• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shkon në tualet, të sheh tërë rruga

Publikuar: 16.09.2012 - 22:14

Manhatan, 16 shtator - Të sikletshme por edhe gazmore në të njëjtën kohë, janë këto imazhe që shfaqen nga tualeti i një hoteli në New York.

Vizitorët, të cilët ndodhen në katin e 18-të të këtij hoteli, mund të kenë pamje fantastike brenda ambienteve ku ndodhen, por tjetër imazh paraqitet për kalimtarët e rastit, të cilët të hutuar shikojnë çdo veprim të tyre, kur ata kryejnë nevojat personale në këto tualete, transmeton noa.

Këto tualete janë lehtësisht të dukshme nga njerëzit në rrugë, pasi muret e hotelit në këtë ambient janë tërësisht prej xhami.

Njëri prej vizitorëve të këtij hoteli shfaqet në këto foto duke mbajtur në njërën dorë telefonin dhe në dorën tjetër letrën e tualetit.

Të gjithë këta persona nuk janë në dijeni të transparencës së xhameve të tualetit, ndërsa kalimtarët e rrugës të çuditur ngrenë kokën dhe shikojnë me habi këto pamje.

Mediumet e huaja nënvizojnë se ky është një ndër hotelet e preferuara edhe nga personazhet e famshëm, përfshi këtu Leonardo DiCaprio dhe Cameron Diaz.

Komente (1)

halori16.09.2012/23:33

Pƫr dallim nga kƫto nƫ Manhatan, disa banjo tƫ filologjikut, nuk kanƫ xhama, ti mund t'i shikosh njerƫzit jashtƫ, kurse ata mund tƫ ta shohin vetƫm kokƫn dhe njƫ pjesƫ tƫ epƫrme tƫ trupit.

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu