj se nuk jam i vetmi ma impononi te marr gazetat e posaqerisht Kohen Ditore.
Ju jeni te vetmit demaskues te ketij rgjimi te hajnave dhe kriminelve qe e kan kidnapuar pushtetinsiq thuani edhe ju te ketij shteti qe nuk e meritojm.Them nuk e meritojm derisa heshtim dhe pranojm qe hashimat,xhavitat,ademat g.e shikovcat tere ta rjepin dhe nenqmojn kete popull te mjere ne kete menyre.Keta jane e vetmja pengese e zhvillimit dhe perparimit te Kosoves.
Ketyre duhet tju hyhet sikurse ne Kroaci me Sanaderin.Kjo kllape e ka vendin ne HAPS.
"Gabelit kur ju ka dhene pushteti e ka mbyt baben e vet"popullore.
Prandej zgjohu nga gjumi o popull i mjere dhe mos i vto,mos i zgjedh keta hajna ... e te shantazhuar nga sherbimet e huaja.

Nexhat Hajrullahu12.07.2012/08:40
Vërtetë është një vështrim shumë i fuqishëm z. Robelli. E çmoj shumë guximin tuaj. Problemi i parë sa i përket opinionit me keqardhje e them se këtë shkrim tuajin nuk e lexojnë shumë njerëz sa për ta ndryshuar përceptimin ndaj kësaj kaste politike dhe për të ndryshuar qeverisjen klienteliste. Por si duket edhe ne e meritojmë një keso lloj qeverie derisa heshtim dhe nuk participojmë më tepër në zgjedhje. I duhen Kosovës shumë Robella në këtë kohë të vështirë për Kosovën.

Sefer 12.07.2012/07:17
Thjeshte,te lumte.
Artikull fenomenal.

Ilir Hadri12.07.2012/02:06
Shume kisha pas qef me na e kthy shpinen amerikanet sic ja kthyn shpinen nje kohe serbise e me pa cka kish po ky trimi qe ska perjetu as nje moment te luftes ne Kosove

Realisti12.07.2012/00:50
Ne vendin e qorrave, edhe ai me nje sy behet mbret.

agim sopi11.07.2012/23:27
Enver, te lumte. Nje analize e shkelqyer. Vetem se ju kisha lutur qe ne shkrimet e ardhshme kur i referoheni Qeverise se Kosoves dhe Kryeministrit te perdorni terminologjine " bande ... " dhe " grup i ... eve dhe gangstereve". Sepse po krijoni nje huti ne opinion, kur dihet se 70 e popullates se Kosoves e perceptojne Qeverine e Kosoves si " bande ... me elemente terroriste" qe perben rrezik per popullaten e Kosoves. Prandaj , ne vend se te perdorni terma si kryeminister apo minister i qeverise se kosoves, ju lutem referohuni si " bandite, ... e, mafioze, ... ses,kriminele, etj". Lexuesit do ju kuptojne me mire.

Delia11.07.2012/22:58
DEll go home your mother misses you

jetoni11.07.2012/21:45
Beavo Enver Robelli. te lumte. Prej sot je edhe dy here me i lexuar sepse te ka kritiku delli. paramendoje ai e ka zbulu se ti qernke "I paguar nga koha ditore". Po normal se gazetari duhet te paguhet nga kompanija ku punon apo jo. Me vjen keq te them por nuk po e di se kush e paguan Dellin. masi ai vet na ka than se "ne qeverin e Kosoves ka korrupcions a edhe ne qeevrine Amerikes" ndoshta ka dasht te thot se edher ai paguhet nga paarte e vjedhura. Nuk do te habitem nese nje dite te beht kleshilltar i Thacit, pacollit apo Behtelit

Zzzz11.07.2012/21:35
Krejte keto qe i the per poziten jane te verteta, po te mashtrosh popullin se kjo opozite me deputet si ata te LDKse e AAKse te deshmuar me vite si vjedhes e mashtrues eshte manipulim me te drejten qe te ipet te shkruash ne kete gazete.

Avdi11.07.2012/20:53
Njeriu që nuk din dhe nuk din se nuk din, është i rrezikshëm ruaju nga ai.Kjo sa i perket produktit të Zarfës.Me kuadro udhëheqëse të partis LDK të cilët në meset nga vijn kanë pësuar vetem disfata nuk mund të pritet ta avansojn pozitën e partisë.Nga bujqësia dim se vetem fara elit,,reprodukcioni i par dhe i dytë jep rediment te lart ndersa sama larg elites redimenti është më i ulët.Në futboll kur lojtari nuk tregon lojë dergohet në bankin dhe zavendësohet me lojtar të tjerë.LDK me tendencë të bëhet parti e territorit PrishtinëPodujevë nuk ka shanse të largoj "Hajdutin"PDK nga pushteti.Tani ata kanë administratën,ndermarrjet publike,tenderët buxhetin e privatizuar,shikun të veshur me imunitet dhe të gatshëm të bëjë çfar ka bër nga viti 1999 dei tani.Ligji zgjedhor është ligj për klijentelat partiak, pa mudësi të depertimit të atyre të cilët nuk e pëlqejn ngjyrën e partive aktuale ptaperspektiva për ditë bëhet më e zymt.Mentaliteti i të nënshtuarit është i rrënjosur në vetën tonë.

Bahtir11.07.2012/20:22
Mjaft artikull i mire, titull super i mire

zabeli11.07.2012/20:04
te lumt penda mor burre!!
le te shkumon delli sa te don tash u pa se kush ishte ai!!

Filipi11.07.2012/19:54
Ne daq me dite se cfare njeri eshte, jepja poziten !

flora11.07.2012/19:44
shkrimi i mire, po titulli i jashtezakonshem







Pejoni16.07.2012/11:44
Ju lumt ky shkrim. Por ti pyetesh ndonje te pdk's per kete shkrim apo gjithsesi Veshtrimet e Kohes ditore, do te vjen Pergjigjja universale e PDK ndaj seciles Kritik KY OSHT KUNDER UQKS DHE KUNDER GJITH ATA QE KAN LUFTU, kinse pdk ja krejt patriota zemerisht.
ju pershendes