• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Çifti jeton në shpellë, në bregdetin e Iraklios

Publikuar: 11.07.2012 - 11:58

Mediat greke kanë botuar një lajm që po shokon mbarë opinionin në Greqi. Duket e pabesueshme, por historia e mëposhtme është e vërtetë dhe po ndodh aktualisht në Iraklio të Kretës, në Greqi.

Një çift emigrantësh bullgarë, banojnë në një shpellë, buzë rrugës në bregdetin e Iraklios, ku kanë ndërtuar një "shtëpi" të vogël. Ata janë duke u përpjekur në këtë mënyrë, për t'i mbijetuar krizës së vështirë.

Çifti erdhi në Iraklio nga Bullgaria, duke lënë shtëpinë e tyre, për të bërë para në ishull, gjatë sezonit turistik. Burrë e grua vendosën të jetojnë në shpellë, pasi situata nuk iu lejonte të merrnin shtëpi me qera. Të vetmet gjëra që kishin në shpellë, ishin një krevat i thyer ku flinin dhe një tigan, që e përdornin për të gatuar ndërsa në vend të dyerve përdornin kartona. Ata punojnë vetëm pak ditë në muaj në bujqësi, me një pagë shumë e ulët.

Historia e dy emigrantëve 58 dhe 45 vjeç, preku zemrat e shumë personave që e mësuan. Kalimtarët nuk iu kanë besuar syve, kur u përballën me këtë imazh dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale të shtetit.

Sipas organizatave të ishullit, situata e çiftit është shumë dramatike. Buurë e grua mbijetojnë në një varfëri të skajshme dhe duhet një ndërhyrje e organizuar nga shteti. Qendra të Punës Heraklion, premtoi se do të ofrojë ushqim dhe mjete të nevojshme bazë. "Tani dua vetëm 72 euro për të shkuar në Bullgari, asgjë tjetër. Unë dua të shkoj në shtëpi", tha emigranti bullgar, të cilit i janë premtuar paratë e biletës, për t’u larguar drejt Bullgarisë.

Emigrantët në Greqi janë një kategori, e cila është prekur më dhunshëm nga kriza ekonomike dhe nuk përfshihen në masat e shtetit për mbështetje financiare.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 16°CShi i lehtė
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu