ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

The New York Times: Për Putinin, parimi kundër pakticitetit për Sirinë

Publikuar: 07.07.2012 - 20:24

Putin ka pak interes në detajet e politikës së jashtme, por ky nocion e prek atë personalisht. Ai pothuajse pëlciti në prill të vitit 2011, kur aeroplanët e NATO-s e sulmuan Libinë, me gjithë protestat e Rusisë, duke mbajtur një fjalim, në të cilin tallej me shpjegimin se intervenimi perëndimor synonte avancimin e demokracisë

Tash e disa muaj, politikëbërësit perëndimorë e kanë munduar trurin e tyre për të gjetur se çfarë interesash strategjikë e kanë bërë Rusinë aq të përkushtuar në mbështetjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, lider që, i ballafaquar me kryengritjen popullore, duket se është në rrugën e tij për t’u tërhequr.

Kjo është pyetje e kuptueshme, por me gjasë e gabuar. Vendimet rrjedhin nga presidenti Vladimir Putin, karriera e të cilit e ka lënë atë gjerësisht dyshues, si për revolucionet, ashtu edhe për ndërhyrjen perëndimore.

Ky është njeriu që gjatë grahmave të vdekjes së sistemit komunist, personalisht e ka mbrojtur selinë e KGB-së në Drezden, kundër masës së zemëruar të gjermanëve. Prandaj, qëndrimi edhe ashtu dyshues i Putinit ndaj politikës së rrugës, vetëm është thelluar me “revolucionet me ngjyra” të viteve të fundit, në të cilat protestat properëndimore, disa të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, i përmbysën disa liderë, që ishin miq të Moskës.

Prejse kryengritja aktuale arabe ka filluar, liderët rusë e kanë parë atë në prizmin se janë prodhim jo i ndryshimeve shoqërore, por ndërhyrje nga perëndimi, që për qëllim ka, pjesërisht, edhe dëmtimin e Rusisë.

Putin ka pak interes në detajet e politikës së jashtme, por ky nocion e prek atë personalisht. Ai pothuajse pëlciti në prill të vitit 2011, kur aeroplanët e NATO-s e sulmuan Libinë, me gjithë protestat e Rusisë, duke mbajtur një fjalim, në të cilin tallej me shpjegimin se intervenimi perëndimor synonte avancimin e demokracisë.

“Libia i ka rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë dhe është e katërta në kontinent për nga rezervat e gazit”, tha Putin, dhe shtoi “kjo menjëherë shtron pyetjen: a nuk është kjo në bazat e interesit të atyre që tash po shkaktojnë rrëmujë atje”?

Prej fillimit, ekspertët e Rusisë për Lindjen e Mesme, shumica prej tyre me stërvitje sovjetike, ishin dyshues për nocionin se politika e rrugës ka fuqi për t’i ndryshuar qeveritë.

Në shkurt të vitit 2011, kur masa më e madhe se një milion njerëz e kishte pushtuar sheshin “Tahrir” në Kajro, zëvendësministri i Jashtëm rus e vizitoi presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak. Ai i dha mesazh qetësues se kriza e brendshme në Egjipt do të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe e ka afirmuar qëndrimin e ashpër rus kundër intervenimit të jashtëm në punët e brendshme të Egjiptit.

Por, siç u tregua, ishte ky takimi i fundit i Mubarakut me të dërguar të jashtëm, pasi ai u tërhoq dy ditë më vonë.

Është e pamundshme të veçohen tërësisht këto reagime nga ajo që po ndodhte brenda Rusisë, gjatë vitit të kaluar, derisa kontrata e gjatë një dekadë ndërmjet Putinit dhe shtetasve të tij ka filluar të tensionohet.

Megjithëqë ka pak krahasim në terren ndërmjet kryengritjeve arabe dhe kryengritjes ruse, për shkak se lëvizja opozitare ruse mbetet e vogël, e fokusuar në Moskë dhe e moderuar në taktikat e saj, ndryshimi i papritur e ka lënë qeverinë të jetë e kujdesshme në legjitimimin e ndonjë kryengritjeje popullore.

Mediet e kontrolluara nga shteti e paraqesin një foto të zbehtë të vendeve arabe, që kanë pasur kryengritje, ndërsa diplomatët rusë u janë qasur autoriteteve të reja në botën arabe në mënyrë të ngadalshme dhe jo të drejtë.

Njëherësh, liderët rusë kanë shqetësime se rritja e islamizmit në botën arabe mund të shkaktojë një frymë të re në kryengritjen e armatosur më Kaukazin Verior, që është me shumicë myslimane sunite.

Shkurtimisht, Siria i ka mundësuar Rusisë që t’i thotë jo intervenimit perëndimor dhe spektrit të revolucionit.

Por Rusia i shmanget mbështetjes së qartë për Asadin, edhe pse me një ritëm tejet të ftohtë.

Një diplomat i lartë arab thotë se zyrtarët rusë ishin të detyruar ta pranonin se “për dallim nga katër dekadat e kaluara, tash rruga arabe ka zë”.

Por lidhur me qëndrimin e Moskës ndaj Sirisë, çdo gjë varet nga kalkulimet e Putinit. Ai mund të vlerësojë se nënshtrimi ndaj presionit perëndimor do ta dëmtojë atë më tepër se humbja e Sirisë. Ose, nëse e pranon idenë se Asadi nuk mund ta zgjasë sundimin deri në fund të vitit, ai mund të synojë tregti të qëndrimit rus me koncesion. (REL)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°C