• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vërshimet: Kinezët peshkojnë nga ballkoni

Publikuar: 28.07.2012 - 15:33

Çongçing, 28 korrik - Banorët në një bllok banesash në Kinë i kanë shfrytëzuar përmbytjet që i kanë bllokuar nëpër shtëpi, duke u argëtuar me peshkim nga ballkonet. Uji ka arritur nivele të pazakonta në qytetin Çongçing nga lumi i afërt Jangce, dhe ata kanë parë nga lart peshq që qarkullonin në vendparkimin e veturave të mbushur me ujë. Kështu kanë marrë grepat e kallamat dhe kanë nisur aktivitetin. Mediet kineze raportojnë se disa prej tyre kanë qenë me fat, sepse kanë arritur të zënë peshk të freskët. Peshkatari Lei Liao tha: “Unë nuk kapa asgjë, por fqinji im kapi dhe, veç kësaj, ishte një mënyrë fantastike për të kaluar kohën”.

Banorët kanë raportuar se nga lart dukej se ka plot peshk dhe gaforre për të zënë. Kështu të gjithë janë në pritje të një vakti të mirë. Shirat në Kinë janë më të rëndat në tri dekadat e fundit dhe kanë shkaktuar vdekjen e  111 personave.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell