Guximi i një 6-vjeçari në Guatemalë

Artikujt tjerė
- Felix Baumgartner u hodh nga lartësia prej afro 39 kilometrave
- Austriaku synon hedhjen nga 37 kilometra
- Sekreti i gurit gjigant, që qëndron në ajër
- Në një plazh të Floridës u gjet syri gjigant i një krijese të panjohur
- Kapela me dëgjuese, një atraksion i ri për dëgjimin e muzikës
- Diplomon, 74 vjet pasi ka ndërprerë studimet
- Për 30 sekonda, bën 35 salto (Video)
- Një pikturë abstrakte shitet për 34.2 milionë dollarë
- Femrat preferojnë Facebook-un para seksit
- Beteja e kuajve në Kinë
Një 6-vjeçar i tregon policisë se si një bandë e armatosur i masakroi familjen, prindërit dhe dy vëllezërit së bashku me 3 fqinjë, e më pas i hedh dorën në shpinë në formë ngushëllimi së motrës vetëm 3 vjeç.
Ngjarja e tronditëse që po bën xhiron e botës ndodhi në një zonë rurale të Guatemalës dhe dy vogëlushët i shpëtuan mrekullisht reshjeve të plumbave mbi shtëpinë e tyre modeste, transmeton TCH.
6-vjeçari guximtar mundi ti shpëtonte plumbave dhe të largohej nga skena e krimit për tu rikthyer më pas të ndihmojë forcat e rendit në zbardhjen e asaj që kishte ndodhur. Në internet qarkullojnë pamjet tronditëse, por më pikëlluesja ishte ajo kur vogëlushi i hedh krahun në shpinë motrës 3-vjeçare dhe largohet.
Sa për motivet e masakrës, hetuesit vendas dyshojnë se bëhet fjalë për çështje pronash. Guatemala është në listën e vendeve më të rrezikshme në botë me kriminalitet galopant dhe në shumë raporte ndërkombëtare, 95 për qind e rasteve, autorët e krimeve nuk ndëshkohen.


pr10.10.2012/20:36
kur koka ba guantamala si kosova more

lol10.10.2012/14:33
Sa gjynafff kur ia ka hedhur krahun ne shpin motres tina!!










blini11.10.2012/08:31
O zot pse lejon kto gjera!!!!