Avionët thyejnë xhamat e Gjykatës së Lartë

Artikujt tjerė
- Avionët thyejnë xhamat e Gjykatës së Lartë
- Në Australi, qielli merr flakë
- Nxënësit gjermanë nuk e dinë kush ishte Hitleri
- Bimët mishngrënëse që ushqehen nën dhe
- Avioni me 52 udhëtarë gjendet pas 60 vjetësh
- Krokodili 6.17 metra i gjatë, me peshë mbi një tonë
- Qyteti italian, në ankand
- Lindi 10 fëmijë për nëna të tjera
- Krateri më i madh dhe më vjetër në Tokë zbulohet në Grenlandë
- Burgu ku gratë lidhen me zinxhirë
Dy pilotë brazilianë të forcave ajrore janë në telashe të mëdha pasi kanë fluturuar ulët me një shpejtësi supersonike dhe si pasojë kanë thyer të gjithë xhamat e Gjykatës së Lartë të Brazilit.
Vala e krijuar nga shpejtësia shumë e madhe e dy avionëve të fabrikimit francez Mirage 2000 ka shkatërruar tërësisht fasadën e xhamit të Supremo Tribunal Federal në Brazilia.
Avionët ushtarakë kishin marrë pjesë në një ceremoni disa minuta para incidentit nga i cili fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.
Marcelo Kanitz Damasceno, shefi i Qendrës Sociale të Komunikimit të Forcave Ajrore, tha se ushtria po heton incidentin dhe se do të rimbursohen kostot e dëmeve.
Avionët Mirage 2000 janë të famshëm për shpejtësinë e jashtëzakonshme në vijë të drejtë dhe lëvizjet në rreth me shpejtësi të madhe.









