• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Shumica e mbi 100-vjeçarëve në Amerikë, gra

Publikuar: 12.12.2012 - 21:15

Washington, 12 dhjetor - Edhe pse tashmë është e ditur se gratë jetojnë më gjatë se burrat, një studim amerikan tregon se në kategorinë e njerëzve mbi 100 vjeç, gratë bindshëm prijnë në statistika, pasi në çdo mashkull 100-vjeçar vijnë pesë femra 100-vjeçare.

Sipas Entit të Statistikave në SHBA, që mbështetet në regjistrimin e popullsisë të vitit 2010, nga 53 364 amerikanë më të vjetër se 100 vjet, më shumë se 80 për qind janë gra.

Sipas Librit botëror të rekordeve “Guinness”, aktualisht banorja më e vjetër në botë është 115-vjeçarja, Dina Manfredini, me origjinë nga Italia, e cila jeton nga 1920 në Des Moines në Iowa të SHBA-së, transmeton Albinfo.

Në SHBA jetojnë 1.73 njëqindvjeçarë në 10 000 banorë, në Suedi 1.93, në Francë 2.79 dhe në Japoni 3.42 njëqindvjeçarë në 10 000 banorë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell