• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Dy motra me një trup do të kenë emisionin e tyre (Video)

Publikuar: 10.08.2012 - 19:26

Abby dhe Brittany kanë qenë historikisht “yje” të shumë dokumentarëve për shkak se kanë një trup dhe dy koka. Ato tani do të kenë emisionin e tyre “Reality show me Abby dhe Brittany”, që do të fillojë në fund të gushtit në kanalin TLC.

Ky emision do të ndjekë dy motrat kur do të marrin diplomën e tyre në Universitetin Bethel në Minnesota, duke kërkuar punë, gjatë udhëtimit të tyre nëpër Evropë me miqtë, etj..... “Kudo që ato të shkojnë tërheqin vëmendjen”, thotë një mik siamez. “Unë nuk e di se si ata do arrijnë të qëndrojnë gjatë gjithë ditës”.

Dy motrat thonë se duan të dëshmojnë se ato janë të ndryshme dhe kanë plane të mëdha. “Na besoni, ne jemi dy femra krejtësisht të ndryshme”, thanë Brittany the Abby. “Ne dëshirojmë që një ditë të bëhemi nënë, por ne nuk duam të flasim rreth asaj se si ne do ta bëjmë atë”, transmeton albinfo.

 Në reklamën e emisionit mund të shihni vajzat në treg, me biçikletë, në shitore, në plazh, si të gjitha vajzat e reja të kësaj epoke, por çështja shtron pyetjen e përhershme të emisioneve “Reality show”: A e kanë këto vajza të qartë se ekspozimi i tyre në emisione të tilla përmban diçka të dëmshme?


Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell