Piranat dhëmbëmprehta arrijnë në kufirin Greqi-Turqi

Artikujt tjerė
- Piranat dhëmbëmprehta arrijnë në kufirin Greqi-Turqi
- Protestë me puthje kundër arrestimit për puthje
- Sekti i profetit të vetshpallur
- Të papaguar por të gëzuar, ushtria e vullnetarëve fiton zemrat në Olimpiadë
- Restoranti që shërben ushqimin mbi trupin e modeleve lakuriq
- Dhelpra, udhëtare në metronë e Londrës
- Fshat në Kosta Rika me shtëpi në pemë (video)
- Peshkaqeni-balenë i gjatë 13 metra (Foto)
- Gjiganti 218 kilogramësh, tregimi i vërtetë olimpik
- Në Antarktik do të rriten edhe palmat ?!
Athinë, 9 gusht Lloji i dytë i peshku më të rrezikshëm, i quajtur pirana, është kapur dje në lumin Evros në Greqi. Peshku, 25 cm i gjatë, u kap nga kryetari i shoqatës së peshkatarëve amatorë, Kostas Tsolakidis në lumin Evros, në kufi me Turqinë.
Peshkatari i dërgoi fotot e peshkut në seksionin e peshkimit të Kavallës, ku u konfirmua se ai është i llojit të veçantë, por peshku do të dërgohet për analiza të mëtejshme.
Disa ditë më parë një peshk i llojit piratja, 45 cm, u kap në deltën e Evros edhe nga peshkatari turk, Osal Kadir.
Kapja e dy piranave, peshqve me dhëmbë, ka shkaktuar panik ndër banorët e zonës, të cilët tani kanë frikë të hyjnë në lumë edhe për shkak të reputacionit të keq që ky lloj peshku ka fituar nga filmat horror.
Piranat jetojnë në pellgun e lumit Amazon dhe rajone të tjera të Amerikës së Jugut. Ky që u kap dje është një nga të paktën dhjetë llojet e ndryshme, e njohur si "pirana me bark të kuq, një nga më të rrezikshmet e piranave që jetojnë në Amerikën e Jugut, Amazon, sidomos në Paraná, tha Argyris Kallianiotis, drejtor i Institutit të Peshkimit në Kavalla, raporton Balkanweb.
Sipas shkencëtarëve, ky është një fenomen i përkohshëm. Sipas tyre, dikush i ka mbajtur peshqit në akuarium dhe i ka hedhur në lumë. Ata sigurojnë se dimri do t'i japë zgjidhje situatës, sepse piaranat nuk mbijetojnë në ujë me temperaturë nëm 20 gradë Celsius.






