ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Këta të vetëvrasin!

Publikuar: 29.06.2012 - 21:43

Pjekuria intelektuale e një shoqërie lyp të dëshmohet në situata jo të këndshme, delikate, me shumë të panjohura e paqartësi, me rreziqe të parashikueshme e të paparashikueshme, si kjo që e ka pllakosur Kosovën me (vetë)vrasjen në rrethin e parë të pushtetit. Spekulimet janë në stratosferë e dinjitarët – heshtin. Dëmi që po i shkaktohet shoqërisë me heshtjen sigurisht se do të ketë efekte afatgjata

“KËTA TË VETËVRASIN!” Kjo është fjalia groteske e përhapur kohëve të fundit që përshkuan rrëqethshëm një situatë të frikës, dyshimit, kalkulimit e mosbesimit të thellë të ngjizur me nge për vite brenda shoqërisë kosovare. Fatkeqësisht, kjo u përkufizua kaq tmerrësisht marrë si shkas fundin tragjik të Dino Asanajt, sigurisht një ndër 10 njerëzve më të fuqishëm në Kosovë, si për nga funksioni (shef i procesit të privatizimit) ashtu edhe për nga qarku i ndikimit (një ndër njerëzit më të besueshëm të njeriut më të fuqishëm në vend, Hashim Thaçit).

E rrëqethshmja, pra, qëndron në dy nocionet e theksuara. Me “këta” përshkruhet një strukturë, gjithsesi e plotfuqishme, por e pacaktuar, që mund të jetë kushdo në këtë shoqëri pa përjashtim, teksa me “të vetëvrasin” shprehet bindja e pafuqisë kundrejt “strukturës së caktuar”, që mund të të vrasë dhe të të detyrojë të vetëvritesh njëkohësisht, sado paradoksale të duket kjo.



QË TA QARTËSOJMË, para se dikush të më akuzojë për pandjeshmëri rreth subjektit aq delikat të (vetë)vrasjes së Asanajt, se jam fare koshient për kompleksitetin e kësaj teme. Po ashtu, nuk e kam fare të lehtë të reflektoj mbi këtë, duke pasur parasysh se të ndjerin Asanaj e kam njohur edhe personalisht dhe duke e bashkëndjerë natyrshëm dhimbjen e familjes dhe të dashamirëve. Mirëpo, përtej kësaj tragjedie, njësoj më tmerron fakti i mungesës së reflektimit intelektual të kësaj shoqërie për një situatë krejt të jashtëzakonshme, ndër më të diskutuarat e më spekulativet në këto vitet e fundit.

Pjekuria intelektuale e një shoqërie gjithsesi lyp të dëshmohet në situata jo të këndshme, delikate, me shumë të panjohura e paqartësi, me rreziqe të parashikueshme dhe të paparashikueshme, si kjo që e ka pllakosur Kosovën me (vetë)vrasjen në rrethin e parë të pushtetit. Është e pafalshme se si, me fare pak përjashtime - dhe aty-këtu me ndonjë shkrim shumë të kalkuluar, ose në formë nekrologjie, ose mjegullimi të (pa)qëllimshëm – personalitete publike, politikanë, zyrtarë të lartë institucionesh, dinjitarë mediash e shoqërie civile, përfaqësues fetarë etj. etj., që shpesh janë të gatshëm të argumentojnë kurdo dhe për çfarëdo zgjodhën thjesht: të heshtin!

E provova edhe vetë një javë me herët teksa kontaktova një numër të konsiderueshëm “personash kompetentë” për të reflektuar në një debat më tepër socio-psikologjik për shoqërinë dhe fatin tragjik të njeriut të rëndësishëm, por secili pa përjashtim kishte një arsye madhore përse pikërisht ai nuk mund të merrte pjesë në diskutim.

Arsyetimet ishin thjesht kalkulime: “Mos po më keqkuptojnë!”

Njëri mos po e keqkuptojnë se e ka pasur mik shumë të ngushtë dhe çka do që thotë mund të keqinterpretohet, tjetri sërish për keqinterpretimin por për arsyen se ka pasur ndonjë fërkim me të ndjerin në të kaluarën, i treti se “institucioni ka marrë vendim që të mos flitet ende” për të evituar keqkuptimin, kurse i katërti se “institucioni” ka vendosur që t’i lërë “institucionet e tjera ta bëjnë punën e tyre pa u ndikuar”, i pesti se “shkencërisht” mund të keqkuptohet, e i dhjeti se ka pasur mjaft keqkuptime me ato që ka thënë deri tash dhe do që t’i shmanget një keqkuptimi tjetër (sic!).

Por, çka i ndodh një shoqërie kur të gjithë dinjitarët e saj, njerëzit që do të duhej të udhëhiqnin bien viktima të kalkulimeve meskine?! Frikësohen se – mos keqkuptohen?! Ata vetë. Personalisht.

Po çka në qoftë se keqkuptohet e gjithë shoqëria?!

Në qoftë se “kokat” hyjnë nëpër vrima të miut, kush do ta orientojë masën në udhëkryq?!



LAJMI PËR (VETË)VRASJEN e Asanajt është përcjellë nga të gjitha mediat e rëndësishme botërore. Kjo ngjarje do të luajë rol edhe në projektimin e mozaikut ndërkombëtar për atë se çfarë shteti po bëhet Kosova. Dhe kush do të duhej të reflektonte në këtë rast?! A s’ka vërtet Kosova mendje të pavarura që do të mund të argumentonin një qëndrim për situatën pa shikuar interesin shumë të ngushtë personal?!

Mjerisht, ky po mbetet një episod shumë i zi për këtë shoqëri.

Kur heshtin intelektualët, atëherë edhe spekulimet marrin zjarr dhe tash të gjithë jemi dëshmitarë të shumë insinuatave, interpretimeve e pikëpyetjeve për rastin, të cilave sigurisht do t’ia kishin lakmi edhe maestrot e trilerëve, si Alfred Hitchckok e Stephen King.

Janë shumë pyetje e dyshime të ndryshme që çdo ditë shtrohen nën zë, ose shkruhen si anonime nëpër portalet e Internetit, nga qytetarët e frikësuar nga ngjarja dhe të trishtuar nga heshtja, për të mos thënë, misteri që po e përcjell të tërën.



-    Si është e mundur “vetëvrasje” me aq shumë prerje e goditje?

-    Si është e mundur “vrasje” në një ambient aq të sigurt?

-    Pse do të “vetëvritej” një njeri “që i ka të gjitha”?

-    Kush mund ta “vrasë” një njeri “që i ka të gjitha”?

-    A i ka përdorur dikush akuzat publike ndaj tashmë të ndjerit për ta hequr qafe dhe të sigurojë alibi?

-    A e kanë shantazhuar akuzuesit?

-    Sa miliona euro kanë qenë në pyetje?

-    A po e përdor tash Qeveria situatën për t’i luftuar përfundimisht kritikuesit?

-    A e ka bërë dikush nga rrethi i tij i ngushtë “vrasjen”?

-    Përse po heshtin në mënyrë kaq të pazakontë organet e hetuesisë?

-    Përse nuk po prononcohen EULEX-i dhe ambasadat?

-    Përse u deklarua shpejt se ishte “vetëvrasje”?

-    Përse u bë varrimi aq shpejtë?

-    Përse u mbajt mbledhje komemorative në Kuvend dhe u bë varrim me ceremoni ushtarake, mos po dëshiron dikush të mbulojë diçka?

-    Mos u ka dërguar dikush sinjal me këtë akt krerëve të tjerë të shtetit se sa të brishtë janë?

-    A mos është “vrasje” politike?

-    Mos e kanë bërë shërbimet e huaja?

-    Mos e kanë “vrarë” profesionistë të paguar specialistë të krijimit të insinuatave?

-    Përse nuk u ftua menjëherë FBI, por u pritën disa ditë?

-    Nëse edhe njerëz të atillë “vriten”, ose detyrohen të bëjnë “vetëvrasje”, çka mund të na ndodhë ne të tjerëve?

-    ...



E PËRSËRIS, E KAM jashtëzakonisht të rëndë edhe që t’i shkruaj këto fjali plumbi, por me të tillat po përballemi çdo ditë nga të gjitha sferat e shoqërisë, që nga ngjarja tragjike. Sigurisht, se këto dilema frikësuese i ka dëgjuar edhe analisti shqiptaro-amerikan Fron Nazi, gjë që e ka shtyrë të shkruajë këtë fjali në shkrimin e tij për sigurisht gazetën elektronike më me ndikim në rruzull “The Huffington Post”: “Kosova është bërë një vend në të cilin ‘mund të shpëtosh pa u ndëshkuar për krimet’”.

Frika, mosbesimi, pasiguria e kanë kapluar këtë shoqëri si asnjëherë tjetër.

E, fundi i fundit, mund të dalë se ka qenë vetëm një veprim i ndikuar nga një çast dobësie i një personi të fortë e plot jetë.

Mirëpo, dëmi që po i shkaktohet shoqërisë me heshtjen do të ketë efekte të gjata. Është shoqëria ajo që po bën vetëvrasje! Ajo e fillimit “këta të vetëvrasin” lehtë mund të kthehet edhe në - “ne po vetëvritemi”.



Dino Asanaj – u prehsh në paqe! Ngushëllime për familjen!



adriatik@kohavision.net

Komente (11)

atina26.08.2012/21:27

"Don't be afraid to see,what you see",
"Mos u tutni me pa, qka po shihni" ka thone Ronald Regan! E qka na po shohim qityne ditve osht ma mire me kon qorra krejt! Nuk osht qe kosovaret nuk guxojne me qpurdh krimin, por nuk dojn sherr.E perderisa kurrkush nuk don sherr, guximit tyne ka me u zbeh e ka me u mujt prej krimit, prej krimit qe o ka ja nal rriten Kosoves! "Premtoi, nuk e beri, deshtoj" a po?!?! E qka bot ju ma shum...Aaaaa po , jo paskeni bo pak ma shum...keni kriju menyra ma te sofistikume me e "LUFTU" krimin..........bravo aaaa? po mos harroni NUK RRIN KUNGULLI MI UJE SHUM GAT!

lume gashi23.07.2012/00:43

heshtim se nuk guxojm, ligji nuk te mbron, ka shume qe din dhe nuk guxojn ta thojn. Nese don drejtsi vjen momentin ti futi dy kembet me nje kepuce e ndodh ajo u ...! Humbje e madhe, degradim i shoqeris tone, mungon guximi. e raste raste ngrite zerin te kundershtojn fuqishem sa nuk thuhet, del me i keq, se shumica jane aty tek e keqja.
Shkrim i jashtzakonshem Adriatik!

Arsimi01.07.2012/20:28

Te pergezoj Adriatik per sinqeritetin dhe guximin sepse ka njerez te shumte qe as nuk guxojn dhe njeherit jane te perfshire ne krime te medha njerzore dhe ekonomike, shembull rast konkret ne MTI, Ministria e Tregtise dhe Industrisezonja Mimoza Kusari Lila i jep pune dhe autorizim kompanise Kroato Serbe ku punojne edhe serbe dhe i neglizhon vendoret siq eshte kompania per kontroll te naftes KPU Inspect me 54 veta sgtrohet pyetja Cfare fitimi dhe krenarie ka Mimoza kur i perjashton vendoret bashk me "klyshqit" e saje te cilat patjeter japin vleresime per neglizhim vendorve dhe favorizon kompanit e huaja. A do te dal ndonje kamikaz e do t'ju tregoj qejfin ketyre horbutve te cilet po na qeverise. Zoti jau mallkoft familjet gjithe atyre qe jane perfshire ne kete afere korruptive apo krim njerzor dhe ekonomik.........

Mohamed Ali01.07.2012/08:13

Nje thenie e nje Gjermani gjate okupimit Nazist gjate luftes se dyte boterore ne Gjermani "Së pari ata erdhën për socialistët, dhe unë nuk e ngrita zërin Sepse unë nuk isha një socialist. Pastaj ata erdhën për sindikalistët dhe unë nuk e ngrita zërin Sepse unë nuk isha një sindikalist. Pastaj ata erdhën për çifutët, dhe unë nuk e ngrita zërin Sepse unë nuk ishte një çifut. Pastaj ata erdhën për mua dhe nuk kishte mbetur askush për të ngritur zërin për mua".

Dema30.06.2012/18:39

Adriatik te pergzoj per ket shkrim te guximshem per "vete ... sjen"e Dino Hasanaj po ku jan gazetaret tjer ku eshte intelegjenca Kosovare e cila heshti para lufte gjat lufte hesht edhe tash ne perjashtim te disave.Intelektual koti po jetojn me ngren.Kurr kosova ska pas ma shum nevoj per ta se tash kur ky shtet pa ekonomi pa so ... nitet perplot me hajna dhe grupe ... po e qojn ket shtet drejt falimentimit keta po heshtin edhe kur vritet ni njeri shum i rendesishem per Kosoven heshten edhe atehere kur ndodhshin atentatet kunder presidentit Rugova historia do ti vlersoj dhe do ti gjun ne koshin e harreses.

Ilir Fazliu30.06.2012/15:44

Ne kosove ka vetem terr. Nuk shihet diqka qe te mburremi me te. Ndersa motoja e Pdk ishte ''krenohu me Kosoven''. Ndoshta Pdk mund te krenohet por jo dhe ata qe te pakten e duan ket shtet.

kaqaniku30.06.2012/09:48

kjo ka qene nje nder kolumnet me interesante dhe me e mira qe e kam lexuar..ne koha.
z.Adriatik per te shkruar diqka te tille,ne Kosoven e sotme,duhesh me qen kogja trime,te lumte burre.
ka shtete siq jane,anglia,suedia,finlanda,etj..por ka shtet edhe siq jane,kolumbia,afganistani e irani..keshtu qe une e kisha radhit Kosoven,ne grupin e dyte..
ruju z.Adriatik,se ne Kosoven e sotme jeni me te rrezikuar se ne koherat e Millosheviqit..zoti te bekoft,per trimerine dhe per fjalen ne emer drejtesies dhe te se vertetes..

erisi30.06.2012/09:23

Shkrim i qelluar. Mendoj se ne raste te tilla eshte e veshtir qe lexuesi i thjesht te bej ndonje koment. Vetem se nje gje dihet,raste te tilla len shume vend per "teori konspiracioni".E si duket do te kaloje shume kohe deri sa te dal ne drite e verteta per kete dhe shume raste te tjetra.Per sa i perket rastit,sikurse kemi lexuar,nuk ka rendesi fakti se eshte ... re apo vet ... re Asanaj me gjithe respektin pert te dhe familjen e tij,ky rast ja rendon edhe me shume shpatullat e Kosoves.!

Driton Bakija Gjakove 30.06.2012/09:00

Shkrim i mire nga,Adrijatik Kelmendi.Ai analizom mire raoprtotin mese pushtetit dhe inetektualeve se keta te fundit duhet pasur guxime per te thene gjerat hapure per te thene te keqijat e pushtetite qe ai sjelle.Ai permende ... sjen e ,Dino Asanjat dhe ceke disa pytje qe kerkojne pergjigjje.

Sepse30.06.2012/08:57

çka mund të na ndodhë ne të tjerëve...asgjë, do të thosha...Revolucioni, i ha fëmijët e vet...dhe kjo dihet tashmë...Vetëm duart që i afrohen zjarrit, mund të digjen...të tjerat jo...Por shkrimi është ndërtuar mbi një pikëpyetje, përse...sepse ne jemi shoqëri e brishtë, yndyra intelektuale,në këtë shoqëri është vetëm HIRRË, me të cilën nuk mund të lyhet asnjë petë...sikur këtë shoqëri ta udhëheqnin njerëz të urtë...kjo shoqëri është e frikësuar,dhe nuk ka se si të mos jetë,ende me plagë të hapura, me shkallë të lartë papunësie, me një botë mashkullore egocentrike, e gangsteriste...Guximi qytetar buron nga urtësia qytetare, ndjenja se qe edhe ne po globalizohemi, të kthen tek shembulli i katunarizimit tonë,me autofilikaçen e atij qytetarit të ngutshëm, të cilin e grushtuan truprojat e Atifetes...pra, nëse ngutesh e flet i ha grushtat, nga truprojet, policia, a parlamentarët...guximi qytetar këtu është heshtja,i lumtur je nëse shet speca në pazar,dhe merresh vetëm me hijen tënde,me askend tjetër...

.29.06.2012/23:33

edhte koha e heshtjes e krejt e dijme qka ndodh pas heshtjes personalisht menxi spo pres.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu