E bleu pikturën 7 dollarë, vlen mbi 100 mijë! (Video)

Artikujt tjerė
- E bleu pikturën 7 dollarë, vlen mbi 100 mijë! (Video)
- Arkeologët zbulojnë hajmalitë e Kohës së Gurit
- Dardha me formë të Budës
- Udhëtim në qendër të tokës
- Keni shtëpi të vogël, ja zgjidhja e kinezëve...
- Fituesin e 52 milionë dollarëve e gjetën pas një muaji
- Mimoza e turpshme, me helm si kobra (Video)
- Dyvjeçari u bë kujdestar i kopshtit zoologjik
- Brazil, një grua martohet me dy burra njëkohësisht
- Nëna e 12 fëmijëve lind pesënjakë
Virginia, 9 shtator Shtatë dollarë ka paguar një grua në një treg të plaçkave në Virginia të SHBA-së një pikturë për të cilën besohet se është vepër e mjeshtrit Renoir.
Piktura gjendet në vlerësim, por ngjyrat specifike në pëlhurë dhe lëvizjet e shpejta me brushë flasin së bëhet fjalë për vepër origjinale. Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për veprën e humbur Paysage Bords De Seine.
Piktura do të shitet në ankand, kurse mendohet se ajo do të shitet të paktën për 100 mijë dollarë, transmeton gazeta kroate V. List.
Pronarja e rastit shpreson që piktura do të përfundojë në duart e ndonjë koleksionisti të pasionuar. Ajo deklaroi se kishte frikë ta mbante për vete, por që nuk ka dyshuar aq shumë se ka goditur mu në mes kur në pikturë ka parë edhe pllakën me mbishkrimin Renoir në kornizën e pikturës dhe andaj e ka çuar për vlerësim.








