• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Me 250 euro investim, merr foto nga 33 km lartësi mbi Tokën

Publikuar: 12.09.2012 - 21:33

Londër, 12 shtator – Britaniku i ri Adam Kadworth ka arritur të dërgojë në gjithësi një fotokamerë dhe të bëjë incizime të shkëlqyeshme të Tokës, dhe tërë këtë ia ka dalë ta bëjë me buxhet shumë modest, gjithsej 250 euro.Ky 19-vjeçar ka blerë fotoaparat të lirë nëpërmjet internetit dhe vet e ka konstruktuar  pajisjen me të cilën e ka lansuar aparatin në rreth 33 kilometra mbi sipërfaqen e planetit tonë. Ai e ka lansuar fotoaparatin në stratosferë me ndihmë të ballonit, të cilin e ka pajisur edhe me GPS, me radio aparat dhe me mikroprocesor.

“Ky është vetëm hobi. Një sfidë të cilës kam dashur t’i përgjigjem edhe pse nuk posedoj kurrfarë diturish nga astrofizika”, tha ai për gazetën britanike Telegraph.

Ky britanik i ri, i cili studion inxhinierinë, thotë se ka dëshmuar se me gjithsej disa qindra euro është e mundshme të fotografohet bota nga një lartësi stratosferike.

Mbase kjo ndërmarrje e tij do të nxisë për të menduar edhe NASA-n amerikane, e cila gjatë vitit shpenzon miliona dollarë në pajisje nga më të ndryshmet për të fotografuar sipërfaqen e Tokës nga gjithësia.

 

Komente (1)

Kosmonauti12.09.2012/22:47

Ska hajgare NASA eshte tjeter. Ky ka ba foto amatore.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell