Koha mund të pushojë së ekzistuari?

Artikujt tjerė
- Në SHBA, falimenton qyteti me 300 mijë banorë
- Lulja-majmun, apo majmuni-lule?
- Atllasi 415 vjeçar, i vjedhur në Suedi, gjendet në SHBA
- Portreti i Balotellit, 27 mijë metra katror
- Faktet fascinuese për trurin
- SHBA prodhon insektet e spiunazhit!
- Plazhi më i çuditshëm detar në botë
- Një milionë dollarë të shpenzuar për këpucë(Foto)
- Franz Beckenbauer, babai i Zlatan Ibrahimoviq!
- Në Ekuador ngordhi breshka gjigante Lonesome George
Njerëzit shpesh flasin se po mplakemi dhe se si koha po ikën shpejt. Megjithëkëtë, nëse teoria e fundit shkencore del e saktë, është e mundur se po ndodh krejtësisht e kundërta.
Teoria radikalet cilën kohë më parë e paraqitën shkencëtarët, do të thotë se koha po ngadalësohet dhe se në fund do të ndodhë ndali i plotë i saj.
Rezultatet e fundit të dy universiteteve spanjolle thonë se mendojnë se jetojmë në mashtrime dhe se universi nuk zgjerohet fare. Teoria thotë se koha po ngadalësohet në mënyrë konstante dhe pas miliarda vjetësh ajo do të ndalojë në tërësi.
Arsye për shqetësim nuk ka sepse shkencëtarët konsiderojnë ky ndalim gradual nuk vërehet me sy njeriu dhe planeti ynë do të zhduket në momentin kur koha do të ndalojë përfundimisht.
"Në momentin kur të ndodhë kjo, planeti ynë nuk do të ekzistojë," ka thënë profesori Senovila. "Çdo gjë do të fiksohet sikur pamja në fotografi, përgjithmonë."
Para këtij konstatimi, shkencëtarët kishin matur dritën nga yje të shpërthyer shumë larg për të treguar se universi po zgjerohet me shpejtësi të madhe.
Teoria e pranuar bazohet në idenë se lloje të forcave kundër gravituese të njohura me emrin "energjia e zezë - "shkatërron galaktikën.
Megjithëkëtë, shkencëtarët duke punuar në teorinë më të re kanë thënë se ne po i shohim gjëra nga prapa. Edhe profesori Senovila pohon se supozime aktuale, të cilat nënkuptojnë përshpejtimin kohës në vend të ngadalësimit gradual, janë krejtësisht të gabueshme.
Edhe pse kjo teori e re vështirë se mund të besohet, kozmologë nga Cambrigde konsiderojnë se ajo nuk është krejt e pabazë.
"Mendojmë se koha u krijua gjatë shpërthimit të madh, e nëse shpërthimi i madh ndodh sërish, koha mund edhe të ndalet dhe ky është efekti i kundërt."


sefaa23.06.2012/19:02
pikrisht esht epoka qe lidhet me mrndimin e muhamedit a s kur citon se kjameti esht afer kur koha ik me se shpejti sdo koment jemi ka e perjetojm mendo....

Noli Mucaj21.06.2012/09:03
E lidha kohën me zinxhirë që ajo të ndalej, të mos më ikte më.Dhe që nga ajo kohë që e lidha kohën, ka kaluar shumë kohë...

dikiii20.06.2012/23:24
se paku teoria e E 2012tes po bie posht mir po edhe kjo teori esht e diskutushme

abedin percuku20.06.2012/21:03
prite burr pse a spo ki vakt a,kta shkenctart nuk kan pun tjeter veq mu merr me qito sene,gjithmon ne jete ndodhe diqka jo e zakont mirpo bota gjithmon do te egzistoj.

Agimi20.06.2012/09:53
Bash ne kohen qe pritet te behet liberalizimi i vizave per Kosoven!!

Jetoni20.06.2012/09:32
@Bardhi, edhe ? qysh po thote ne Kuran, spjegoje pak o burre.

arbeni20.06.2012/08:47
Ti e pret ama e shikon prej se largu dmth dasht zoti prej gjehneti

Rahman Rama19.06.2012/22:31
Ne foto shihet nje hallakam,duket si nje parregullsi,po nuk eshte ashtu! Ka levizje te shumta,por edhe rend e precizitet i cili na e forcon shpresen,se asgje e keqe nuk do te ndodh! Por,nje gje eshte i sigurt, qe Planeti yne Toka do ta ket fundin e ekzistimit,pas te cilit krijesat e gjalla duke perfshi edhe njeriun,nuk mund te jetojne me!

Bardhi i19.06.2012/20:39
Kto gjera jan cekur shume moti ne KURAN zoteri te nderuar, shume para univerzitetit spanjoll,por ja qe ende nuk po dojm te ju besojm.

ncnc19.06.2012/16:21
PO QYSH UNE ME E PRIT QAT KOH ? edhe ca miliarda vjet, hmmmmm.











liemm@live.com25.06.2012/03:04
sbahet nami per ne shqiptaret moti asht nal koha