ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Një anekdotë romake për presidenten Jahjaga

Publikuar: 19.06.2012 - 20:51

Prej kërcimit të saj me katapultë në Presidencë, mbas atij pazarllëku të paturpshëm e të pamoralshëm, që e pati diskualifikuar popullin si konsistencë autentike demokratike, presidentja Jahjaga është rrekur më tepër për imazhin e saj personal, pra sesi të duket më mirë para ndërkombëtarëve, sesa për ta ndryshuar gjendjen sfilitëse që vdekshmërisht shtyp tash e sa kohë qytetarët e vendit

Njëra nga anekdotat më proverbiale romake, e cila rrëfehet të ketë ngjarë një ditë para fillimit të  betejës së famshme të Filipit, betejë që më pastaj do të shënonte edhe fundin e Luftërave për Triumviratin e Dytë, është edhe ajo e zhvilluar ndërmjet Brutit dhe mikut të tij, Atilit. Ky i fundit, me një shtysë të papërmbajtshme prej frikacaku, propozon që betejën në fjalë ta shtyjnë deri në dimrin e ardhshëm, pra një vit më pas. “E ç’do të fitoje duke pritur edhe një vit, o Atil?” - e pyet pa të keq Bruti.

“Të paktën shpresoj të rroj një vit më shumë” - i përgjigjet ai.

Kjo anekdotë romake, e shkoqitur nga vepra “Jetë paralele” e Plutarkut, më shkrepi në rrakatë tek peshoja vendimin e presidentes Jahjaga për ta vazhduar mandatin e saj të plotë pesëvjeçar. Në mendimin tim, presidentja i shëmbëllen pikërisht figurës së Atilit, me dallimin e vetëm që ai e bën të qartë synimin e tij për të jetuar, pra për të mbetur gjallë, ndërkaq presidentja Jahjaga, nën vellon e mbrojtjes së rendit kushtetues, synon ta kamuflojë vjedhurazi ngashënjimin e djallëzuar për të mbetur në pushtet.

Megjithatë, analistët, juristët dhe njohësit e gjithëdijshëm nuk janë të këtij mendimi. Për më tepër, nuk ngurrojnë aspak ta marrin në mbrojtje, për gjoja qëllimin fisnik që ushqen ajo në mbrojtjen e rendit ligjor dhe kushtetues të vendit. Të gjitha argumentet e tyre, nëse do të mund të kualifikoheshin si të tilla, konsistojnë në mbjelljen e përshtypjes se “presidentja Jahjaga duhet të qëndrojë edhe më tutje në Presidencë për shkak të imazhit të mirë që gëzon jashtë vendit”. 

Por, cili është problemi i këtij përfundimi?

Prej kërcimit të saj me katapultë në Presidencë, mbas atij pazarllëku të paturpshëm e të pamoralshëm, që e pati diskualifikuar popullin si konsistencë autentike demokratike, presidentja Jahjaga është rrekur  më tepër për imazhin e saj personal, pra sesi të duket më mirë para ndërkombëtarëve, sesa për ta ndryshuar gjendjen sfilitëse që vdekshmërisht shtyp tash e sa kohë qytetarët e vendit. Duke qenë se znj. Jahajga atëbotë nuk njihej nga askush, madje as nga ata që vetë e përzgjodhën atë, Presidenca u shndërrua rrjedhimisht në hapësirë të përkryer për ndërtimin e një profili të pëlqyeshëm për revista dhe diplomatë ndërkombëtarë.

Dhe pavarësisht që imazhi nuk është refleksion i realitetit, meqë qëllimi i tij është ta mbulojë esencën substanciale të realitetit, pajtohem se presidentja ia ka dalë mbanë shumë mirë këtij qëllimi.

Por ç’kuptim mund të ketë atëherë imazhi i mirë i presidentes në kohën kur ai i vendit është si mos më keq?

Aspak, në gjykimin tim.

Madje po të kishte moral politik presidentja Jahjaga, nuk do të krekosej fare, siç bën aktualisht, por, përkundrazi, do të turpërohej para kësaj hataje të gjithanshme që ka pllakosur qytetarët e Republikës. Tekembramja, udhëheqësit e mëdhenj, që konsiderohen si prijës të drejtë e të ndershëm, e vlerësojnë personalitetin e tyre në relacion me atë të vendit.

Nuk mund të ketë udhëheqës të mirë nëse vendi i tij vuan për të keq. Sukseset apo dështimet e një vendi janë njëherazi sukseset dhe dështimet e udhëheqjes politike.

Prandaj, sukseset e një udhëheqëseje, siç është presidentja Jahjaga, nuk mund të maten me dështimet e vendit, siç është Republika e Kosovës.

E çfarë do të prodhonin më shumë se kaq Thaçi-Mustafa-Pacolli?





 

Komente (2)

Kur gjethet bien...20.06.2012/12:49

Pa e arsyetuar Atafuten...Armend, cili nga lideret e tjere po punoka per Kosove dhe jo per poziten e legenit te vet? Ama sall nji ementa jap krejt respektin tem!

Njomza20.06.2012/08:16

Atifetja eshte duke paguar revista dhe gazeta nderkombetore sidomos amerikane,per tu futur kinse ne listen e grave me me ndikim.Ketu eshte duke i dalur ne ndihme edhe Delli.Qellimi eshte qe te fshihet injoranca e saj ne cdo fushe te jetes.Se pari kane filluar ta mesojne te flas, pastaj si duhet ta mbaj qendrimin nje presidente, duke krijuar keshtu nje profil kukull qe i sherben me se miri. Dhe krejt ne fund neve popullit duhet te na imponohet mendimi kinse mire kane bere qe e kane zgjedhur.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu