ec me kohėn
  • Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Belkin e merr Linksys

Publikuar: 29.01.2013 - 21:08

Belkin zyrtarisht ka deklaruar marrjen e sektori të Ciscos për zgjidhjen e rrjetave të shtëpisë. Me këtë hap Belkin fiton edhe sektorin e Linksys, me të cilin kompania planifikon të mbajë 30 për qind të tregut të zgjidhjeve të rrjetit për përdoruesit e shtëpisë dhe kompanitë më të vogla në SHBA.Belkin përmend se si ende do të ofrohet mbështetja dhe garancia për pronarët eksitus të produkteve Linksys dhe do të shtohet përfaqësimi në tregun e pajisjes për rrjet për përdoruesit e shtëpisë. Belkin ka ndërmend të mbajë emrin e tregut Linksys, ndërsa lajmëron dhe bashkëpunim strategjik me Ciscon në fushën e prodhimit të produkteve, marketingut dhe zhvillimit të produkteve për ofruesit e shërbimeve të rrjetit.

Cisco që në mes të dhjetorit të vitit të kaluar ka lajmëruar tërheqjen nga tregu me pajisje të rrjetit për përdoruesit e shtëpisë dhe fokusim më të madh në zgjidhjet për segmentin profesional dhe të biznesit. Cisco ka blerë Linksys në vitin 2001 për 500 milionë dollarë, ndërsa si ndihmë në gjetjen e pronarit të ri ka angazhuar edhe bankën Barclays. Marrja e Linksys nga Belkin duhet të jetë zyrtarisht e përfunduar deri në fund të marsit.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 13°CShi i lehtė
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu