• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zbulohet piktura e Renuarit e vjedhur 60 vjet më parë

Publikuar: 29.09.2012 - 21:46

Policia dhe administruesit e muzeut të Baltimorës po përpiqen të zbulojnë peripecitë e një pikture të Renuarit, që u vodh nga muzeu mbi 60 vjet më parë dhe përfundoi në një kuti me objekte të rëndomta që u shit për 7 dollarë 2 vjet të shkuara.Gruaja që e bleu kutinë në një treg të hapur për sende të përdorura, kishte në plan të shiste sot në ankand pejsazhin me titull “Në brigjet e Lumit Sen”. Por ankandi është anuluar, raporton VoA.

Pasi e kishte në zotërim për dy vjet pikturën, gruaja kishte vendosur ta analizonte nëse ishte e vlefshme dhe një firmë koleksioniste e kishte informuar që ishte vepër e Renuarit me vlerë aktuale 75 mijë dollarë.

Në vitin 1937 Muzeu i Artit në Baltimore e huazoi pikturën nga koleksionistja e artit Saidie May. Piktura u vodh në vitin 1950 dhe zbulimi i saj këtë vit ka çuar në dilemën se kujt i takon tashmë kjo vepër arti – familjes së koleksionistes May, Muzeut të Baltimorës, kompanisë së sigurimeve që dëmshpërbleu muzeun në vitet 1950 apo gruas që e bleu për 7 dollarë dy vjet më parë. Mbetet ende mister se si piktura e vlefshme përfundoi në një kuti me orendi pa vlerë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell