Suedi: Para në këmbim të burgut

Artikujt tjerė
- Suedi: Para në këmbim të burgut
- Zbulohet piktura e Renuarit e vjedhur 60 vjet më parë
- Gjeti kërpudhën që peshon 50 kg
- Britanikut i kujtohet çdo detaj i dhjetë viteve të fundit
- Jam 110 vjeç, sepse lash cigaren kur isha 104 vjeçe
- Kufijtë më të rrezikshëm të globit
- Futbolli i ri: Një top, tri skuadra dhe tre gola (video)
- Këpucët e zonjës Marcos
- Zbulohet versioni paraardhës i "Mona Lizës"
- Në Rumani përgatitën 19 ton sallatë
Para në këmbim të burgut! Është kjo marrëveshja e dy miqve suedezë, njëri prej të cilëve pasi ka marrë paratë ka pranuar të shkojë në qeli për të zëvendësuar shokun e tij të dënuar për kontrabandë. Kontrabandisti, një 37-vjeçar me origjinë nga Goteborgu, ishte dënuar në vitin 2008 me një vit burg. Në muajt kur ishte kryer procesi gjyqësor ai kishte arritur të rinovonte patentën, por në dokument kishte zëvendësuar foton e tij me atë të shokut.
Më pas kishte kërkuar dhe siguruar një pasaportë të re në konsullatën suedeze të Amsterdamit dhe pikërisht në ditët kur shoku kishte hyrë në burg, ai ishte arratisur në Azi, transmeton TCH.
Mashtrimi është zbuluar së fundmi pasi fajtori i rremë ka shlyer dy të tretat e dënimit. Një oficer i policisë e ka marrë në pyetje dhe ka zbuluar se personi që kishte përpara dhe që kishte kryer 8 muaj burg, ishte vetëm një mashtrues.
Sipas policisë, kontrabandisti i vërtetë ndodhet në Filipine dhe këto ditë autoritetet kanë lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për të.








