ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

A jeni intolerantë në laktozë?

Publikuar: 15.02.2013 - 15:43

Tridhjetë minuta kanë kaluar qysh se keni ngrënë akullore, ndërsa tani ndjeni dhimbje dhe irritim në lukth. Nëse këto simptoma ju duken të njohura, ka shumë gjasa që jeni intolerant në laktozë.

Laktoza është sheqeri kryesor në qumësht dhe në shumicën e produkteve qumështore. Zorra juaj e hollë liron enzimën e quajtur laktazë, e cila ju ndihmon tek tretja e këtij sheqeri. Kur jeni intolerant në laktozë sistemi juaj tretës nuk prodhon mjaftueshëm laktazë. Fatkeqësisht, intolerenca në laktozë nuk mund të shërohet, por ndryshimet në shprehitë ushqyese mund të lehtësojnë simptomat.

Simptomat e intolerancës në laktozë janë:

•    Fryrja;

•    Diarreja;

•    Gazrat e dhimbshme;

•    Ngërçet në stomak.



Identifikoni shkaqet

Qumështi dhe produktet e qumështit janë në vend të parë kur identifikohen ushqimet që përmbajnë laktozë. Megjithatë, shumë produkte përmbajnë laktozë prandaj kini kujdes dhe lexoni përbërjen e produktit dhe kërkoni shënimet që tregojnë që në produkt është e pranishme laktoza:



•    Hirra;

•    Qumështi pluhur;

•    Nënproduktet e qumështit.



Nëse jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm në laktozë, duheni të shmangni të gjitha produktet siç janë:



•    Produktet e furrës së bukës;

•    Buka, pjekurinat dhe brumërat për petulla;

•    Lloje të caktuara të ëmbëlsirave (çokollata e qumështit);

•    Margarina;

•    Mishi i përpunuar (proshuta, hot dogu, salsiçet);

•    Katrorët energjetikë;

•    Salca për sallatë.



Si ta kontrolloni intolerancën në laktozë?



Nuk mund të ndryshohet mënyra në të cilën trupi juaj shpërbën laktozën, por mund ta reduktoni dhe në tërësi të eliminoni simptomat e intolerancës në laktozë.

Bisedoni me mjekun ose nutricionistin të cilët do t’ju ndihmojnë te përpilimi i planit ushqyes. Mbani ditar të ushqimit për të zbuluar se sa laktozë është e pranueshme në trupin tuaj, respektivisht se sa laktozë mund të konsumoni, dhe që të mos shfaqen efektet e intolerancës në laktozë.

Ndryshimet e vogla në shprehitë ushqyese do të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të intolerancës në laktozë.

Mos i hani produktet qumështore veçmas. Trupi do ta ketë më të lehtë të zbërthejë laktozën nëse e konsumoni me llojet e tjera të ushqimeve.

Zgjidhni produkte e qumështit të cilat është më lehtë të treten. Zgjidhja e sotme e qumështit dhe produkteve qumështore është e pasur dhe me siguri do të gjeni diçka që do ta keni të shijshme dhe në dispozicion.

Përdorni produkte të qumështit që nuk përmbajnë laktozë. Shumë prodhues prodhojnë qumështin dhe produktet e qumështit që nuk përmbajnë laktozë.

Nëse jeni intolerant në laktozë përdorni qumësht bajamesh, orizi dhe të sojës. Nëse vëreni intolerancë në laktozë tek fëmija, gjithsesi konsultohuni me mjekun.

Merrni enzimën laktazë e cila është në dispozicion në formë tabletave, lëngjeve dhe kapsulave. Para marrjes së enzimës këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell