• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Të vriten pulëbardhat për të shpëtuar balenat

Publikuar: 29.08.2012 - 20:44

Të qëllohen pulëbardhat për të shpëtuar balenat. Kjo është ideja që po zë vend gjithnjë e më shumë mes autoriteteve lokale të Puerto Madryn në Patagonia të Argjentinës. Sipas autoriteteve, pulëbardhat janë shndërruar në një kërcënim të vërtetë për balenat, pasi ushqehen me mishin dhe lëkurën e tyre gjatë kohës kur kafsha gjigante ujore del në sipërfaqe. Rastet e ngordhjes së balenave si pasojë e dëmtimeve të mëdha të marra nga pulëbardhat janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Kjo sipas autoriteteve argjentinase është pasojë edhe e rritjes së konsiderueshme të numrit të shpendëve në Gjirin e Puerto Madryn, e njohur nga biologët si zona më e madhe në botë e preferuar nga balenat për riprodhimin e tyre.

“Balenat sjellin turistë dhe turistë para. Për të mos u privuar nga këto të ardhura, po mendohet seriozisht që të autorizohet policia bregdetare që të hapë zjarr ndaj pulëbardhave”, thotë një zyrtar lokal, transmeton TCH.

Por ideja për asgjesimin e pulëbardhave kundërshtohet fort nga ambientalistët dhe shoqata të mbrojtjes së kafshëve dhe shpendëve. Sipas tyre, autoritetet duhet të ndalojnë peshkatarët të hedhin në det mbeturinat në mënyrë numri i këtyre shpendëve të reduktohet natyralisht.





 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell