Po humbe, kjo këpucë të çon në shtëpi

Artikujt tjerė
- Po humbe, kjo këpucë të çon në shtëpi
- Macja që këndon me muzikë rok (Video)
- Shtëpia më luksoze me rrotë (video)
- Ngrohja globale, po rilindin pyjet e hershme
- Lufta njeri-peshk për peshkun e kapur (Video)
- Dyvjeçari kalon kufirin gjermano-austriak me trotinet
- Zbulohet galaktika 13,2 miliardë vite dritë larg
- Nuk dinte që ishte shtatzënë, lind në frontin e luftës
- Vesh njëkohësisht 302 palë mbathje
- U gjet arma më e vjetër në historinë e njerëzimit.
Londër, 23 shtator - Një këpucëtar anglez ka krijuar këpucën që ia gjen të zotit rrugën për në shtëpi. Por, as kjo këpucë nuk ecën në vend të tij.
Falë një transmetuesi GPS, të vendosur në të, këpuca elegante e këpucëtarit Dominic Wilcox e gjen me saktësi rrugën nga do të shkojë ai që e ka të mbathur. Dritat LED në maje të këpucës tregojnë se sa larg është caku dhe në çfarë drejtimi ndodhet ai, transmeton Albinfo.
Si frymëzim për këtë inovacion, këpucëtarit Wilcox i ka shërbyer një figurë e romanit Magjistari nga Ozi. Personazhi i këtij romani, Dorotea e vogël, së pari i rrihte këpucët, të cilat pastaj e çonin atë në shtëpi.
Pastaj, në bashkëpunim me një ekspert të teknologjisë dhe me ndihmën e një fabrike lokale, Wilcox e ka bërë realitet ëndrrën e tij.
Ende nuk dihet se a do të ketë prodhim serik të këpucëve me GPS dhe, nëse po, kur do të fillojë ai.








