ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Intel prezanton smartphonin Yolo

Publikuar: 29.01.2013 - 21:41

Inteli zyrtarisht ka prezantuar smartphonin e vet të parë të bazuar në platformën Lexington, modelin e quajtur Yolo. Pajisja, si dhe platforma komplete e përmendur i synohen segmentit më të ulët të tregut, për tregjet në zhvillim, kështu që Yolo është zhvilluar në bashkëpunim me operatorin afrikan të telefonive Safaricom dhe i pari do të gjendet në shitje në Kenia.Telefoni ka Atom Z2420 SoC, me taktin 1,2 GHz me 512 MB RAM dhe GPU-ne me taktin 400 MHz. Sistemi operativ është Android 4.0.4 ICS, ndërsa aty është edhe mbështetja për HSPA+, Wi-Fi, Bluetooth 2.1, A-GPS dhe FM radio i integruar. Kamera është 5-megapiksel, derisa ekrani 3.5 inç ka 480 x 320 pikse. Pavarësisht specifikimeve më të dobëta, Yolo tregon performansa solide në shumicën e detyrave tipike dhe duhet të përmbushë nevojat e përdoruesve në tregun ky synohet.

Pajisja me karakteristikat u përshtatet kërkesave më të vogla për blerësit më pak kërkues ose atyre që për herë të parë bëhen me smartphone, çka pranon edhe vet Inteli, ndërsa çmimi i tij është rreth 125 dollarë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 12°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 12°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu