Zbulohet barka më antike e Faraonit

Artikujt tjerė
- Zbulohet barka më antike e Faraonit
- Me biçikletë nga Kina në Londër
- Amerikani që e mundi AIDS-in
- Vila e Al Capones do të shitet për 10 milionë dollarë?
- Gjallesë e çuditshme në Rahovec (Video)
- Peshkaqeni në dyqanin e peshqve
- Vodhi 240.000 tableta viagre
- Pjepri që kushton 10 mijë dollarë
- Shkrirje masive e akujve të Groenlandës
- Ende vibrojmë nga goditja e para 100 milionë vjetëve
I përket një periudhe rreth 3000 vjet para Krishtit, kur në Egjiptin e Lashtë mbretëronte faraoni Den i dinastisë së parë, barka më e vjetër e gjetur deri më tani.
Lajmërimi është bërë nga sekretari i shtetit egjiptian për antikitetin, Mohamed Ibrahim Ali, i cili ka sqaruar se mjeti lundrues antik, që varrosej bashkë me sovranin, pasi i shërbente për të kaluar në botën e përtejme është gjetur në Abu Rawash, lokalitet rreth tetë kilometra në veri të Gizës, ku shtrihet rrënojat e piramidës së zhdukur të Djedefre, djali dhe pasuesi i Keopsit.
Ali ka shpjeguar se barka e çmuar është në gjendje të mirë dhe ekipi i institutit francez të arkeologjisë orientale e ka transferuar në Muzeun egjiptian për t'u restauruar dhe më pas do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar të civilizimit egjiptian, një muze i ri që pritet të hapet brenda këtij viti.








