ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Miliarda përdorues të LTE-së deri në vitin 2016

Publikuar: 29.01.2013 - 22:27

Rritja e numrit të përdoruesve të Long Term Evolution (LTE), rrjeteve mobile të gjeneratës së katërt me të madhe ka tejkaluar pritje, theksohet në analizën e tregut të kompanisë iSuppli.Në vetëm në tri vite numri i përdoruesve ka përjetuar rritje të pabesueshme, respektivisht me 600.000 parapagues në 100 milionë në vitin 2012. iSuppli parashikon vazhdimin e rritjes së shpejtuar edhe në ardhmen, respektivisht këtë vit numri i përdoruesve duhet të dyfishohet, ndërsa në vitin 2016 do të rritet në më shumë se një miliard.

Para tri vitesh analistët kanë parashikuar se si numri i përdoruesve të LTE-së deri në vitin 2105 do të rritet në 300 milionë, por nëse vazhdohet me ritmin e tanishëm, këto numra do të arrihen që në vitin 2014. Vetëm në vitin e kaluar numri i parapaguesve në rrjetat mobile LTE është rritur në 599 për qind, me 13,2 milionë gjatë vitit 2011, në 92,3 milionë gjatë vitit 2012. Pritet që deri në fund të këtij vitit numri i përdoruesve të LTE-së të rritet në 198,1 milionë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 20°CI kthjellėt
Tiranė 20°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell