• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kadillaku i Al Capones në ankand

Publikuar: 11.07.2012 - 13:24

Kadillaku i blinduar, që i përkiste gangsterit të famshëm Al Capone, është nxjerrë në ankand në Shtetet e Bashkuara. Ai do të mbahet më 28 korrik. Çmimi i pritshëm i shitjes së makinës lëviz nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.

Kadillaku i Al Capones i përkiste atij deri në momentin e arrestimit në vitin 1931. Një vit më vonë makina gjeti një pronar të ri. Pas restaurimit të makinës në vitet 1950 nuk është ruajtur pjesa më e madhe e shtresës së blinduar, megjithatë kanë mbetur xhamat antiplumb dhe penxherja e pasme e hapshme. Pikërisht nga kjo dritare anëtarët e bandës qëllonin ata që i ndiqnin nga pas.

Djali i emigrantëve italianë Al Capone merrej me shitjen ilegale të alkoolit në Chicago gjatë veprimit të "Ligji i thatë" në SHBA në vitet '20 - 30 dhe u bë simbol i mënyrës së jetesës shumë luksoze "gangstere".

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell