• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Vila e Al Capones do të shitet për 10 milionë dollarë?

Publikuar: 26.07.2012 - 18:51

Miami, 26 korrik - Pas veturës, del në shitje edhe vila e gangsterit famëkeq amerikan me origjinë italiane, Al Capone. Objekti ndodhet në Miami dhe do të dalë në ankand me shifrën fillestare prej 9 milion e 950 mijë dollarë.

Shtëpia i përket stilit të ndërtimit Art Deco dhe është ndërtuar në vitin 1922 posaçërisht për magnatin e pijeve alkoolike të ndaluara të asaj kohe, Clarence Busch. Në vitin 1928, ky i fundit ia shiti vilën Al Capones “me një çmim simbolik”. Mediat e asaj kohe folën për një shitje të detyruar, për shkak të kërcënimeve dhe shantazhit që Capone i bënte Buschit.

Pikërisht në këtë kompleks luksoz u projektua vrasja e 7 kryemafiozëve rivalë të Capones, në natën e 14 shkurtit të vitit 1929.

Si transmeton Top Channel, në ankand para pak ditësh doli edhe vetura e Al Capones. E blinduar dhe me sistem që mundësonte hapjen e xhamit të pasmë për të qëlluar ndaj armiqve të mundshëm (që Capones nuk është se i mungonin), që mund ta ndiqnin gjatë rrugëtimeve të tij. Vetura e tipit Cadillac, e projektuar enkas për kryemafiozin e viteve ‘20 të shekullit të kaluar, u hodh në ankand me vlerën fillestare 420 mijë dollarë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell