• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

A do të dëshmojnë një ditë shkencëtarët (mos)ekzistencën e Zotit

Publikuar: 26.09.2012 - 08:36

Gjatë disa shekujve të fundit shkenca gradualisht është duke marrë primatin ndaj besimit tradicional në ekzistimin e Zotit. Shumica e asaj që dikur ka qenë misterioze, siç është ekzistenca e racës njerëzore, kushtet e përkryera për jetë në tokë dhe funksionimi i gjithësisë, sot mund të shpjegohen me biologji, astronomi, fizikë dhe degët tjera të shkencës.

Edhe pse shumë mistere kozmike edhe sot mbeten të pashpjeguara, Sean Carroll, kozmologu teorik nga Instituti për teknologji në Kaliforni, beson që ekziston probabilitet i madh që shkenca më në fund të sjellë të kuptuarit e tërësishëm të universit, i cili nuk do të lërë hapësirë për besimin në Zot.

Siç thotë Carroll, ndikimi i religjionit është reduktuar në mënyrë drastikë në kohën moderne, sepse fizikanët dhe kozmologët kanë arritur të shpjegojnë fillimet e evolucionit të universit.

“Sa më shumë e kuptojmë universin, gjithnjë e më pak ka nevojë për të kërkuar ndihmën e të tjerëve”, ka thënë Carroll.

Shkencëtarët kanë mbledhur shumë dëshmi që mbështesin teorinë për Shpërthimin  e Madh (Big Bang). Modeli për shpërthimin e madh nënkupton që universi gjatë 13,7 miliardë vitesh është zgjeruar nga gjendja e përflakur, e dendur pakufishëm deri në gjendjen e sotme. Kozmologët mund të modelojnë çdo gjë që ka ndodhur prej 10^-43 të sekondës pas shpërthimit e deri sot.  E panjohur është vetëm një pjesëz e sekondës para shpërthimit.

Siç ka thënë Carroll para pak kohe, qëllimi kryesor i fizikës moderne është formulimi i teorisë e cila përshkruan tërë universin, nga niveli subatomik deri te madhësitë astronomike, brenda teorisë së njëjtë. Teoria e tillë, e quajtur gravitacioni kuantik, do të përshkruajë gjithçka që ka ndodhur në momentin e shpërthimit të madh.

Një nga këto teori thotë që në shpërthimin e madh nuk duhet të shikohet si në pikën fillestare, por si në periudhën transitore të universit të amshueshëm. Universi sillet si balonë, e cila periodikisht fryhet dhe shfryhet nën disa kushte të veta. Sipas asaj teorie, koha nuk ka pasur fillimin e vet, çka do të thotë që Libri i Gjenezës bëhet tërësisht irelevant.

Megjithatë, disa shkencëtarët besojnë që dëshmia për ekzistimin e Zotit ndodhet në shumë konstante fizike të cilat definojnë universin tonë, të cilat janë absolutisht të përkryera dhe të përshtatshme për përkrahjen e jetës. Nëse ndonjëra nga këto konstante do të ndryshonte edhe fare pak, universi do të ishte i panjohshëm.

Megjithatë, disa versione të teorisë së gravitacionit kuantik kanë shpjegim edhe për këtë. Sipas këtyre teorive, universi ynë është vetëm një nga shumë universe të pakufishme të cilët së bashku formojnë multiversumin. Në secilin prej atyre universeve situata është e ndryshme, ndërsa vetëm disa nga ato kanë kushte të përkryera për jetë.

 

 

Komente (25)

juventus01.10.2012/21:41

njohurit e pakta ne shkenc te bejn ateist

argoni01.10.2012/13:44

Amerika e ka nje parolle primare edhe ate ne monedhat e dollareve ! "In GOD we believe" dhe se qdo gje lidhet permes Zotit.Teper jemi te imte dhe mikrobial ne kete vend gjithesor qe te kuptojme me shume per krijuesin dhe gjerat tjera! Duhet shume e shume evoluime per te bere dhe per te kuptuar realitetin.Deri sa perdorim vetem 1.6 te trurit veshtire qe do mberrijme diku!

agimi01.10.2012/10:13

Kjo eshte qe shume njez te thjesht apo te menqur apo edhe shume shknctare i mundon veq mu jo kush nuk binde ather le ta zberthen feq fjale ZOT nga e ka prejadhjen dhe sa e vjeter eshte kete veq ne gjuhe shqipe mund ta kerkon kur ta zbuloi prejadhje e fjale ather do te ndiheni te qete a EKZIISTON APO NUK EKZISTON ZOTI

burimi01.10.2012/09:37

Une ketryre ... ava do ti them nje fakt shume relevant filozofik, se edhe mosekzistenca edhe nje lloj ekzistence, njerezit qe nuk besojne ne ZOT jane injorant sepse ne jetojme ne nje univerz ku veprojne shume forca te padukshmee por qe jemi gjithmon te ndikuara nga to siq jane forcat elektromagnetike, kinetike, potenciale, gravitacionale, dhe jeta jone edhe e varur nga keto forca, por asnjeher keto forca nuk kemi mundesi ti perceptojme me shqisen e te pamurit, por permes arsyes apo mendimit te shendosh ne besojme ne keto forca, por te gjitha keto forca nuk jane te rastesishme, por te gjitha keto kontrollohen nga nje Intelegjence Koszmike qe e ka emrin Zot.

Fatosi01.10.2012/00:04

Per mua ka mister te mdha ne baz te logjikes del se eshte dikush qe i rregullon gjerat ne kte Bot, 1. Sipas evolucionit qenjet e gjalla evoluna nga organizmta nje qelizor ne shume qelizor, bije pytja si erdhi deri te krijim i organizamve nje qelizor, nese paska lind nje qeliz rastesish asje ju eshte dashur kohe te evoluoj qe te mundesoj shtimin e saj, azgje e pa arsyshe nuk ndodh, as qeliza nuk u krijua rastesisht, 2,bing beng, bota u krijua nga azgjafi te themi, teoria marksist thoshte se unuverzi eshte i pa fund dhe materja, si eshte e mundur te lind diqka nga azgjafi vetvetiju, kshtu qe kjo e verteton se Zoti ekzisotn njeriz kan besu dhe kan me besu gjithmon.

Dentisti29.09.2012/14:48

Argumenti me i mire i EKZISTENCES ,ESHTE MOSEKZISTENCA.dicka qe nuk ekziston ne nuk kemi si ta dijme cka eshte ajo qe nuk ekziston.

eoni27.09.2012/22:44

ZOTI OSHT MA I MADHI KRIJUSI I GJITHSIS

petrit shala27.09.2012/10:05

nese krejt njerezia besojn ne zote athere zoti me te vertet egziston?

Afrimi26.09.2012/21:16

Aty ku mbaron dituria fillon feja e besimet e kota.

naseri 26.09.2012/21:13

Le te me sqaroj dikush nga shkencaret me ate teorin e big bang te nje shperthimi te madh qe sipas tyre kshtu eshte krijuar universi atehere ne te gjithe e dijm qe ne nje shpethim sadopak te vogel nuk mund te kontrollohet asgje e lere me big bangun qe e gjithe galaktika eshte e radhitur ne menyren qe askush edhe sot nuk mund dhe nuk do te mundin kurr te japin shpjegim se si gjithe planetet kan levizjet e tyre per rreth diellit e asnjeri ndoshta me gjithe rrugen qe e bejn me miliarda vite nuk humb ne koh dhe ne rrugen e tyre me nje fjal gjith

Shqiptari26.09.2012/20:37

Te besosh ne ZOT eshte gjeja me e mire per mendjen

Amri26.09.2012/20:10

Po shkencetar qe me jan.

london26.09.2012/17:32

MOS LUANI ME VET VETEN O NJERZ TE MJER,natyra''zoti'' do tju denoje .

agroni fr26.09.2012/16:52

Per " META n ". Allllahu eshte zoti , krijuesi bemiresi , fuqiploti. Zot do te thot zotrues , ai qe zotron diqka.
Allllahu eshte zotruesi i gjithqkafit , i krejt asaj qe shihet e qe nuk shihet.

Rina26.09.2012/15:35

Me pelqej komenti i metes. Se kuptoj pse ju tingellone ma bukor fjala allahh se sa ZOT

kushtrimi26.09.2012/15:22

Shkencetareve ju eshte dasht me shpenzu miljarda dollare dhe qindra vite pune per te vertetuar Big Bangun, kurse kjo na eshte servuar e gatshme ne Kur'an 1400 vite me pare. Allahu Ekber

agroni26.09.2012/14:20

... shkenca dhe kurani
httpwww.youtube.comwatch?vFUUPYs0gElU

sara26.09.2012/13:48

heyy a jeni normal a pak nuk po e verreni e ende nuk jeni vertetu se NUK ka ZOT tjeter pos Allahut xh.sh!! e sa per shkenctart ata skan shka me vertetu ma teperrr o njerzz vet duhet me i pa do sende...Zoti ju udhezoftt!!

vezir pasha26.09.2012/13:37

Malsori vertet malesor. Ne kuran shkruan se skajet e tokes gjithkah bashkohen dhe se toka nuk peshon askund. Dhe se gjithsija ka fillue nga nji pik dhe ajo vazhdimisht zgjerohet.Nuk e dij une malsori edhe pse malsor, poqese nuk din ma mir te shkruas.

Malsori26.09.2012/12:42

Ne Kuran dhe Bibel shkruan qe toka eshte pllak e rrafsht. Nese keto dy libra jan prej zotit athu se diti zoti qe toka eshte e rrubullaket?

vezir pasha26.09.2012/12:34

Nuk eshte e vertet se shkencatart jan te pa fe. disa jan mirpo shumica jo. Ngase e kan kuptue se vet nuk jan asgja. Lypeni nepr you tube vetem me emer shkencetari... dhe do ta shifni se sa alamet shkenctar kan hy ne fe.

meta26.09.2012/11:55

A din kush te mke tregoi ndryshimin ne mes zotit dhe allahut. Dij vetem se ata qe flasin shqip duhet te adhurojn zotin shqiptare.

arta26.09.2012/10:54

vetem te dijshmit e te menqurit e kuptojne fuqine e Allahut, shkenctaret e dine shume mire se ekziston Zoti keshtu qe nuk ka nevoje te diskutohet bile

Shkumbin muriqi26.09.2012/08:50

Nje pjese e shkenctarve e kan deshmuar egzistencen e zotit dhe besojn ne zotin sepse ase zoti e ase feja nuk e ndalon ase nuk e refuzon studimin e shkences? ndersa nje pjese e madhe e shkenctarve jan ateist dhe te bashkuar ne sektet e satanit Iblisit si dhe te Zevendsave te tije Luciferit dhe Ifritit dhe keta shkenctar qe bejn pjes ne keto sekte normal qe mundohen nat e dite me shpik vica dhe palla ... te kota se kinse zoti nuk egziston? sepse ne ideologjin e shejtonve eshte baza kryesore e mesimeve te tyre per ti bindur njerzit se nuk egziston zoti se ne ate rast kur dikush bindet ne ate menyre shejtonet ate njeri e hipin ne sikija si te dojn ata vet? Njeri nder shejtonet njerz me sinkronizimin e materjes njerixhin ishte Darvini i cili mashtroj njerzimin se zoti nuk egziston ndersa njerzit kan prejardhjen nga majmuni? Padyshim Darvini do te ngele si shejtani dhe majmuni me i madhe ne historin e njerzimit tek njerzit me rreze te larta intelegjence?

fisi26.09.2012/08:49

Mos eshte e kunderta o injorant se sa me shume qe thellohesh ne shkence, vjen nje perfundim qe ekzisotn nje fuqi e vetme qe quhet Allah qe e ka bere cdo gje perfekte. Sepse asgje nuk ndodh vetvetiu dhe nese nuk ka nje shkak nuk ka as pasoje.Por thuhet ne Kuran per njerez te tille, citat "Ata kane perde ne sy dhe veshet i kane te mbyllur dhe nuk duan te shohin"

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu