Balena beluga nxjerr zë njeriu, shkencëtarët të shokuar

Artikujt tjerė
- Dokumenti i cili ndryshon tregimin për Titanikun
- Përplasja Obama-Romney edhe videolojë
- Pesë muaj nuk diti që është fituese e 23 milionë USD
- 1 mijë armë në klinikën gjinekologjike
- Një elefant ka mësuar ti imitojë njerëzit
- "Pendohet" plaçkitësi i bankës
- Peshqit e kalojnë rrugën nëpër zebër
- Ora e carit rus Pavli i Parë u shit një milion dollarë
- Vajza-manekin hyn në botën e modës
- Uragani Sandy zhduku minjtë në New Jersye
Një grup i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur i shokuar pas zbulimit të balenës beluga, zëri i së cilës është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë njerëzor. Edhe pse më herët delfinët janë trajnuar për të imituar tingujt e së folurit njerëzor, nuk është e njohur që ndonjë kafshë spontanisht ka provuar një imitim të tillë.
Megjithatë, shkencëtarët kanë dëgjuar balenën nëntëvjeçare me emrin Noc që krijon tinguj të cilët janë disa oktava më të ulëta se ato normale.
Misteri i parë ishte se si balena i mësoi tingujt e tillë. Balenat njihen si kanarina të detit, sepse imitojnë tonet e larta, megjithatë kurrë më parë nuk është regjistruar ndonjë rast i imitimit të njerëzve.
Shkencëtarët e kanë incizuar Nocin dhe kanë zbuluar që ai mesatarisht flet nga tre sekonda, me pauzat që përkujtojnë të folmen njerëzore. Analiza e incizimeve ka treguar që frekuencat janë të shtrira në harmonika dhe nuk kanë kurrfarë ngjashmëri me tingëllimin e balenave.
Shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar që Noc mund të ndryshojë shpejt presionin në zgavrën e vet të hundës për të krijuar tingujt, përcjell BBC.
Hulumtimi ynë tregon që balena është dashur të modifikojë mekanizmat e vet vokal për të krijuar këta tinguj të ngjashëm me të folmen. Tingujt që i kemi dëgjuar janë dëshmi e qartë për mësimin vokal te kjo balenë e bardhë, ka thënë Sam Ridgway, president i Fondacionit Nacional për gjitarët detar dhe udhëheqës i hulumtimit. Zërin e balenës beluga mund ta dëgjoni në adresën http://soundcloud.com/io9/piis0960982212010093-mmc2


rrustem tahiri 30.10.2012/18:52
e paparashikueshme apo kjo eshte nje dukuri e rralle natyrore

olsa abdulahu30.10.2012/12:03
shum balen e bukur

alban29.10.2012/14:13
Qe edhe nje deshmi se Allahi eshte i madherishem...a ka njeri qe nuk e sheh vepren e Allahit edhe ketu...hahahahahah

b.bajrami29.10.2012/13:58
ne cfar gjuhe i ka thane 'dilni nga uji'?

a.rexhepi28.10.2012/12:46
balena beluga ka ngordhur para disa vjetesh. shkencetaret tani i jane rikthyer eksperimenteve qe dikur jane bere me te.
ajo mandje ka ditur te komunikoje me shkencetaret e atehereshem. per shembull ka ditur t'u thote 'dilni nga uji'.
por, shkencetaret atebote e kane injoruar kete fakt dhe e kane lene belugan pas dore, pastaj kjo ka filluar poashtu te tregoje mosinteresim.
dhe dikur s'ka komunikuar fare me shkencetaret.













e.sadriu30.10.2012/19:03
e paparashikueshme apo nje dukuti e rralle natyrore te cilen smund ta bej asnje shkenctar apo, ndonje doktor i klasit te larte kjo eshte diçka e papar thjesht diçka ekstreme te cilen sdo ta imagjinonote asnje njeri ne rruzullin toksor.Kjo tregon se ne duhet ti duam kafshet,shpezet apo çfar do lloj kafshe tjeter çe ekziston ne rruzullin toksor.