Foshnja nga vetura e vjedhur u kthehet prindërve

Artikujt tjerė
- Pesë patundshmëritë më të shtrenjta
- Humb 127 kg brenda një viti
- Familja më e madhe e jetëgjatëve jeton në Sardenjë
- Hotel luksoz për qen
- Pishina më e thellë në botë
- Në Etiopi është viti 2004!
- Amerikania 62 vjeçare, niset not nga Kuba në SHBA
- Foshnja nga vetura e vjedhur u kthehet prindërve
- Hotelet më të shtrenjta në botë ndodhen në Moskë
- Krijojnë energji me pedale, ulin dënimin e burgut
Një foshnjë në Emiratet e Bashkuara, e cila gjendej në pjesën e prapme të veturës në kohën kur ajo po vidhej, iu bashkua familjes pas kërkimeve më se shtatë-orëshe, njoftoi e përditshmja The National.
Vajza një-muajshe, Lailas, gjendej në një Toyota Prado kur u vodh në zonën Santasija të Sharjahit, jo larg qendrës komerciale në Dubai.
Prindërit e kishin lënë vajzën në veturë derisa po blenin diçka në një dyqan të dielën.
Vetura me foshnjën brenda ishte zhdukur brenda minutash.
Pas vjedhjes së veturës, policia lëshoi një alarm në rrjetin social Twitter i cili u rilëshua shumë shpejt nga një mijë e 700 njerëz, përfshirë ministrin e jashtëm, Sheik Abdullah bin Zajed dhe qindra banorëve të Sharjahit.
Vetura, bashkë me foshnjë, u gjet pas disa orëve në Muvajlah- disa kilometra nga vendi ku ishte vjedhur vetura.










linda23.08.2012/10:13
per qato e kan lon beben ne veture, me ja u rujt