• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Britanikët fotografohen lakuriq në mbështetje të Princit Harry

Publikuar: 29.08.2012 - 11:06

Londër, 29 gusht - Mijëra britanikë kanë vendosur të mbështesin Princ Harry, i cili u ndodh në qendër të polemikave pas publikimit në media të fotografive të një party në Las Vegas, ku ai është paraqitur lakuriq.

Më shumë se 14 mijë përdorues të Facebook u bashkuan në grupin e quajtur "Të mbështesim Princ Harry, duke e përshëndetur atë lakuriq!" (“Support prince Harry with a naked salute!”). Ata publikojnë fotot e tyre pa veshje fare, në të cilat përshëndesin ushtarakisht në nder të Princit 27-vjeçar.

Popullaritet më të madh fitoi fotografia e disa ushtarëve që bëjnë përshëndetjen ushtarake. Në vend të rrobave të trupit ata kanë vetëm automatikët. Konfirmohet se fjalë bëhet për ushtarakët britanikë që janë në Afganistan, ku Princi Harry - oficer dhe pilot helikopteri - pat shërbyer në vitin 2008.

Kjo foto është ribotuar të martën nga gazeta “The Sun” - e vetmja në Britaninë e Madhe, e cila ka publikuar foton e Princit lakuriq, pavarësisht kërkesës së familjes mbretërore për të mos e bërë këtë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CKryesisht me vranėsira
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell