• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kinezi padit gruan se ishte e shëmtuar, zbulon të vërtetën

Publikuar: 31.10.2012 - 13:33

Peking, 31 tetor - Një kinez jo vetëm u divorcua nga bashkëshortja, por edhe e paditi atë, sepse “ishte e shëmtuar”, transmeton BW njoftimin.

Kinezi argumentoi në gjykatë se ai kishte qenë shumë i dashuruar me gruan e tij dhe se kishte jetuar mirë me të derisa sa lindi fëmija.

Kur gruaja lindi vajzë, filluan problemet, sepse, sipas burrit, foshnja nuk dukej të kishte ngjashmëri me ndonjë nga prindërit.

Fillimisht Feng fajësoi gruan e tij për marrëdhënie jashtëmartesore dhe në këtë pikë ajo vendosi të zbulojë sekretin e saj të madh. Para se të njihej me burrin e saj, gruaja kishte kryer një operacion plastik prej 100 000 $ për të përmirësuar imazhin e saj, diçka që nuk e kishte zbuluar më parë (foto). Atëherë burri vendosi ta hedhë gjyq.

Gjykata përligji ankesën e Feng dhe vendosi që gruaja t’i paguajë atij 120 000 $, për dëmin që i kishte shkaktuar me mashtrimin e saj.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CShi i lehtė
Shkup 26°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu