• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Aeroplani i princit saudit, me hamam, sallon, sallë për koncerte

Publikuar: 22.12.2012 - 12:44

Riad, 22 dhjetor – Princi suadit Alvalid bin Talal-al Saud para tre vjetëve ka porositur t’i punohet një Airbus i tipit A380 “sipas masës së tij”, i vlefshëm 240 milionë funte (mbi afro 300 milionë euro), që është aeroplani më i madh privat në botë. Thuhet se princi nuk ka kursyer, pasi aeroplani i tij, pos tjerash, do të ketë hamam klasik, sallon për koncerte, dhomë të posaçme për lutje etj, lifti për ngjitje e zbritje nëpër tre kate të aeroplanit, vendparkimi për veturën e tij luksoze Rols-Roys etj. .

Modeli i aeroplanit është i njëjtë me atë që disponojnë kompanitë “Singapor Airlines” dhe “Emirates”, por pasi që princit nuk i nevojiten 800 ulëse si për fluturimet ndërkontinentale, ai këtë hapësirë do ta shfrytëzojë edhe për pesë apartamente luksoze brenda aeroplanit. Ky superaeroplan do t’i dorëzohet princit para këtij ndërrimi të moteve.  

Ja se çka do të ketë ky aeroplan hiperluksoz: 

- shkallët kryesore spirale dhe liftin që do të jetë në shërbim për tre kate dhe njëherësh do të jetë hyrje personale e princit

- sallën e koncerteve me piano të madhe dhe 10 ulëse

- hamamin nga mermeri të trashësisë prej vetëm 2 mm për peshë sa më të vogël

- dhomën për pushim me ekrane të mëdha në dysheme dhe mure, ku do mund të shihen viset mbi të cilat fluturohet

- sallën e konferencave me një tavolinë të madhe, sipërfaqja e të cilës mund të shndërrohet në taç-skrin

- pesë apartamente luksoze

- parkingun

- 20 ulëse që shndërrohen në shtretër.

Princ Alvalid është pronar edhe i një jahti të madh luksoz, me gjatësi prej 84 metrave. 

Komente (7)

ell26.12.2012/10:15

valla boll i qart koka.

Mixha24.12.2012/14:12

Veq nje bazen po i mungojka...

uki23.12.2012/23:29

O me mir eshte te i ndihmoj palestinezve,se te porosite kesi lluksi,po qfar muslimani eshte ky i shkret.

hiq se hiq23.12.2012/19:32

dikush le te knaqet

BMH.de23.12.2012/12:00

Ja maron Gjermani tana a gjermani knaqet me mujt me shku ne puneme kam apo edhe me bicikull. A ne gjermani kush jeton pa dallim feje kombi, askush nuk vune urije, sigurim shendetsor, banim etj.U mundova me pak fjal.
Faleminderit.

Muslimani23.12.2012/01:00

Subhanallah, ka thën Pejgamberi s a v s se disa të Pasur Allllahu do ti fus në xhehenm per pak sekonda dhe do ti nxjerr dhe do ti pyt o robi jem a je kon i knaqur dunja a tka mungu naj sed, keta pisa dot thon ke kemi qen më te pervujaturit... Allllahu e udhzoft ja dhasht hakun. kjo esht prej shenjave te kjametit kur kembezbathurit bejn gara në shtepi te larta..

Prekazi22.12.2012/22:31

a ka naj vajze ky far Princi ajo?

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu