• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Njëshekullori nuk dëshiron të pensionohet

Publikuar: 03.02.2013 - 17:45

Ndonëse i ka mbushur 100 vjet, britanikut Jim Clementsit as që i shkon mendja të pensionohet. Ai ishte pensionuar para 30 vjetëve, mirëpo për shkak të monotonisë vendosi të punësohet sërish.Clementsit tash ka filluar të punojë dy herë në javë në një firmë të sistemeve të alarmit, në krahinën angleze Essex.

Detyrat e tij në këtë vend të punës janë të rregullojë dokumentacionin, të lajmërohet në telefon, si dhe të fotokopjojë materiale të ndryshme,.

“Jim është i pabesueshëm. Ende punon dy herë në javë. Të gjithë ata që e shohin për herë të parë nuk mund të besojnë se ai i ka 100 vjet”, deklaroi për gazetën „Mirror“ një kolege e tij e punës, transmeton Albinfo.

Kolegët e tij të punës thonë se atij i pëlqen t’iu ndihmojë të tjerëve, ndërsa koleget thonë që ai di edhe të flirtojë.

Ky 100-vjeçar, i cili 19 vjet më parë ka mbetur i ve, merret me sport dhe është shumë i lëvizshëm për moshën që ka.

Kur nuk ndodhet në punë, Clements shkon në peshkim, ose punon në kopshtin e tij.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu