• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Aeroplani shndërrohet në çerdhe fëmijësh (video)

Publikuar: 24.10.2012 - 18:45

Rustavi, 24 tetor - Një avion pasagjerësh është shndërruar në një çerdhe fëmijësh në qytetin gjeorgjian Rustavi. Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit “Yakovlev 42”.

“Kam menduar një kohë të gjatë për një çerdhe, nga e cila fëmijët nuk duan të shkojnë në shtëpi”, tha profesori gjeorgjian Gari Chapidze.

Për të realizuar këtë ide Chapidze ka investuar shumë para për të siguruar aeroplanin nga Georgian Airways dhe për ta sjellë nga aeroporti i Tbilisit në qytetin Rustavi.

Së fundi, aeroplani është shndërruar për një destinim tjetër vetëm pas një procedure të gjatë të transportit dhe tani është jashtë pistës dhe shërben si një institucion edukativ.

“Ne kemi zgjedhur këtë kopsht, sepse kjo është diçka krejtësisht e re”, tha nëna Gvantsa Kemashvili për agjencinë e lajmeve AP, transmeton Albinfo.

Mjedisi i veçantë në të cilin fëmijët luajnë dhe shpenzojnë kohën për mësim i ka tërhequr vëmendjen edhe edukatores së kopshtit të fëmijëve Roza Katamadze.

“Aeroplani u sjell fëmijëve më afër botën e teknologjisë”, është e bindur Katmadze.

“Sigurisht, unë shpresoj se fëmijët nuk do të kenë më frikë nga fluturimi”, shoti edukatorja.

Komente (1)

lola31.10.2012/11:03

ide shum e mirë se femijet jan kureshtar per boten e teknologjis

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell